Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, mori pjesë në festën e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Kavajë, ku uroi anëtarët dhe mbështetësit e kësaj force politike për përvjetorin e themelimit.
Në fjalën e tij, Balla e cilësoi PS-në si familjen më të madhe politike në Shqipëri dhe në trojet shqiptare, ndërsa theksoi se objektivi i socialistëve duhet të jetë rikthimi i drejtimit të Bashkisë së Kavajës në zgjedhjet vendore të mandatit 2027-2031.
“Është e domosdoshme që Bashkinë e Kavajës, në mandatin 2027-2031 për pushtetin vendor, ta rikthejmë me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste”, u shpreh ai.
Gjatë fjalës së tij, Balla ngriti edhe kritika ndaj drejtimit aktual të bashkisë, duke deklaruar se, pavarësisht një buxheti prej 26 milionë eurosh dhe investimeve prej 11 milionë eurosh, disa projekte infrastrukturore vijojnë të mbeten të papërfunduara prej vitesh.
Ai akuzoi gjithashtu disa drejtues lokalë për situatën në qytet, duke përdorur tone të ashpra politike ndaj kundërshtarëve të tij.
“Është një treshe e famshme Fisniku, Dëshira edhe një Halil, këta të tre po ja marrin frymën Kavajës”, tha Balla.
Fjala e Taulant Ballës:
Të dashur motra dhe vëllezër Socialist të Kavajës, dua që t'ju uroj të gjithëve gëzuar ditëlindjen e 35-të familjes tonë politike, familja më e madhe politike, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha trojet kombëtare. Është e domosdoshme që bashkine Kavajë në mandatin 2027-2031 për pushtetin vendor ta rikthejmë me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste. Është e papranueshme, një bashki me 26 milion euro buxhet, me 11 milion euro investime, ka nisur nje rruga ka 3 vjet edhe rrugas s’mbaron, një rrugë tek, si për hudhër edhe pastaj është një treshe e famshme Fisniku, Dëshira edhe një Halil, këta të tre po ja marrin frymën Kavajës.
O Tao Tao , ....na falni , nga keto 26 milione euro investime , ..sa ishte tarifa e "sevapit per politikanet" ...dhe kush e mblodhi , a e gjetet zevendesuesin e Beles ne kete post ???!!!
Balla pse skalon nje xhiro nga protesta te te sistemojne cunat