VIDEO/ Për gratë dhe vajzat “loja” është e manipuluar që në fillim - “Anulim Loje”, instalacioni që e kthen pabarazinë gjinore në përvojë

7 Qershor 2026, 17:00Sociale TEMA
VIDEO/ Për gratë dhe vajzat “loja” është e

1 në 2 vajza dhe gra në Shqipëri përjetojnë dhunë gjatë jetës së tyre. 12% e vajzave martohen para moshës 18 vjeç dhe 1% para se të kenë mbushur 15 vjeç. 60% e femicideve në Shqipëri ndodhin brenda shtëpisë së vetë viktimës. Në 90% të rasteve, autori është partneri ose anëtar i familjes. Shtëpia, që do të duhej të ishte një vend i sigurt, shpesh kthehet në kurthin e radhës për to.

Këto janë statistikat mbi të cilat është ndërtuar “Anulim Loje”, instalacioni imersiv i krijuar nga Jolin Matraku dhe Lea Tabaku, që u prezantua së fundmi në Qendrën e Artit Agimi. Projekti përdor estetikën dhe logjikën e videolojërave për të folur për pabarazinë gjinore, dhunën ndaj grave dhe mënyrën si një sistem i padrejtë ua paraqet humbjen grave si përgjegjësi personale.

Të ftuara në Apostrof nga Bjorn Runa, Jolin Matraku dhe Lea Tabaku tregojnë se zgjedhja e e estetikës së videolojërave nuk ka qenë rastësore. Videoloja zakonisht mbështetet mbi një premtimin se, nëse përpiqesh, nëse mëson rregullat, nëse bëhesh më i shpejtë dhe më i aftë, në fund mund të fitosh. “Anulim Loje” e përmbys këtë premtim, pasi lojtari hyn në një botë ku, pavarësisht përpjekjeve, fundi është i paracaktuar. Loja praktikisht është me hile.

Për Matrakun dhe Tabakun, pikërisht ky është paralelizmi me realitetin e shumë vajzave dhe grave në Shqipëri. Atyre u thuhet të ruhen më shumë, të sillen më mirë, të bëjnë zgjedhje më të kujdesshme, të përpiqen më fort, të mos gabojnë. Por problemi, sipas tyre, qëndron pikërisht në faktin se rregullat e lojës shoqërore janë të ndërtuara qysh në fillim kundër tyre.

Gajtë bashkëbisedimit në Apostrof Podcast, Matraku dhe Tabaku e lidhin këtë edhe me një paradoks më të gjerë në Shqipëri. Gratë janë gjithnjë e më të arsimuara dhe me rezultate më të larta se sa djemtë. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin akademik 2023-2024, ato përbëjnë 65.8% të të diplomuarve. Megjithatë, kjo prani e fortë në arsim nuk përkthehet automatikisht në barazi në tregun e punës, në vendimmarrje apo në pavarësi ekonomike. Nëse arsimi do të ishte një nivel i lojës, gratë duket se e kalojnë me sukses atë, por rregullat ndryshojnë më pas. Puna e papaguar në familje, pritshmëritë për kujdesin, presioni për t’u përshtatur dhe mungesa e mbështetjes e bëjnë më të vështirë kalimin nga diploma te të paturit e një fuqie reale. Kjo është arsyeja pse “Anulim Loje” nuk flet vetëm për dhunën si ngjarje ekstreme, por edhe për një strukturë të përditshme ku koha, siguria dhe liria nuk ndahen në mënyrë të barabartë.

Një nga qëllimet e projektit, sipas krijueseve, është t’u afrohet edhe burrave dhe djemve, sidomos atyre që e shohin diskutimin mbi barazinë gjinore si të tepruar. Videoloja, si medium i njohur dhe i kuptueshëm, i vendos ata për pak minuta brenda një realiteti ku përpjekja nuk shpërblehet, ku rregullat ndryshojnë papritur dhe ku humbja nuk është pasojë e paaftësisë. Është pasojë e dizajnit.

Kjo është edhe forca e “Anulim Loje”, sepse i kthen statistikat ato në përvojë, duke e bërë publikun që ta përjetojë nga afër, qoftë edhe për pak çaste, sistemin brenda të cilit grave dhe vajzave iu duhet të jetojnë çdo ditë.

11 Komente

  1. A
    Andreas

    Po boll se na keni care karet me keto karlliqe. I shohim cdo dite grate ne krye te puneve, shefet e leshit, ziliqare, drejtohen nga hormonet dhe jo nga arsyeja, nuk jane praktike, jane frikacake, jane hakmarrese...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!

      O Mero , po te na kishe nxjerre ndonje artikull me vibratoret e Karmines se Zenit.....a i jane shtuar ndopak tashme qe Zeni mori lejen e ndertimit te pallatit te Kongreseve ???!!!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alba

        Grate ne gjithe llojet e qeverive e kane cuar vendin perpara. Shih pak vende Skandinave qe kane kryesiht gra, sa te perparuara jane ne krahasim me vendet qenefiale si Shqiperia, qe gruaja shihet si placke. Flet ti per hormone por shih gjithe "burrat" qe ke patur ne qeverisje.. Duke filluar nga ky palloshi i gjate, qe s'la gje pa bere. Per ca arsye po flet. Gjithe luftrat e dynjase i kane filluar burrat, gjithe krimet ndaj femijeve e grave i bejne burrat. Edhe pastaj flet per hormone.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tema e të semës

        Ju qiftë derri ropt juve, që as anullim nuk dini të thoni, o motërqira revizionista. Shkoni prisni dru më mirë, se nuk jeni për gazetari.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rilindje 2030 pertej !!

          Vellezer dhe motra ne komente, nuk keni as pse nervozoheni me ta, jane phantoms dhe larg shoqerise tone tradicionale, ne nje dekade a dy as nuk do u degjohet zeri me, gruaja shqiptare do te marre dhe njeher rolin e gardianes shpirtpaster se shoqerise ballkanike mamica dhe trimi shqiptar rolin e kryqtarit te vertetes dhe ardhmerise ne EUROPE, ju ftoj me shume zell e zjarr qe me shume pune dhe me sakrifica ta arrijme amanetin e stergjysheve tane

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rilindje 2030 pertej !!

            Vellezer dhe motra ne komente, nuk keni as pse nervozoheni me ta, jane phantoms dhe larg shoqerise tone tradicionale, ne nje dekade a dy as nuk do u degjohet zeri me, gruaja shqiptare do te marre dhe njeher rolin e gardianes shpirtpaster se shoqerise ballkanike mamica dhe trimi shqiptar rolin e kryqtarit te vertetes dhe ardhmerise ne EUROPE, ju ftoj me shume zell e zjarr qe me shume pune dhe me sakrifica ta arrijme amanetin e stergjysheve tane

            Përgjigjjuni
            1. I
              Indiferenti.

              Çfarë lajmi...?!! Ku na plasi "azem hajdari", se çfarë bëjnë kurvat.

              Përgjigjjuni
              1. T
                TQR

                Gjëja më e keqe,me e pështirë,me neveri,me e poshtër,me fund sa s'ka më, që ka " shpikur" ky fillim shekulli janë burrat kurva.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rilindje 2030 PERTEJ

                  Nuk te zhduku vala e par e rilindjes ty zuske cecene ? Vala e dyte do te shkaterroje fisin jo familjen

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    TQM

                    do burrat e shekujve te kaluar ti qe trrihnin mgjes drek dark

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Alba

                    Mos na hapni barkun ju me komente. Perparimi i grave i sherben dhe burrave, per te bere nje jete me te mire. Dhe jo per te ndejtur e parazituar gjithe kohen derisa sa vdesin.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje