Agjencia për Media dhe Informim dhe Ministria e Mjedisit kanë reaguar pas raportimit të POLITICO-s mbi shqetësimet e Komisionit Europian për projektin turistik në zonën e Zvërnecit, duke sqaruar se aktualisht nuk ekziston një projekt përfundimtar i miratuar dhe nuk ka asnjë projekt në ndërtim.
Në reagimin zyrtar thuhet se gjatë një takimi online të zhvilluar më 26 maj me përfaqësues të Komisionit Europian, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, e ka informuar Komisionin se çdo projekt i mundshëm zhvillimi do t’i nënshtrohet një vlerësimi të plotë dhe të përgjegjshëm të ndikimit në mjedis, me transparencë dhe konsultim publik.
Sqarimi vjen pasi POLITICO raportoi se Brukseli po ndjek me vëmendje tensionet në Shqipëri dhe ka paralajmëruar autoritetet shqiptare të shmangin çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në procesin e integrimit europian, veçanërisht në raport me Kapitullin 27 për mjedisin dhe ndryshimet klimatike.
Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar ndaj procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe ndaj detyrimit për përafrimin e plotë të legjislacionit mjedisor me atë të BE-së. Në reagim theksohet se qeveria është e vendosur të respektojë dhe zbatojë këto detyrime, përfshirë standardet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe konsultimin publik.
Debati për projektin në Zvërnec ka marrë vëmendje të gjerë publike pas protestave të ditëve të fundit, ku qytetarë dhe aktivistë kanë kërkuar anulimin e projektit, duke ngritur shqetësime për ndikimin e mundshëm në mjedis në zonën e Vjosë-Nartës. Qeveria, nga ana tjetër, këmbëngul se ende nuk ka një projekt përfundimtar të miratuar dhe se çdo zhvillim do të kalojë përmes procedurave ligjore dhe vlerësimeve mjedisore.
WITHOUT FREEDOM OF SPEECH, WE WOULD NOT KNOW WHO THE IDIOTS ARE - PA LIRINE E FJALES, NUK DO T’A DINIM SE KUSH JANE IDIOTET! Pra keshtu na jepet mundesia qe te kuptojme se kush jane keta PROSTITUSIT pro-naziste. VFLP
...i thashe Palloshit , kujdes bythen nga flamingot ...se ato per te ruajtur folete e tyre , ...mesa duket jane ankuar ne Bruksel!!!!!!
Dire D.. qe ne shqip do te thote momente te veshtira te jetes ose me mire ne nje situate e deshperuar te jetes.. sikure nuk shkon... me mire R.V.
PROSTITUSIT qe therrasin me parrullat e kolaboracionisteve te fashizmit (ballisteve) : Shqiperia e shqiptareve, vdekje tradhetareve, jane si hajduti qe therret : kapeni hajdutin! PROSTITUSIT e kane vendin ne Bordello! VFLP
Po mire atere nje pyetje per ju plehrar qeceritare: pse e late kastratin ta rrethonte me tela me gjemba dhe i derguat dhe policine e shtetit ta mbronte kur nuk kishte projekt? Plehraaa
Sipas teje, te gjithe pronaret kudo ne Shqiperi, qe e kane rrethuar pronen e tyre me gardh, duhet ta prishin gardhin, meqe "nuk kane ende ndonje projekt"? Sa klase shkolle ke?