Pse Berisha po nxiton të shpallë se PD është në protestë?

7 Qershor 2026, 20:40Politika TEMA

Pse Berisha po nxiton të shpallë se PD është në

Nga Ylli Pata

Protesta qytetare që po përjeton ditën e tetë të saj, është një zhvillim sa qytetar aq edhe politik. Pikërisht konsistenca e kësaj proteste, që në realitet është një fakt shumë i rëndësishëm dhe natyrisht pozitiv në të gjitha aspektet, është zhvillimi më i rëndësishëm.

Zhvillim që në të vërtetë, Edi Rama, si personi përballë kësaj proteste nuk ka pasur dhe ka një strategji për ta frenuar, zvogëluar apo edhe zemëruar, përkundrazi. Rama ditë për ditë, po i jep material, betejë e natyrisht batuta për t’ju përgjigjur protestuesit që janë bërë lajm në të gjithë botën.

Në këtë panoramë, ku qoftë „opozita e re” qoftë Edi Rama janë në betejë, edhe Sali Berisha ka vendosur që të dalë në fushë.

Publikisht, duke thënë se në terren janë edhe strukturat e Partisë Demokratike. Gjë që u mor si fakt nga mediat, që po lançojnë pjesëmarrjen e strukturave të PD-së. Në të vërtetë njerëzit apo votuesit historikë të Partisë Demokratike kanë qenë që në ditën e parë në protestë. Ku duket qartë se kemi të bëjmë me një grup që janë politikisht kundër Edi Ramës. Në Shkodër për shembull, fjalimin kryesor të protestës që u mbajt atje e pati këshilltari bashkiak i PD-së. Ndërkohë një këshilltare bashkiake e PD-së, që është edhe person publik, në rrjetet e saj ka sulmuar hapur Ivanka Trump se po privatizon ishullin e Sazanit.

Ndërkaq, në territor nuk mund të thuhet se PD ka aktivizuar strukturat, pasi këto struktura nuk funksionojnë, sidomos në Tiranë. Shumë votues, përkrahës, që janë nga kozmosi i djathtë që nga Fred Cako te Kreshnik Osmani, Altin Goxhaj etj etj, kanë qenë gjithmonë pranë PD-së historikisht, por ata nuk janë struktura në territor.

Ndaj gjasat janë se deklamimet e PD-së për të marrë pjesë në protestë janë një alarm logjik se po i rrëshqit toka nga këmbët, sesa një intuitë për të marrë nesër drejtimin e opozitës.

Sido që të shkojnë protestat, hyrja e PD-së nuk do ta bëjë atë faktor determinant, por ama nuk ka rrugë tjetër veçse për tu bashkëngjitur. Në një rol të ri, definim të ri, i cili përveçse organizativ do të jetë politik. Pasi rëndësi ka se kush është fuqia apo lokomotiva e kësaj opozite të re. Kreshnik Osmani, një nga aleatët minorë të Berishës, sot ka nxjerrë edhe emrin e partisë së re, që sipas tij nuk ka lidhje me SHqipërinë por me „Gjeopolitikën e re”. Pra që faktorët janë edhe më të mëdhenj se këtu, e këtu diket se Osmani ka arsye të mendojë kështu. Por një gjë shikohet shumë qartë, trumpistët në selinë e PD-së do të vijnë gjithnjë e më shumë duke u fikur, e nuk është çudi që të pranojnë pozicionet e reja jo thjesht anti-Trump por edhe anti shumë gjëra që i ka imponuar protesta. E cila aleaten më të rëndësishme ka të majtën globale dhe mediat pranë saj.

TemA

 

18 Komente

  1. L
    Loni

    Sepse a eshte kali i tro..pojes per te shpetuar Ramen.Lo

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vdekje Fashizmit - Liri Popullit

      PROSTITUSIT qe therrasin me parrullat e kolaboracionisteve te fashizmit (ballisteve) : Shqiperia e shqiptareve, vdekje tradhetareve, jane si hajduti qe therret : kapeni hajdutin! PROSTITUSIT e kane vendin ne Bordello! VFLP

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits !!!!!!

        O Mero , ....pse nuk i vure sot kameren per ta treguar "braktisjen nga populli te protestes..." .......se Palloshi "ka urdheruar" dje ne CNN qe nga 2000 veta qe ishin dje...sot duhet te ishin 1500...........aaaaaa Mero Kari , nuk ke kryer detyren.....denohesh me 10 goditje me sqep flamingo ne bythe !!!!!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vdekje Fashizmit - Liri Popullit

          PA LIRINE E FJALES, NUK DO T’A DINIM SE KUSH JANE IDIOTET - WITHOUT FREEDOM OF SPEECH, WE WOULD NOT KNOW WHO THE IDIOTS ARE! Pra keshtu na jepet mundesia qe te kuptojme se kush jane keta PROSTITUSIT pro-naziste. VFLP

          Përgjigjjuni
        2. L
          Loja mbaroje,tani nderhyne sala

          Saliut po i rreshket toka nen kembet se mund te dale force e trete ne zgjedhjet e ardhshme prandaj kerkon ta shkaterroje kete proteste.Kjo eshte pare sidomos me protestat e diaspores ku marin pjese shume militante te PD-se.

          Përgjigjjuni
          1. q
            qe te kuptosh o kokbosh

            Ne prostitu-este marrin pjese prostitut-sit.

            Përgjigjjuni
          2. J
            Juve

            Nesër do jete dhe foltorja se na mori malli

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zylyfi

              Se i ngriti keta dhe tani e nxori koken si nje gjarper qe eshte ri i fshehur dhe te kafshon .

              Përgjigjjuni
              1. Çfarë ushqen toka e shqipeve?!

                Sepse i sollën fermanin Asfalia dhe Sillogjed, putanës së tyre pabukse dhe të mjerë të Viçidolit ,me anë të motërqirit tjetër pabuks të Progonatit

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ambjentalisti

                  Po e vertete eshte se dje doli te merrte fjalen ne miting si ambjentalist edhe nje ish zevendes minister i Bujqesise se Saliut me mbiemer Bime kur ne kohen e tij jo flamingot por edhe harabelat u zhduken duke i vrare me çifte e stimulues, madje vinin edhe nga Italia, kjo ishte kthyer si atraksion turistik.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Haka Tekizoti

                    Sipas këtij shkrimi vërehet optimizëm - në fakt vetëm te analistët - se ndryshimet do t'i sjellin idiotët. Ndoshta nisen nga historia e cila në jo pak raste ka qenë e tillë.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Ehu

                      Ama Kreshnik Osmani, njeri I PD do e shpetoje Shqiperine? Po jo ore jo, nuk behet stan me lepuj. Kujdes rini, ky eshte njeri I nxjerre nga Sala ne proteste. Mos u genjeni, nuk vjen ndryshimi nga nje I PD. RRUAJUNI. RRUAJUNI. RRUAJUNI. Po keta duan t'ju shperqendrojne. E majta ka plot per te nxjerre ne krye nje qe I duhet Shqiperise, mjafton te mos jete I pelyer me keta qe jane prej 35 vitesh. Forca ndryshoni drejtimin e PS. Kurajo!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Teme

                        Sali rri larg protestes.....

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Jo ore jo.

                          Shyqyr qe doli emri I drejtuesit. Do ishe djegur vendi po te lihej per ne fund. Sa domethenes ky fakt. Te ndryshoje, se u qelb, por jo perseri me te kaluaren, ishat e PD-se. E paskan futur pjella e Sali vetshpallur. Nuk ka shansi per ndryshim. Mos u gaboni

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Salkufoma

                            Do te perfitoje politikisht kufoma …si nje here e nje here ne 1990 , qe u fut ne zyren e Ramiz Alise me nervozizem se perse shteti nuk nderhynte ndaj rezimit te bustit dhe nga ana tjeter ja futi vrapit te shkonte ne qytetin studenti te udhehiqte studentet …..njeri plere dhe pa shtylle kurizore , mashtrus ordiner , intrigant , kriminel i dhunshem….plere te ka mbaruar vaji ne kandil o plere

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Berti

                              Kjo gomone qëndron në magazinat e PD dhe është përdor disa herë nga militantët molotovistë në protestat e Sali nongradës.Do ta shikoni që dalëngadalë protestën do ta marrë në dorë PD e do ta kthejnë në tym e flakë.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Ms

                                " Nuk ka kala qe nuk e marrin dot komunistet " , Berisha , si Mbase I fundit trushplare , I fundit antinjeri qe per te verteta ka marrezite dhe mizorite , do ta beje pis edhe kete revolte , ashtu sic ka ndotur e helmuar gjithcka ne jete Tranzicion .

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Aldo

                                  I vjen era qeli saliut, prandaj eshte nje here me mushken nje here me krushken. Dy here behet femije, njeriu, ne vegjeli dhe ne pleqeri, keshtu ndodh edhe saliun mavri.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje