Gjirokastra i kushtoi një mbrëmje të veçantë mjeshtrit të klarinetës, Spiro Mastora, një prej emrave më të spikatur të muzikës popullore shqiptare. Në sheshin “Çerçiz Topulli” u zhvillua një koncert homazh, ku tingujt e klarinetës sollën emocion dhe mirënjohje për artistin që i ka kushtuar jetën ruajtjes dhe promovimit të folklorit.
Ndërkaq Bashkia e Gjirokastrës i akordoi mjeshtrit të klarinetës titullin “Qytetar Nderi”, si shenjë respekti për veprën dhe trashëgiminë që ka lënë ndër vite.
Mbrëmja vijoi me interpretime nga artistë të njohur, të cilët sollën në skenë pjesë të repertorit të Spiro Mastorës dhe motive të muzikës popullore gjirokastrite.
Koncerti nuk ishte vetëm një vlerësim për një artist të shquar, por edhe një mesazh për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj, duke e mbajtur të gjallë identitetin muzikor të Gjirokastrës dhe më gjërë.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje