Ambasadori britanik në Kosovë: Institucionet e reja duhet të formohen sa më shpejt pas zgjedhjeve

7 Qershor 2026, 15:00Rajoni TEMA
Ambasadori britanik në Kosovë: Institucionet e reja duhet të

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se pas përfundimit të procesit zgjedhor, Kosova ka nevojë që sa më shpejt të formojë institucionet e reja dhe të sigurojë stabilitet politik.

Duke folur për KosovaPress gjatë vëzhgimit të procesit zgjedhor në Zubin Potok, Hargreaves tha se është pjesë e ekipit diplomatik të vëzhgimit të koordinuar nga Bashkimi Evropian, i njohur si “Diplo Watch”, i cili po monitoron zgjedhjet në të gjithë territorin e Kosovës.

Ai vlerësoi procesin zgjedhor dhe punën e stafit në qendrat e votimit.

“Puna jonë është të sigurohemi që të kemi një pasqyrë të qartë në të gjithë Kosovën për atë që po ndodh. Njerëzit në qendrat e votimit kanë qenë shumë ndihmues dhe mikpritës. Dua t’i përgëzoj ata dhe të gjithë ata që po mundësojnë mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve”, tha Hargreaves.

I pyetur nëse pret që këto të jenë zgjedhjet e fundit për katër vitet e ardhshme, ambasadori britanik u shpreh se kjo është një pritshmëri që e ndajnë shumë qytetarë në Kosovë.

“Kam përshtypjen se shumë njerëz në këtë vend shpresojnë që këto të jenë zgjedhjet e fundit për këtë vit. Nëse është e nevojshme të shkohet sërish në zgjedhje, atëherë kjo do të ndodhë. Por do të ishte shumë mirë nëse pas këtyre zgjedhjeve partitë politike do të mund të arrinin një marrëveshje, jo vetëm për kuvendin dhe qeverinë, por edhe për zgjedhjen e presidentit”, deklaroi ai.

Sipas Hargreaves, është në interes të Kosovës që institucionet e reja të krijohen sa më shpejt.

“Kjo i takon tërësisht partive politike ta zgjidhin mes vete. Unë mendoj se Kosova ka nevojë për një kuvend, një qeveri dhe një president sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa partive u takon të përcaktojnë renditjen dhe rezultatin e këtij procesi”, u shpreh ambasadori britanik.

2 Komente

  1. ~
    ~

    Ambasadori Britanik duhet tē dijē qē kosova e ka tē pamundur zgjedhjet e shpeshta, dhe mungesēn e qeveris si nē bullgari apo belgjik.Ndaj duhet t'ju jep ultimatum partive politike ose tē jen dakord pēr gjithçka ose t'ja japin Sērbis.Sot kosova po merr pamjen e Gaza-s nē Palestin, pasi kokfortēsia tyre duhet ndēshkuar me eliminime fizike, kērcēnime ose dhun psychologjike.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shaqa

      Amon mer a po votojne kosovart? A po fiton bac Alpini? Qe ky burr ua ka serbvew tet me di. Ej bre Altbin spajuni si di me e dridh qat bith ti. Pirolla te koft.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje