Gjermania dhe Franca bashkojnë forcat për të organizuar Botërorin e 2038 ose 2042

24 Korrik 2026, 11:20Sport TEMA
Gjermania dhe Franca bashkojnë forcat për të organizuar

Sipas prestigjozes “Le Parisien” Gjermania dhe Franca po mendojnë që të shpallin kandidaturën e tyre të përbashkët për të organizuar Botërorin e 2038-ës ose atë që do të zhvillohet katër vite më vonë në 2042-in.

Sipas gazetës franceze të dy vendet janë gati që të bashkëpunojnë për të pritur një event, i cili jo vetëm është prestigjoz, por edhe shumë fitimprurës.

Nga sa është thënë deri më tani Botërorët pritet që të luhen mes 64 skuadrash dhe mbajtja e finaleve në dy apo tre vende të ndryshme tashmë duket se është zgjidhja më logjike.

Në këtë drejtim si Gjermania dhe Franca duan që të kenë një avantazh duke përgatitur që tani kandidaturën e tyre për turnetë, të cilat ende nuk kanë vende organizatore.

Lini një Përgjigje