Një video e shpërndarë nga protesta kundër projektit në Zvërnec tregon edhe anën më të errët të tubimit, atë që shpesh mbetet jashtë narrativës së “zërit qytetar”. Në pamje, një prej protestuesve dëgjohet duke folur në mikrofon me gjuhë të rëndë fyese dhe seksiste ndaj kryeministrit Edi Rama.
Në vend të artikulimit të shqetësimeve për mjedisin, transparencën apo interesin publik, protestuesit po përdorin fjalor rruge, duke lëshuar një thirrje vulgare që kalon kufijtë e kritikës politike. Episodi ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si po përfaqësohet protesta publikisht dhe mbi heshtjen ndaj gjuhës denigruese që përdoret në emër të saj.
Ndërsa organizatorët dhe mbështetësit e protestës kërkojnë që kauza të dëgjohet si shqetësim qytetar, pamje të tilla tregojnë se brenda saj po shfaqen edhe forma të agresivitetit verbal, seksizmit dhe vulgaritetit publik, që e dëmtojnë seriozitetin e debatit.
Lini një Përgjigje