Shqipërinë e vizituan mbi 3,7 milionë të huaj deri në maj, gati gjysma nga Kosova

5 Qershor 2026, 17:00Ekonomia TEMA
Shqipërinë e vizituan mbi 3,7 milionë të huaj deri në

Shqipërinë e vizituan mbi 3.7 milionë të huaj në pesë muaj e parë të vitit.  Të dhënat nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit tregojnë se në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, hyrjet e turistëve nga jashtë janë zgjeruar me 16 për qind.

“Kryesisht janë turistë për herë të parë, por ka edhe nga ata që vijojnë të kuriozohen e të vizitojnë pjesë të tjera të vendit. Shifrat ndihen edhe te ne. Mund të them se viti ka nisur mjaft mbarë”, tha për A2 CNN Jetmira Hoxha, operatore turistike.

Pjesa më e madhe, gati gjysma e tyre janë nga Kosova duke konsideruar besnikërinë e qytetarëve të vendit tjetër shqip-folës. “Të paktën deri më tani pushuesit nga Kosova nuk mungojnë. Mund të them si në vitet e mëhershme, pavarësisht liberalizimit të vizave. Pjesa tjetër vijon siç ka qenë thuajse”, tha Hoxha.

Ngjashëm me vitin e shkuar, lista pasohet nga italianët e malazezët. Peshë të konsiderueshme në totalin e turistëve që kanë vizituar vendin në tre muajt e parë të vitit zënë edhe pushuesit nga Maqedonia e Veriut, nga Greqia, Anglia, Turqia, Serbia e Polonia.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe deri tani më pëlqen shumë. Moti është i këndshëm dhe njerëzit janë mikpritës. Po eksplorojmë disa qytete dhe gjithçka duket interesante”, thotë Alena, turiste nga Republika Çeke.

Në një kohë që numri rritet dhe gjeografia e turistëve zgjerohet., bashkë me to po shtohen edhe ankesat e tyre. “Në internet dukej gjithçka shumë perfekte dhe shumë e lirë, por kur mbërritëm disa çmime ishin më të larta dhe shërbimi jo gjithmonë në nivelin që prisnim”, thotë Adin, turist nga Republika Çeke.

“Një pjesë të vjetra e të tjera të krijuara rishtazi. Ankohen kryesisht për abuzimet me çmimet këtë vit dhe shërbimin. Është “Thembra e Akilit” për ne”, shpjegon Hoxha.

Maji rezulton si muaji më i mbarë që nga fillimi i vitit për turizmin. Vendin rezulton ta kenë vizituar mbi 1.1 milionë të huaj, Në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, shifra është zgjeruar me rreth 8 për qind. 

5 Komente

  1. B
    Biljana nga Cerriku

    te qifsha kosovaret turq... Nuk i duam plehrat islamikente mos vijne me ne Shqiperi se na qelben Detin arabet.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shvejk

      Bythqir serb.

      Përgjigjjuni
    2. k
      k

      Besoja se qytetarët e Kosovës ishin vëllezërit tanë dhe nuk duhen llogaritur si të huaj. Apo futja me numra koti për të gënjer ato pak budallenj që kanë mbetur. Gjysma e asaj gjysmës që ka mbetur,janë shqiptarë me nënshtetësi të huaj.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        Kur ne Kosove temperaturat e natyres dhe politike riten dhe ne i quajme Kosovaret te huaj ritet dhe turizmi i te huajve ne Shqiperi. Mashtrime me statistika dhe numra

        Përgjigjjuni
        1. 《◇》

          Brikena dhe Mateo u ndanē pasi nuk kishin lek tē jetonin si nē big brother.Sot ēdhtē vēshtir tē jetosh vetēm jo mē njė grua qē pēr tu pispillosur kushton sa njē familje (nē shpenzime).

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje