Zgjedhjet në Kosovë, diaspora i drejtohet qendrave të votimit në 17 ambasada dhe 13 konsullata

6 Qershor 2026, 09:30Rajoni TEMA
Zgjedhjet në Kosovë, diaspora i drejtohet qendrave të votimit

Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të regjistruar për votim fizik jashtë vendit, mund të ushtrojnë sot të drejtën e tyre të votës.

Procesi i votimit organizohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 vende të ndryshme, saktësisht në 30 qendra votimi, 17 ambasada dhe 13 konsullata.

Votimi nis në orën 07:00 dhe përfundon në orën 19:00.

Këtë të drejtë, ditën e sotme mund ta shfrytëzojnë 27,724 votues të regjistruar.

 

Lini një Përgjigje