Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Holandës, Rob Jetten teksa ndodhen në Tivat, Mal i Zi në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor.
Samiti mbledh liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të Bashkimi Evropian për të diskutuar mbi bashkëpunimin rajonal, procesin e integrimit europian, zhvillimin ekonomik dhe sfidat e përbashkëta të rajonit.
Takimi zhvillohet gjashtë muaj pas samitit të fundit të mbajtur në Bruksel dhe do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ndërsa do të mikpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović.
Në Samit do të marrin pjesë gjithashtu Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.
Nën temën “Prosperiteti i Përbashkët dhe Stabiliteti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, liderët do të diskutojnë mbi ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, integrimin gradual të vendeve të rajonit në tregun dhe politikat e BE-së, si dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Holanda eshte qendra logjistike e droges me shumice qe futet ne BE, por KE ben sikur nuk din gje, prandaj BE eshte e derstinuar te shperbehet.
Rama duhet ti kishte thēnē kryeministrit tē Holandēs qē shtypi belg kēta ditē shkruan njēmijē tē zezat ndaj shqipētarēve, duke i quajtur kartel meksikan dhe mafie italian, ku pastrojn para.Nēse ambasada jon nē Bruksel flen gjumē, apo ministria punēve tē jashtme ēshtē mēsuar me shkrime tē tilla, ne emigrantēt nuk i tolerojm pasi i hapin rrugēn ekzekutimeve tē reja me metoda gestapo neonazi
Nuk ka ne gjuhen shqipe TIVAT, eshte TIVARI, ka qene qyetet shqiptar nga me te rendesishmit per ne dhe injorantet qe nuk kane haber nga historia e kombit(perfshire dhe redaktoret e trashe te televizioneve) perkethejne sikur te jete ne gjuhen SUMERE.