​Zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë, Lista Serbe sërish voton në grup

7 Qershor 2026, 08:57Rajoni TEMA
​Zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë, Lista Serbe sërish

Lista Serbe edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në Kosovë, ka votuar në mënyrë të organizuar në Mitrovicë të Veriut, raporton KosovaPress.

Derisa sipas Ligjit për Zgjedhje nuk lejohet votimi në mënyrë të organizuar, kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, së bashku me qytetarët, kanë votuar në mënyrë të organizuar, ashtu si në çdo proces tjetër zgjedhor, duke marrë pjesë në orët e para të mëngjesit në procesin e votimit.

Raportimet për votim të organizuar nga Lista Serbe kanë qenë të pranishme në disa procese zgjedhore ndër vite.

Kujtojmë, se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

Lini një Përgjigje