Të dashur protestues, boll me bulevardin. Ju lutem, uluni shkruani Programin dhe Statutin e partisë suaj!

7 Qershor 2026, 16:50Blog Nga Hamdi Jupe

Pas shumë ditësh proteste ne bulevard në Tiranë dhe jashte saj anekend Europes, u muar vesh qartë. Në Shqiperi ekziston tanimë një elektorat as mavi, as blu, as gri. Nuk ështe ende e qartë se çfarë ngjyre ështe, por dihet se ështe kundër establishmentit aktual politik. Ata janë shqiptarë dhe bij shqiptarësh dhe kërkojnë ndryshime radikale në shoqëri.

Kjo dihej edhe më parë nga zgjedhjet e fundit lokale (Lexo: “Po vjen Altin Qori” në gazetën “Panorama”) dhe ato të fundit parlamentare. Ajo u rikonfirmua në mënyrën më të qartë tani në protestën në bulevard. Por çfarë vjen më pas? Duket se drejtuesit e protestës nuk e kanë fort të qartë këtë, prandaj ata kanë nevojë për leksione demokracie. Mësimi vjen duke lexuar Kushtetutën dhe ligjet.

Ata kërkojnë ndryshimin, por ndryshimi ka rregulla. Ju lutem, hiqeni nga përdorimi  juaj i përditshëm sloganin “revolucion” që dëgjohet në protestë. Nuk ka më revolucion, domethënë nuk ka prerje kokash në demokraci, harrojeni Robespierin dhe Komunën e Parisit. Në demokraci ka vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato tregojnë realisht se sa ju vlen lëkura. Vlera juaj reale del nga kutitë e votimit.

A është e përgatitur kjo lëvizje të hyjë në zgjedhje të parakohshme? Jo, nuk është e përgatitur. Që të hysh në zgjedhje, duhet të krijosh parti politike. Vetëm këto mund të hyjnë në zgjedhje dhe vetëm pasi të kalojnë tre muaj kohë nga regjistrimi në gjykatë. Formalitete ligjore, por ja që nuk bën dot pa to. Demokraci do të thotë shtet ligjor.

Kurthi më i madh vdekjeprurës për këtë lëvizje, do të ishte sikur kryeministri Edi Rama t’i kërkonte Presidentit të Republikës shpërndarjen e parlamentit aktual dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare brenda 45 ditësh, siç e thotë Kushtetua. Kjo do ta kapte lëvizjen e bulevardit në befasi “me brekë nëpër këmbë”. Ajo nuk do të mund të hynte fare në ato zgjedhje të parakohshme për arsyet që thamë më lart dhe atëhere, i gjithë entusiazmi revolucionar i saj do të shkonte për dhjamë qeni. Zgjedhjet do t’i fitonte përsëri Edi Rama. Rama mund ta bëjë këtë kur t’i dojë qejfi, nëse ju vazhdoni me axhamillëkun tuaj. Vetëm  se i dhimsen ato 35 milonë Euro të taksapaguesve shqiptarë që do të kushtonin zgjedhjet e panevojshme. Na rroftë pra, protesta bulevardeske.

Imediate për këtë lëvizje është hartimi i programit dhe i statutit të partisë së re me ide të qarta për të ardhmen, mbledhja e firmave përkatëse dhe regjistrimi i saj në gjykatë. Lereni bulevardin të qetë. Mbaroi faza e bulevardit, ka ardhur koha e Kushtetutës dhe e ligjeve. Nëse nuk i kanë vetë njohuritë e mjaftueshme  në këtë fushë, le t’u drejtohen atyre qe dinë: juristëve dhe ekspertëve të tjerë të fushës.

Programi dhe statuti do t’i pastrojë shumë gjëra të papëlqyeshme, perversitete të protestave të deritanishme, duke ndarë shapin nga sheqeri dhe duke e bërë seroze atë në sytë e zgjedhësve shqiptarë. Ndryshe, janë të mbaruar, edhe pse të rinj në moshë. Këtë kanë bërë studentët në dhjetor të vitit 1990. Le të mësojnë prej tyre. Dëgjomëni mua, që po rropatem prej 36 vjetësh monopateve të thikta të  politikës shqiptare.

Mos lejoni t’ju futin nën obrellat e tyre të shkarravitura partitë e vjetra që  zunë myk ndër tempuj dhe as ato të reja të dështuara, si pemë pa kokrra. Ju nuk jeni ingranazhe për të shtyrë me zor përpara paaftësinë e tyre politike. Ju pretendoni të jeni tjetër gjë.

Zgjedhjet e radhës në Shqipëri janë ato për qeverisjen vendore, që zhvillohen pas një viti. A është e përgatitur kjo lëvizje për të hyrë në ato zgjedhje dhe të fitojë mjaftueshëm vota, sa për t’u bërë faktor politik në vend? Jo, nuk është, por mund të bëhet. Prandaj ka shumë punë për t’u kryer  deri atëhere dhe koha një-vjeçare për  në zgjedhjet lokale  nuk është aleate e tyre. Ajo ikën shumë shpejt, prandaj duhet vrapuar, por me mendje në kokë. Ju lutem, ju dua shumë, mos kërkoni zgjedhje të parakohshme, se dilni si rruar – qethur prej tyre. Jeni akoma axhaminj në këtë fushë. Burrërohuni.

12 Komente

  1. P
    Pelikani...

    Nuk ka nevojë për parti! Mos u mundo ta devijosh thelbin. Mjaft që të rrëzohet ligji 21/2024! Të tjerat ndodhin vetë.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sadiu

      Të lumtë. Po a do të dëgjojnë se e vërteta aty ka axhaminj, por mua më duket se ka më shumë dashakeqës. Por krijimi i partisë ndan shapin nga sheqeri, se në këtë moment futet sita dhe ndan mjellin nga krundet.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lu

        Fiks e ke shkruar. Ndoshta kjo fryme e mobilizon pjesen qe ndihen te anashkaluar dhe te paperfaqesuar. Te bejne parti dhe te perfaqesohen.

        Përgjigjjuni
        1. N
          N

          Hamdi,nuk jan axhami,por shumica jan berishist,dhe artikulimin e kan 100% si ai, do ju fusim ne burg,do ju terheqim zvare, e te tjera budallalleqe me thes.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sapa

            Metodat demokratike i bejne te qeshin politiqenerit shqiptare qe do te thote prit gomar te mbije bar!Jo ne kete vend metoda demokratike shkelet me kembe po nga keto maskarenj se po te kishte kulture te vertet politike sa te behej dita e dyte e protestes Rama sharlatani do jepte doreheqje.Por ai thote me paturpesine me te madhe qe edhe 500 mije te dalin une do rri aty.Pra keto qe thua zoterote jane pjese e programit te padronit tend.Kur metoda demokratike shkelet me kembe nga ata qe jane ligjevenes dhe zbatues atehere edhe popullit i jepet e drejta qe ti kape per zverku keta plehra dhe ti heqe nga zyrat e tyre me force dhe jo te presin sa te formohen partite.Keto lojra nuk funksjonojne me popullin me se i ka ardhur thika ne kocke!

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flamengo Zverneci

              Protestat pa permendur "revolucionet" jane ecstasy per turmen, jane teper seksi, aty fillon fantazia e cdo njerit dhe enderrojne per "nje bote te re" ka ikur koha, jane bere bajate keto gjera, turma ska fituar kurre, gjithmone kapedanet the maskarenjte e kane fituar davane prandaj ikni o idjot nxirrni kotheren e bukes se shqiperia e mjere qe eshte 1000 vjet mbas botes ka nevoj per disa investime mos ua lini manajve dhe kastrateve se tek ata do perfundojne...p.s me qesharake jane ato vajzat e instagramit me buzet si byth flamengoje qe duan ndonje klikim

              Përgjigjjuni
              1. T
                Te gjithe ne proteste

                Ik o kar. Na tregon boll me bulevardin. Rrobve tu tregoju ca te bejne dhe patronazhisteve prostituta. Njerezve te lire nuk u tregon dot as ti as palloshi kur te vijne dhe ikin. Jeni ca mbetje komuniste dhe eshte per tu habitur si rezistuat kaq gjate.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kastriot

                  Fillimi i krijimit,gjeneza,atehere do shikoni kepuconet e zonj me thika ne duar.Eshte fakt dhe fat qe nuk ka me reprezalje,si ne vitet 97-98.

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    kacidhja

                    Hamdi na mallengjeve me keqardhjen e Rames per 35 milionat Qe do te harxhohen per zgjedhje.Rama nuk eshte i keqardhur per 5 miliardshin e Bankersit,120 milionshin e Beketit per miliardat e vjedhura me tenderat ,per Kurumin,Per dy anijet e Vlores,Per koncensionet grabitqare e deri te 16 milionshi i dhuruar Bashes per pallatin e jashteligjshem ne VLORE dhe me qindra raste te tjera korruposioni qe e rreckosen Shqiperine dhe e cuan ne mjerim dhe largim nje popull te tere.Rama per hallet e veta po zbaton projektin izraelit-amerikan shpopullim e SHQIPERISE.......

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lesh jane

                      Problemi eshte se nuk dine te shkruajne cfare te shkruajne e nga ta fillojne vetem po ti ndihmoje pd

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Na Mbyten Injoranet

                        Partia e te "Gatit"....na mbyten Mendjet..ne Shqiperi si ky Ký Jupja..ik o Qiu..Budalla...kemi 137-PP..

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje