Bashkë me erën

7 Qershor 2026, 16:55Kulturë Adri Kalaja

Bashkë me erën

“Bashkë me erën” është një prej romaneve “të mëdhenj” të historisë së njerëzimit, dhe jo vetëm ngaqë është voluminoz. Ai krahasohet me “Lufta dhe paqja” edhe nepërmjet tematikës, personazheve të ndërtuara për së mbari dhe implikimeve politike të temës së tij.

Dy janë temat qendrore të “Bashkë me erën”. Racizmi dhe dashuria. Por ndryshe nga sa jemi mësuar me të tjerë libra, “Bashkë me erën” ka personazh kryesor një grua, Skarlet O’Hara. Një grua e vendosur, pak e llastuar, që dashuron paranë dhe luksin.

Por Skarleti është dhe pasionante, e zgjuar dhe një person i cili beson thellësisht te njerëzimi. Racizmi në roman gjen hapësirë diskutimi kur Skarlet sulmohet nga një zezak. Por dhe shpëtohet nga një zezak.

Në fakt, autorja e librit, Margaret Mitçëll ka marrë kritika të shumta për portretizimin e njerëzve me ngjyrë në roman. Ajo madje është akuzuar rëndë për racizëm. Por ajo që duhet thënë është se ngjarjet e librit vendosen në Amerikën e Jugut, përpara përfundimit të luftës civile, dhe Mitçëll është shkrimtare realiste. Pra, ajo duhet të portretizonte situatat në kohën dhe mjedisin social ku ato janë vendosur. Pra nuk mund t’i shpëtonte portretizimit negativ të njerëzve me ngjyrë.

Romani, megjithatë, është dhe një roman për dashurinë. Skarleti martohet disa herë, kryesisht për arsye ekonomike por dashuria e saj ndahet në dy. Ajo e do Ashlin, por do dhe Rhettin. Derisa Rhetti, që kishte qenë aq shumë kohë i marrosur pas saj, nuk e do më.

Ata që kanë parë ekranizimin me Vivien Leigh dhe Clark Gable dhe do e mbajnë mend frazën ikonike "My dear, I don't give a damn" të Rhett kur ajo e pyet me naivitet “çfarë të bëj unë tani?”.

Të gjithë ato që duan të lexojnë librin e kanë dhe në shqip nga Klodian Briçi te InfBotues.

 

Lini një Përgjigje