VIDEO/ “Flamingot online masakruan banorët e zonës”, Rama: Zvërneci po përdoret për agjenda të tjera! Protestat rrezikojnë të dëmtojnë sezonin turistik

7 Qershor 2026, 10:00Politika TEMA
VIDEO/ “Flamingot online masakruan banorët e zonës”, Rama:

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer protestave për projektin në Zvërnec në podcastin e tij “Flasim”, duke mbrojtur takimin me banorët e zonës dhe duke akuzuar kritikët se po manipulojnë debatin publik.

Ai tha se banorët me të cilët është takuar nuk kanë kërkuar ndalimin e investimit, por përkundrazi janë shprehur të shqetësuar që projekti të mos humbasë.

Rama paralajmëroi se zhurma mediatike dhe protestat mund të dëmtojnë sezonin turistik, ndërsa këmbënguli se projekti do të realizohet, pasi sipas tij përbën “një kapërcim epokal” për Shqipërinë turistike.

“Këtë javë shkova dhe takova banorët e zonës së Zvërnecit, në një takim që, për të gjithë ata që duan të dëgjojnë, është i postuar në faqen time. Vlen shumë më tepër se çdo ulërimë, çdo zhurmë, çdo kuje, çdo shqetësim, manipulim, falsifikim apo spekulim nga çorba e ditëve të fundit.

Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga flamingot online si njerëz të mbledhur me zor, si njerëz të mbledhur kokërr më kokërr, si njerëz që nuk përfaqësonin komunitetin etj., ndërkohë që ata janë njerëzit që jetojnë në atë zonë. Ajo zonë nuk është një zonë e mbipopulluar. Ajo është një zonë ku ata njerëz që kanë interesa aty, që punojnë aty, që i pretendojnë pronat e tyre aty, madje aty ku do të zhvillohet projekti, që mbajnë familjet e tyre nga aktivitetet e vogla aty, nga shërbimet dhe nga puna e përditshme aty, janë ata.

Nuk vajta të takoj njerëz të mbledhur nga Narta poshtë apo nga Vlora lart. Vajta të takoj ata që janë aty, pikërisht ata që e kanë interesin e drejtpërdrejtë, qoftë për të drejtën e pronës, qoftë për të drejtën që të dëgjohen, qoftë për të drejtën që të jenë pjesëmarrës në këtë proces, qoftë edhe për të drejtën që të zhvillohen. Okay?

Dhe ajo që dëgjova prej tyre natyrisht nuk ishte një surprizë për mua. Ishte krejt ndryshe nga ajo që dëgjohet çdo ditë. Ishte një bisedë për shqetësimet konkrete, për problematikat konkrete, për mënyrën se si adresohet një pretendim, një pronë e kthyer dhe e regjistruar, por që, në rast se kthimi dhe regjistrimi janë bërë në mënyrë të parregullt, ka gjykatë, ka një proces dhe në fund gjithçka ishte pozitive mes njerëzish që diskutojnë si njerëz, mes njerëzish që nuk i qepen njëri-tjetrit me gurë në trastë. Okay?

Dhe ajo që bëri më shumë përshtypje ishte se, pavarësisht pyetjeve, shqetësimeve, kërkesave që kishin, në asnjë moment nuk dëgjova prej tyre të vihej në diskutim vetë ideja që ky investim duhet të ndalet. Madje, përkundrazi, ndjeva shqetësim edhe më pas kur dolëm; ndjeva shqetësim që: “Aman, mos ndalet, aman, mos ta humbasim këtë gjë”.

Dhe, ndërkohë, kam edhe diçka tjetër për të shtuar lidhur me atë që po ndodh. Kini parasysh një gjë: gjithë kjo lukuni e madhe videosh dhe gjithë këta gazetarë, gjithë këta lloj-lloj ndërkombëtarësh në media që papritur u bënë të interesuar për Shqipërinë, për mjedisin, për zogjtë e Shqipërisë, nuk e kanë fare me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë. E kanë secili për agjendën e vet në vendet ku janë.

Disa e kanë me Izraelin, që u fut kot fare në këtë mes. Ndërkohë që investitorët kryesorë janë dy vëllezër myslimanë të famshëm në Lindjen e Mesme për sukseset dhe investimet e tyre dhe që vijnë nga Katari, një vend që s’ka as marrëdhënie me Izraelin. Disa të tjerë e kanë kundër atij në Amerikë, presidentit të Amerikës, të cilin gjysma e duan, gjysma e urrejnë dhe ndaj të cilit mediat dhe të gjitha sistemet online turren për çdo gjë.

Disa të tjerë e kanë sepse nuk duan që Shqipëria ta ketë këtë projekt. Janë konkurrentë, normal! Të vijnë 4 miliardë në Shqipëri dhe, me këto emra, Shqipëria bëhet një pikë referimi si asnjëherë më parë dhe si asnjëherë më pas, në rast se ne e humbim këtë mundësi.

Po, ndërkohë, mos harroni që ka një mundësi shumë të madhe që gjithë këto rrëmuja që dalin nëpër media, nëpër rrjete online, ndryshe nga çfarë është realiteti këtu, që ka një turmë në bulevard, një turmë shumë biodiverse, që nga të marrët që fusin rrethin katror dhe pastaj e quajnë rrethin katror, te lloj-lloj personazhesh që kërkojnë “like” dhe që jetojnë me “like”. Influencera që fitojnë paratë e dynjasë përmes rrjeteve sociale dhe s’paguajnë një kokërr leku, një kokërr leku taksë.

Të tjerë që janë delirantë, me flamurin të lidhur këtu në fyt dhe që e vënë qeleshen si një certifikatë pastërtie patriotike; të tjerë që janë realisht të shqetësuar, vajza dhe djem që duan të shfryjnë pakënaqësitë e tyre etj. Është një turmë normale, s’ka asnjë problem.

Por kjo që turma normale kthehet në qindra mijëra njerëz që po vlojnë në Shqipëri do të dëmtojë turizmin, çuna, goca. Kanë filluar disa shenja shqetësuese të çregjistrimeve në Sarandë, disa shenja shqetësuese, pak, por para se të bëhet trend që të fillojnë ata që kanë prenotuar për të ardhur, pra për të sjellë ato para që do të shkojnë te bizneset e vogla, që do të shkojnë te familjet që mezi e presin këtë sezon, atëherë do të humbasim shumë turistë këtë vit.

Mbase këtë doni. Unë nuk besoj që këtë doni, por mbase ky është edhe qëllimi, që të jetojmë vetëm me flamingot, të cilët 99.99% e atyre që i mbrojnë s’i kam parë ndonjëherë me sy. Nuk e di. Shikojeni këtë punë.

Në ndërkohë që projekti do të bëhet, që të jemi shumë të qartë. Projekti do të bëhet sepse është një e mirë e madhe për ekonominë tonë. Është një bekim i madh për Vlorën dhe është një kapërcim i madh epokal për Shqipërinë turistike dhe për Shqipërinë europiane”, tha Rama.

32 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!

    Raportohet se dje Palloshi nuk e beri gjumin mire. Po shikonte ne enderr njelloj si fillimi i filmit "Kapedani" , Ishin mbledhur ushtrite serbe , greke , naziste , dhe iraniane qe luftonin. Palloshi i thote Tao Taos : " Kur une te nduk mustaqen e majte ti shkrepe topin e majte , kur te nduk mustaqen e djathte , shkrepe topin e djathte......Edhe pastaj therret : " Zjarr Taoooooo"...Por Tao Taon nuk e linte Elisa Spiropali te qellonte , i thoshte "Aq gjyle" kemi....Dhe Palloshi shkon dhe i thote Taos : " Te lumte Tao , keshtu i zbaton urdhrat ti ? Pa shiko se c'bere ????......Pastaj Palloshit i del gjumi , kontrollon mustaqet , i kishte ne rregull......dhe pastaj , ndryshe nga filmi , shikon...qe kishte bere shurren ne breke !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama

      O Rama, ti duke qënë hajdut atokrat ti vet i ke jorentue myslimanët shqip folës, për të qënë kunder Perendimit. Ti vet ju ke thën se Erdogani dhe Turqinë e keni babë e keni vlla dhe ju ke ndertue xhamia pa fundë bashkë me Turqit dhe arabet, tani pi ju lëngun.

      Përgjigjjuni
      1. a
        armand

        Ti bole duhet te kesh per idhull Gonen e parlamentit ose Muc diplomatin e KARrieres qe e kemi edhe prozator kalibri .......ose je dora vet Gon'ja ose Muci. Duket qe qefji yt eshte te shkruash per "pallosh" se elbete gjuha vete atje ku te dhemb me shume dhemballa........i dashke dhe me mustaqe palloshet kodosh .

        Përgjigjjuni
        1. d
          dire Straits !!!!!!

          *****RAMA NE BURG____BERISHA NE BURG*****

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na çanë trapin idiotët

            Dakord, ata në burg e kanë vendin, por ti prapë koqe kandari mbetesh. Nuk është se ndryshon gjë per ty..

            Përgjigjjuni
          2. P
            Petro

            Ky eshte akoma ne gjendje te dehur nga pushteti. Ky do te behet esell kur te terhiqet zvarre familjarisht.

            Përgjigjjuni
          3. L
            Las

            Sezonin turistik e demton cdo vit ti kur u ve gjoba dhe i prish punen bizneseve. Kur fillon punimet ne rruge ne qershor, kur i le pa uje. Pastaj ca sezoni flet ky se nuk besoj kane leke njerzit te bejne pushime. Vetem ata qe pasuroi rama mund te bejne pushime ne palas

            Përgjigjjuni
            1. P
              Paz

              Leri mashtrimet se nuk mban me. Protesta filloi per arrogancen e rames, per korrupsionin e paprecedent, per abuzimet me fondet, tendrat, pushtetin. Jane protesta qe duhej te fillonin kohe me pare kur rama vidhte zgjedhjet, fuste ne parlament krimin. Rama bashkepunon vetem me oligarket qe ndajne te mirat publike dhe me opoziten ben pazare.

              Përgjigjjuni
          4. R
            Revolucioni i zogjve IDIOTE

            Kujt ja thua...? Ata dijne vetem te urrejne e te ngazellehen prej urrejtjes PATOLOGJIKE.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cfurku

              Flamingot këndojnë pesë minuta para se të vdesin, disa ambjentalistë si Sazan Gurri duhet të vdesin pesë minuta para se të cicërojnë.Kur e mori Edi drejtimin e vendit nuk të shihte syri harabelin luftarak, pale flamingo.

              Përgjigjjuni
            2. E
              Eh, ç'na gjeti! Opo lere..

              O bo boooo! Po tani? Ku do vemi nga Nadirja? O Rama, po ç'na bëre o Rama! Po tani do dalë Nadirja dhe do na shajë o Rama? Qyqja, qyqja, qyqja. Ishallah, nuk e lexon Nadirja këtë, Se na mori lumi na mori. Unë po shkoj të gjej.ndonje bunker bosh, sepse erdhi Nadirja e Ngushte me mitraloz të gjerë.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Diareja qe paguhet nga sali vuku

                Nadirja rri mbrapa vrimes celsit si dikur saliu qe pergjonte ciftet nga liqeni,kurse sot pergjon me digitalin,spiunat ngelen spiuna ne cdo kohe.... Nje gje te ben pershtypje vijne koqevaret nga p... arushes,kush i financon,po ata te diaspordhes me flamuj e pankarta dhe sa duhet te paguajne per sheshi e policine. Po keta trushplaret gjenerata Z e analfabeteve qe nuk dine ku eshte shkolla,po LGBT e lloj lloj zvarranikesh qe bredhin rrugeve,kush i financon apo saliu me kurtin qe po ferkojne duart se do vijne ne pushtet e te vjedhin si dikur se po e shikojne qe keta po ja kalojne ne pasuri

                Përgjigjjuni
              2. O
                One from “Flamingo Union”

                “……… Kaloresi dhe Shqiperia perpara”!????????❤️????????. Do bertasin ata ne boulevard edhe pak sa te filloje Boterori , se Jane fix per shkallet e stadiumeve.

                Përgjigjjuni
                1. v
                  varja ketij

                  Eshte ne krize komplet, nuk di c,thote me!

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Millosh kopiliqi

                    Skenari i kosovës, do vijne ne pushtet rrugaqet të paditurit budallët idiotet sikurse Albin psikopati

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pellazg

                      Shko ore pirdhu, bash me Linden e me ate qorrin e vogel, e me ate "bukuroshin" e madh Greg...

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Na çanë trapin idiotët

                        Po ti mos rri vetëm tek familja e Ramës. Dil edhe tek komshinjtë, tek lagjja. Punoke fshesaxhie nate më duket, se ato shajnë nga njerezit e shtepisë.

                        Përgjigjjuni
                      2. M
                        Maro

                        Shko bej implante pastrimi per ujerat e zeza. Rregullo Lanen qelbi Tiranen. Shko ne Golem shiko si derdhen. Sa impiante ke funksional. Ne 13 vjet sa bere? Keshtu I sherben axhendes Greke...... Nje pyetje kam ka ndonje plan zhvillimi per bregdetin? Po plan rregullimi territori? Po Tirana a ka?

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Eh, ç'na gjeti! Opo lere..

                          O Maro, në fakt nuk ke faj ti. Fajin e ka Rama që është bere edhe kryetar bashkie edhe kryeplak, edhe polic, edhe pastrues. Ai e ka fajin vetë, por per një gjë nuk ka faj - që ne nuk kemi as tru as bythë. Keto që thua ti nuk jane per Ramën. Lanën she Tiranën e ka Bashkia e Tiranës, që sot e ka PS-ja por nesër mund ta ketë ndonje parti tjeter. Po keshtu edhe Golemi, ka bashki. Plani per rregulloni e bregdetit - po ky projekti çfare është, per në mal? Qeveria ka ministra, por Rama bëhet vetë edhe minister edhe drejtor, dhe njerezit pastaj thonë "o Rama s'kemi uje e na mbytën plehrat", sepse e kemi trashegimi nga Enver Hoxha dhe nxenesi i tij Sali Katunari, që kryetari i ben të gjitha. Njerezit nuk bëjnë protestë para bashkisë, por bëjnë protestë para kryeministrise edhe per punë lokale, madje edhe pse nuk e degjon gruaja. Duan punë dhe rroga nga qeveria, kur jemi në kapitalizëm dhe sektori privat është .... privat. Edhe zgjedhin Taulant Pallën dhe Kerriç Balliun per deputetë, pastaj ankohen se pse jane deputetë. Nuk u ngritën në protestë kunder ligjit per lists të mbyllura deputetesh, që ka pjerdhur Parlamentin, por shqetesohen per flamingot që nuk pjerdhin fare. Dhe pastaj fajin e ka Rama me Saliun. Ne moj Maro, ne. Ne nuk kemi tru, as guxim qe të protestojme per gjëne e duhur në kohën e duhur.

                          Përgjigjjuni
                        2. N
                          Nje shqelm i forte i vonuar

                          Ky diabolik i lajthitu vazhdon ta shikoje veten zhveshur, ku dhe patronazhistet prej qindra mijrash e shikojne fare zhveshur, por kocka e hedhur nga ramiu, marre nga skeleti i kombit shqiptar i thone qe je veshur per bukuri,Kurse vet poppulli e shikon jo vetem zhveshur, por qe vazhdon te bjere dhe ere te keqe. Pa le, por vazhdon te beje dhe ironi vulgare, ky bojaxhi injorant,me ata qe vazhdon ti perdore si skllever,

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            edi rama - Fjale e Rrene

                            Plakja te mirin e ben me te mire, te keqin e ben me te keq kurse rrencin e ben me rrenacak!

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Klimax

                              Në 35 vjet askush nga pronarët e tokës në atë zonë nuk mund të ivestonte, jo se nuk dëshironin, por askujt nuk i lejohej sepse askush nuk mund të çertifikonte dokumentat e pronësisë. Për 35 vjet me radhë njerëzit shkonin nga një zyrë në tjetrën, nga një institucion në tjetrin, paguanin vazhdimisht me premtimin se "çështja do zgjidhet", por ......... papritur, në "heshtje" lienat e sistemit me një dokument në dorë kërkonin firmën e pronarit për shitjen e pronës!!! Dhe "pazari" është i njojtur, "firmos për shite dhe do përfitosh një shumë të mirë, ndryshe nuk ke për ta përfituar kurrë pronën"! Dhe çdo gjë është e "ligjshme" për "vëllezërit myslimanë" të bëhen zotër e të investojnë në një tokë të virgjër. Mbi 2500 vjet këta banorë të veçantë e shumë punëtorë në atë Lagunë jetonin në harmoni me gjuhën, traditat dhe besimin e tyre mes kallamishteve e natyrës së egër. Ata ishin pothuajse të izoluar. Në Vlorë i shikonin si Alien. Nuk mund të blinin asnjë bukë gruri, paçka se nuk ishin as 5 km larg nga qendra e saj. Megjithatë ngjalat e Lagunës, vera e rakia ishin më të preferuarat. Dhe të gjitha këto do të ngelen në kujtimet e brezave që e jetuan si një përrallë për tua thënë nipërve e mbesave. Kuçedra ka ardhur në derë. Të paktën kemi një zgjidhje për të mbijetuar, atë që njohim kaq mirë në 35 vitet e fundit, emigrimi drejt një dheut të ri, larg botës së maskarenjve!

                              Përgjigjjuni
                              1. *
                                *

                                Jemi nē errēsir politike.Sot duhen dēnuar prokurorēt dhe gjykatēsit qē bēnē doktorin kryetar tē PD-sē duke i dhēnē logon, vulēn dhe selinē e PD-sē, po ashtu dhe duke e lēnē nē liri.Inflationi ēshtē galopant dhe Kryeministri ka tē drejt tē shqetsohet pēr sezonin turistik.Bllokimi institucionel ēshtē i dhunshēm pēr vēndin ku lassitude e imposuar nga e arrdhmja zymtē ekonomike, me konsekuenc ku ushqehet frustracioni. Ēshtē e nevojshme estimimi revoltēs me rezultate konkrete nē disiplinim dhe menjanim tē ideologjis sē rrezikshme. Tergiversations nē infrastruktur, me premtime tē reja, ku alternativa nē njē dobi energjitike si rroga, dispositif social ,teknologji nga analiza ekspertit tē vēmēndshėm nē zgjidhje krize.Jemi nē pritje (denrées alimentaires) ku shpenzimet fushatave me faktura maramēndēse nē disponim dhe adoptim reforme nga ajo e kērkuar.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Labi

                                  Rama thotë se protestat po dëmtojnë turizmin në Shqipëri ndërkohë që po INSTAT ynë thotë se vetëm 40% e popullsisë shqiptare ka mundësi ekonomike për të bërë 1 javë pushime në verë!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Andi

                                    Ok, po si te te besoime ne ty ge ke 13 jet ne pushtet dhe e ke lejuar Golemin te behet geto, as trottuare, as ruge, as lulishte, as par ge, por vazhdon te lejosh edhe tani ndertime pa fund ngjitur me njeri tjetrin. Ka 13 vjet ge lejon te prishet nie nga plazhet me te bukur. Tani lane filluar te ndertone ne rere. Po ge ky edhe vizjoni ge ke per Zvernecin, te dh..sha vizjonin

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Na çanë trapin idiotët

                                      O kungull, Andi. Shko protesto Tek Bashkia e Kavajes. Mos shkruaje idiotësira ketu.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. T
                                      Trapajane hesapi

                                      O Sirre Dirja, lexova sot nje koment diku, ku tregon in emrin tend. Po thekson in edhe nje gje interessante, qe je burgaxhi dhe bythqire. Eshte e vertete, apo jo. Nese eshte e vertete do te te gjeje nje Kar gomari, te kenaqeshin. Keshtu mbase bije emocion et histerike dhe qetesohesh. Them se duhet te jete e vertete, sepse i referohesh shume palloshit.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        BREGDETASI SHQIPTAR

                                        O zotëri, pse nuk i bëre dëgjesa me këta banorë para se të takoheshe në jahtin luksoz me Jared

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Eh, ç'na gjeti! Opo lere..

                                          Këta nuk kane letra pronesie, ooo Bregdetas. Letrat behen ne hipotekë. Kur protestoni, të degjosh zeri, por këta protestojne Tek Qeveria, në vend që të protestojne Tek Gjykata dhe t'i nxjerrin bojën gjykatesit që bëri pronar Artur Shehun. Apo kujton se je akoma në kohën e Enverit?

                                          Përgjigjjuni
                                        2. T
                                          Tironsi

                                          Shqetësohesh ti për sezon që fillon prishjet në sezon e lemeris turistët që janë duke pushuar? Ik o hajdut vetë sa s'të kanë marrë.zvarrë

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Tellalli

                                            Tirons rrotë kari .

                                            Përgjigjjuni
                                          2. R
                                            Range of Flamingos

                                            Nje thirrje per te gjithe; patrioteve, fetareve, liberaleve, ambiantalisteve, ushtarakeve ne lirim apo detyre, homoseksualve , te forteve, romeve, , transgjinoreve, lezbigeve, rrokerave, motoristave, rrepistave, metalareve spaxhatorave dhe gjithe Qelbesirave ku do ku ndodhen te mblidhen me nje qellim dhe nje deshire te (Largojme) Krye Qelbesirin-Qelbesiren; Arrogantin, Diktatorin,( Hajdutin e Tokave, Fondeve, Zgjedhjeve) Tradhetarin, Mashtrusin, Dhunuesin, Shpopulluesin, Sharlatanin, Edi Rama !!! JEP DORHEQJEN PSYCHO

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje