Ismail Shehu zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

23 Korrik 2026, 18:08Politika TEMA
Ismail Shehu zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Ismail Shehu u zgjodh sot nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik. Në votimin e kandidaturës së Shehut pati vetëm 5 vota kundër dhe 2 abstenim.

Ndërkohë anetarë u zgjodhën Edvin Simo, Donika Daci dhe Nertil Kanina.

Rrëzimi i kërkesës së demokratëve për zgjatjen e afatit të Reformës Territoriale çoi në përplasje të ashpra në parlament. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u detyrua të ndërpriste disa herë seancën për shkak të bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës.

Këta të fundit shkaktuan përplasje të shumta duke hedhur shishe uji dhe kartona në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Lini një Përgjigje