Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

7 Qershor 2026, 15:30Blog Nga Shpëtim Luku

Pak kohë më parë kam bërë një krahasim mes kryeministrit Edi Rama dhe atletit suedez Armand Duplantis. Për ata që nuk e njohin, Duplantis është kërcyesi me shkop që ka thyer mbi 15 rekorde botërore. Është një nga më të mirët e historisë së atletikë, një atlet fenomenal. Ai nuk hyn në garë për të pyetur e sqaruar veten nëse do të fitojë apo jo. Kjo është pothuajse e ditur. Sfida e tij është nëse do të thyejë edhe një rekord tjetër.

Shumë vetë mund të nënqeshin me këtë krahasim. Por ai nuk synon të ngrejë në piedestal një figurë politike. Ai synon të përshkruajë një realitet. Në CV-në politike të Edi Ramës figurojnë tre fitore si kryetar bashkie dhe katër fitore si kryeministër, pa llogaritur beteja të tjera elektorale të fituara në krye të Partisë Socialiste. Ai regjistron vetëm një humbje, edhe atë në një garë ku rezultati fillestar e nxirrte fitues me një diferencë minimale ndaj Lulëzim Bashës, për t'u përmbysur më pas në një proces administrativ tepër të debatueshëm.

Mund të ketë shumë njerëz që nuk e pëlqejnë Edi Ramën. Mund të ketë të tjerë që e konsiderojnë përgjegjës për një sërë problemesh të vendit. Këto janë qëndrime legjitime në një shoqëri demokratike. Por një gjë mbetet fakt: në terrenin politik shqiptar, ai është lojtari më i fortë i dy dekadave të fundit.

Të mos e pranosh këtë realitet do të thotë të gënjesh veten. Por politika është fusha ku vetëgënjimi ndëshkohet më shpejt se kudo tjetër.

Pikërisht për këtë arsye, nuk mund t'i kërkohet atij të largohet. Nuk mund t'i thuhet: "Ik!". Jo sepse është i pazëvendësueshëm, por sepse në demokraci askush nuk zëvendësohet duke i kërkuar të lërë vendin bosh. Kundërshtari duhet mundur në fushë.

Në sport askush nuk do ta merrte seriozisht një atlet që, duke mos qenë në gjendje të kapërcejë stekën, do t'i kërkonte Duplantisit të tërhiqej nga garat. Askush nuk do të pranonte që kampioni të largohej vetëm sepse të tjerët nuk arrijnë të konkurrojnë me të. Përkundrazi, atletët përpiqen të stërviten më shumë, të përmirësohen dhe të gjejnë mënyra për t'u afruar me nivelin e tij.

Politika nuk funksionon ndryshe. Nëse mendon se qeverisja është e gabuar, atëherë duhet të ndërtosh një alternativë më të mirë. Nëse beson se një lider ka konsumuar misionin e tij, atëherë duhet të prodhosh një lider më bindës. Nëse pretendon se shumica e shqiptarëve duan ndryshim, atëherë duhet t'i bindësh ata me ide, me ekip dhe me vizion.

T'i kërkosh kundërshtarit të largohet pa e mundur është, në thelb, pranimi i paaftësisë për ta sfiduar atë.

Protestat e fundit në Tiranë tregojnë se ekziston një pakënaqësi reale dhe se ka ende "brumë" për të gatuar një forcë të re politike. Por mes pakënaqësisë dhe pushtetit ekziston një rrugë e gjatë. Zemërimi nuk mjafton. As entuziazmi nuk mjafton. Thirrjet për largim jo e jo.

Duhet organizim. Duhet program. Duhet lidership. Duhet besueshmëri. Dhe, mbi të gjitha, duhet aftësia për të fituar besimin e shumicës.

Demokracia nuk është arti për të zbrazur fushën e lojës nga kundërshtari. Demokracia është aftësia për ta mundur atë në një garë të ndershme, duke respektuar rregullat që vetë loja ka vendosur.

Derisa kjo të ndodhë, Edi Rama do të vazhdojë të jetë ai që është sot: lojtari që fiton garat. Dhe ata që duan ta zëvendësojnë do të duhet të bëjnë atë që bëjnë të gjithë sfidantët e vërtetë: të përgatiten për ta mundur, jo t'i kërkojnë të largohet.

Sepse kampionët nuk ikin nga pista. Ata zbresin prej saj vetëm kur dikush arrin t'i mposhtë.

11 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

    Shpetim Luku - respekte per shkrimin. Real. Nuk e pelqej fare Ramën si kryeministër, por e respektoj per zgjuaresine që tregon në fitoretvqe arrin në zgjedhje. Ka manaxhim të paparë. Unë punoj jashte Shqioerisë, dhe nuk do punoja dot kurrë me një arrogant si Rama, por e respektoj per ate që është.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Korcari

      Shko beji edhe nje gojore Ragamit ne Korce qe ta marresh sufllaqen dopio o Sheptim Luku

      Përgjigjjuni
    2. N
      Napoleon

      REALIST SHPETIM LUKU......NUK MUND TE DINTE NJERIU ME SHUME SE KAQ....

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ata

        Shkrim konciz e shume i sakte Vertet Rama eshte kampion , prandaj ata qe nuk e duan i kerkojne dorheqje qe te hyena ne loje pa ate Le te krijojne parti , te garojne e po qene te zotet le ta mundin Po u bene zgjedhje te parakoheshme cfar do fitoje Malta e Klodiana qe vetem nxjerin vrehr ??!!Fitojne vetem protesten e bukur e shfryrjen e te keqes qe kane grumbulluar Shumica sty fluturojne me presh e kane marre nga nje luge te madhe te hane kos kur te behet i tille uji i Adriatikut e Jonit ????????????????Edi ec para ????

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teo

          Rama te largohet. PS te zgjedhe kryeminister tjeter. Sesi ka fituar e di dhe bufi...

          Përgjigjjuni
          1. L
            Leo

            Luku vertet mendon se behen zgjedhje ne Shqiperi?

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qytetari dixhital

              I nderuar EDI RAMA ka 101 te keqiame patjeter qe duhet te kritikohet , po te jete per fitore ato jane te gjitha njera me e bukur se tjetra . Edhe ate qe ti e quan humbje te vetem me Lulushin , pimerisht ajo eshte me bukura e me madheshtorja . Ki parasysh qe e fituan me ndihmen e pijanikut kryetar i zgjedhjeve e krye krye halese qe thote se Rama i vjedh zgjedhjet mender krye haleja Sali karaxhic Berisha qe ja gjeti votat Lulit ne halet ke koshin e plerave . Thash qe rama ka te keqia e duhet te kritikohet po te krahasosh Sali malokun me Ramen jane vite drite larg si nata me diten , prandaj duhet te degnohet e te inkurajohet te punoje edhe me fort per te miren edhe te atyre qe e urrejne nga paaftesia e tyre .

              Përgjigjjuni
              1. M
                MAJAKOVSKI

                Luku ke shkelqyer me kete shkrim. Iu ke thene menderhaneve shkoni i hani mutin Rames. Nuk kane byth dhe qysh diten e pare qe ka filluar kryetar bashkie, 25 vjet te shkuara kete gje kane bere.

                Përgjigjjuni
                1. Po ti Shpetim pse dolen Sara mile me Arkend Ballen me nga 30 mije vota neper rrethe dhe sa lek u hodhen e fushat kshu ka fitu atleti jote me doping jo me merit

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lojetari duhet te rrespektoje rregullat, ndryshe p

                    Cfare do I ndodhte Duplantis , neser nuk do ti respektonte rregullat a lojes, a do ti njhej reziutati? Eshte e vertete SE Shqiperia ka pare me shume progres me te, Nuk krahasohet Lana e Tirana ne pergjithesi nen Berishen dhe nen Ramen, Por Ligji per investiroret strategjike nuk eshte nje sukses, eshte nje goditje pas shpine ndaj shqiptareve Korrupsioni qe Po kap qielt nuk eshte nje arritje Mungesa e transparence s nuk eshte arritje, sa me gjate eshte ne pushtet dikush aq me I korruptuar, arrogant dhe I shpeputur nga realiteti behet dikush, e ka provuar historia mijera vjecare. Interesante me duket mua qe ai as nuk Po duket SE Po nderton pasus ne Partine e tij, eshte Ai dhe ska tjeter, njelloj si Saliu edhe Nano ishte me vizionar ne kete rast me gjithe 100 te metat e tij, e solli zoterine nga rrugen e Parisit dhe e beri minister duke e pare si pasues. Ai qe u dhunua nga pushteti ne vitet 90, ku eshte ai shpirtit demokratik? Ne cfaredo pellgu korrupsionit eshte mbytur?

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje