Muli përgatit marrjen e kontrollit në bulevard

24 Korrik 2026, 19:20Antena TEMA


Pas marrjes nën kontroll të protestës para Kuvendit, Muli ka një plan për të marrë nën kontroll edhe protestën para Kryeministrisë. Disa zëra nga Flamingot kanë kundërshtuar pushtimin e protestës prej Mulit, por kjo nuk e zbraps.

– Sot do të fillojmë eksperimentet e para – i tha Lelos – për të vënë rregull para Kryeministrisë.

– Çfarë do të bëjmë? – i tha Lelo.

– Së pari, kush thotë “Berisha në burg” do të ndëshkohet. Në fillim do të thirret mënjanë dhe do të këshillohet të mos e përsërisë. Nëse e përsërit, atëherë do të trajtohet pas protestës. Nëse rikthehet dhe e përsërit prapë, do t’i jepet mësim shembullor në sytë e të gjithëve. Aq demokratë sa të vdesin për Doktorin i kemi ne.

– Kjo është një gjë e mirë – tha Lelo. – Po hoqe atë parullë, protesta quhet e jona pastaj. Ajo na pengon.

– Duhet jo vetëm ta zhdukim atë si parullë, por duhet edhe të marrim nën kontroll mikrofonin. Është e patolerueshme që mikrofonin ta mbajë një kuksian tjetër dhe jo unë. Madje, për të treguar që kuksianët janë budallenj, kanë caktuar një njeri kot aty. Nuk e lë unë Kukësin të ulë kokën para popullit shqiptar. Atë mikrofon do ta komandoj unë.

– Edhe kjo është gjë shumë e rëndësishme – tha Lelo. – I duhet dhënë një mësim atij, nëse nuk e jep vetë mikrofonin.

– Pika e tretë, që ka edhe shumë rëndësi, janë folësit – tha Muli. – Ne i njohim të çmendurit, se i njohim nga foltorja. Kur ta marrim ne kontrollin, ata nuk afrohen më, se unë i njoh. Kështu që protesta bëhet serioze dhe merret vetëm me Ramën.

– Kjo do të jetë fitore historike – tha Lelo. – Ajo do të jetë dita e çlirimit të vërtetë nga diktatura e Edi Ramës. Kur njerëzit ta kuptojnë që protesta është e Doktorit, atëherë do të vërshojnë aty nga të gjitha rrugët.

Lini një Përgjigje