Revista e biznesit “Forbes” e ka shpallur superyllin amerikan të muzikës Pop, Taylor Swift, muzikanten më të pasur në histori, me një pasuri që arrin në 2 miliardë dollarë, dyfish më e lartë krahasuar me vitin 2024.
Swift, 36 vjeçe, e njohur për hitet e saj si “Shake it off”, kishte arritur statusin e miliarderes në vitin 2024, falë suksesit të turneut botëror “The Eras Tour”.
“Forbes” e cilësoi Swift, si një nga kantautoret më të suksesshme komercialisht, të të gjitha kohërave.
Në vitin 2020, ajo tronditi industrinë muzikore duke riregjistruar pjesën më të madhe të katalogut të saj muzikor.
Si rezultat, të ardhurat nga nderimet dhe të drejtat e autorit filluan të kalonin drejtpërdrejt në llogaritë e saj.
Sipas “Forbes”, “The Eras Tour” u bë turneu me fitimet më të larta në histori, duke gjeneruar të ardhura prej 2,2 miliardë dollarësh.
Revista thekson se me këto të ardhura Swift arriti të riblente regjistrimet e saj origjinale (“master recordings”).
“Forbes” thekson se renditja e saj në listën e miliarderëve, bazohet kryesisht në informacione publike mbi aksionet, pronat, veprat e artit dhe asetet e tjera luksoze.
Për këtë arsye, vlerësimet mbeten të përafërta dhe herë pas here kontestohen.
Lini një Përgjigje