Dy të rinj nga Kosova humbën jetën në Shëngjin, reagon Albulena Haxhiu: Institucionet e Kosovës në kontakt me Shqipërinë

4 Qershor 2026, 09:10Rajoni TEMA
Dy të rinj nga Kosova humbën jetën në Shëngjin, reagon

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Shëngjin, ku humbën jetën dy të rinj dhe tre të tjerë mbetën të lënduar.

Haxhiu ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm dhe të ngushtë me autoritetet e Shqipërisë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme për rastin

Ajo ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në bregdetin shqiptar, ku dy të rinj, shtetas të Republikës sonë, humbën jetën, ndërsa tre të tjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndodhen ende në gjendje të rënduar. Institucionet tona janë në kontakt të vazhdueshëm dhe të ngushtë me autoritetet e Republikës së Shqipërisë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme. Familjeve të viktimave dhe të afërmve të tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Të lënduarve u uroj forcë, rikuperim dhe shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ajo në Facebook.

2 Komente

  1. N
    Ndjese kosovareve

    Ku ka shtet ketu! Gjithnje ne te njejtin vend mbyten cdo vit dhe asgje nuk ndryshon!!!!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Çfare psh?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje