Saranda, Ksamili dhe Borshi në alarm për motin, ndalohet nesër dalja në det për të gjitha mjetet lundruese!

23 Korrik 2026, 16:55Sociale TEMA
Saranda, Ksamili dhe Borshi në alarm për motin, ndalohet nesër

Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike, Kapiteneria e Sarandës ka vendosur ndalimin e lundrimit për të gjitha anijet turistike dhe anijet e peshkimit në zonat e Ksamilit, Sarandës dhe Borshit për ditën e premte, 24 korrik 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, masa është marrë në interes të sigurisë së lundrimit dhe do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse.

Kapiteneria u bën thirrje të gjithë pronarëve, operatorëve dhe kapitenëve të mjeteve lundruese të respektojnë urdhrin dhe të mos dalin në det gjatë kësaj periudhe.

Lini një Përgjigje