Aksidenti i frikshëm tek TEG me dy viktima, çfarë ndodhi vërtet?

23 Korrik 2026, 17:25Kronika TEMA
Aksidenti i frikshëm tek TEG me dy viktima, çfarë ndodhi

Mosfunksionimi i sistemit të frenimit ose një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit, janë dy pistat kryesore të cilat po hetohen si shkaku i aksidentit fatal të regjistruar ditën e djeshme në Unazën e Madhe të kryeqytetit.

Kujtojmë se në aksident mbetën të vdekur 2 punëtorët egjiptianë.

Mjeti kamion ishte duke udhëtuar në Unazën e Madhe.

Ai u fut në rrethrrotullim me shpejtësi.

Në vendngjarje nuk duket të jetë kryer ndonjë frenim.

Fillimisht kamioni u përplas me njetin e drejtuar nga një 28 vjeçar, e më pas me barrierat anësore që kufizonin rrethin, duke përfunduar në nivelin e poshtëm të rrugës, ku edhe u përplas me murin anësor.

Ky është skenari i aksidentit.

Mirë po ende nuk është konfirmuar zyrtarisht që mosfunksionimi i sistemit të frenimit, apo një problem shëndetësor të jenë ato që sollën aksidentin fatal, pasi do të duhen rezultatet e ekspertizës mjekoligjore dhe ekspertimi teknik i mjetit për të zbuluar qartë atë që ka sjellë mosreagimin e tyre në momentin që mjeti futet në rreth.

Fatmirësisht, i plagosuri i mjetit “Audi”, i cili është shkatërruar totalisht, ka shpëtuar mrekullisht dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje