Rama nxjerr pamjet edhe te ishullit turistik në Katar: U zhvillua nga investitorët e projektit të Zvërnecit

6 Qershor 2026, 16:31Politika TEMA
Rama nxjerr pamjet edhe te ishullit turistik në Katar: U zhvillua nga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në mbrojtje të projektit turistik në Zvërnec, duke vënë në dukje profilin ndërkombëtar të investitorëve që janë përfshirë në këtë nismë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga një ishull turistik në Katar, i konsideruar si një nga destinacionet më të vizituara në Lindjen e Mesme dhe i administruar nga brandi prestigjioz Anantara.

Sipas tij, zhvillues të këtij projekti janë vëllezërit Alkhayatt, bashkëpronarë të konglomeratit Power International Holding dhe njëherazi blerës të tokës private dhe bashkëinvestitorë në projektin e Zvërnecit.

Rama ka kundërshtuar kritikat ndaj investimit, duke argumentuar se një kompani me përmasa dhe reputacion ndërkombëtar nuk do të rrezikonte emrin e saj me projekte të papërgjegjshme në Shqipëri.

“Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike”, shkruan Rama.

Power International Holding është një nga konglomeratet më të mëdha në Katar, me mbi 400 kompani të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë. Sipas të dhënave të publikuara nga Rama, grupi ka një portofol të vlerësuar në rreth 40 miliardë dollarë, mbi 65 mijë punonjës dhe operon në 25 vende të botës.

“Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjoz Anantara.

Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Power Holding,  blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit!

Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Power Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike

* Power International Holding është një konglomerat nga Katari me më shumë se 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar afërsisht 40 miliardë dollarë. Ka më shumë se 65,000 të punësuar dhe operon në 25 vende të botës”, shkruan Rama.

12 Komente

  1. D
    Dobet shume Rame

    Trajtojeni si te doni kete porthalen tuaj mero. Genjeni beni cte doni por kur i ke xhepat bosh si puna jone kur ske shprese sw shqiperia po behet me e mire jo vetem per ty dhe Ramen por dhe per ne, athere ska manipulim qe na ben te nderrojme mendje. Enver Hoxha e kuptoi kete shume mire. Nje popull te mjere mund ta qeveresesh vetem me frike dhe terror, nuk mjafton vetem propaganda. Ju frike dhe terror nuk na beni dot. Prandaj habitem qe dhe plehra te se kaluares si ju, qe e kane jetuar ate sistem, nuk jeni ne gjendje ta kuptoni kete situate kaq te thjeshte.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!

      O Pallosh , cfare niveli te ardhurash duhet te kesh qe te aksesosh kete resortin ne Katar ???? E njejta pyetje per te aksesuar kete "Resortin e mundshem te Zvernecit " ???? Sipas te dhenave te bankes se Shqiperise , 95% e lekeve ne banka zoterohen nga 5% e popullsise shqiptare....Tani t'ju pyes , ti mbeshtet nje investim per eliten milionere shqiptare dhe ate te huaj .....apo per shumicen e popullit ??? Po pse nuk e ben resortin ne ato vende qe i ke caktuar per plazhe publike , dhe plazhin publik beje aty ne Zvernec ??? Pse nje shqiptar i varfer duhet te privohet nga bukurite e Zvernecit , kur as diktatura dhe Enveri nuk na privoi ????

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        O Trap Kryeminister, askush se ve ne dyshim se arabet do e ndertojne keq. Thjesht prona ku po ndertohet eshte vjedhur dhe ska letra. E dyta Ivanka ne videon e saj thote se pervec ishullit privat Sazanit i takojne dhe 6km bregdet. E zeme se mjedisi do mbrohet, po ishulli dhe bregdeti sa te aksesueshem jane per shqiptaret? Thjesht Edi Rama te ka kapur deliri i madheshtise dhe ke vajtur per lesh.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tjetri

          O hajduti rama leri keto perralla. Zverneci eshte pika qe derdhi gjithcka. Derdhi kazanin qe mbushe vete me vjedhje, abuzime, shantazhe, presione, leksione, perversitete, debime, burgime etj etj

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            Ky deliranti patollogjik ,shikon ëndrra me sheikë dhe puse nafte. Kurse populli jeton realitetin pa ujë, me ushqime dhe ilaçe të skaduara,me korrupsion dhe pisllik.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nastradini

              Ku eshte edhe hajdut familjarisht edhe idiot!

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rage of Flamingos

                Nje thirrje per te gjithe; patrioteve, fetareve, liberaleve, ambiantalisteve, ushtarakeve ne lirim apo detyre, homoseksualve , te forteve, romeve, , transgjinoreve, lezbigeve, rrokerave, motoristave, rrepistave, metalareve spaxhatorave dhe gjithe qelbesirave ku do ku ndodhen te mblidhen me nje qellim dhe nje deshire te (Largojme) Krye Qelbesirin-Qelbesiren; Arrogantin, Diktatorin,( Hajdutin e Tokave, Fondeve, Zgjedhjeve) Tradhetarin, Mashtrusin, Dhunuesin, Shpopulluesin, Sharlatanin, Edi Rama !!!

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kjo eshte toka jone dhe e brezave qe do vijne pas

                  Keto shembuj te deshperuar... jane shenjat e para te kapitullimit tend o zoteri. Sinqerisht e kuptoj gjendjen ne te cilen ndodhesh. E dime qe je i kapur nga ata qe ti i di mire. Por mos harro, nuk ka force me te madhe mbi dhé se sovrani i ketij vendi. Mos ki frike nga forcat e erreta qe te mbajne peng, por kthehu kah populli shqiptar, rrefehu, pendohu qe te pakten te shpetosh shpirtin tend.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fiqiriu

                    Rama të nxjerri çfarë të dojë, njësoj si ai magjistari mashtrues nxjerr lepurin nga kapelja dhe habit fëmijët naivë! Besoj se sot e ka lexuar shorehjen e Spiropalit: Fitorja s'është pronësi, as rotacioni katastrofë!

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kur ha pilaf.

                      Na mbytën idiotēt.Në kapitalizëm kërkojnë barazi në tē ardhura dhe në akses.Në cilin vend të botës 100% të popullsis kanë akses në të gjithë të mirat e kësaj bote.Harrojnë këta që jetojmë në një sistem që të pasurit kanë paranë dhe me investimet e tyre punesohemi ne të tjerët dhe mbajmë familjen Dëgjoj një të quajtur sociolog E Mërtiri në një nga televizorët që thotë me ton të lartë,që edhe B.Gates të ketë shtëpinë ai nuk shpenzon se shtëpin e ka të tijën dhe sado të shpenzoj nji stomak ka. Ç'farë mjerrimi pë këtë të ashtë quajtur sociolog.Edhe sikur të jetë e vërtetë ajo shtëpia e miljarderi do ketë dhjetra njerëz që të shërbejnë dhe mirëmbajnë këtë shtëpi dhe do paguen.Hajde argument hajde.Ç'të thuash kur këta të mënçurit kanë këtë logjikë në argumentat që i japin publikut.

                      Përgjigjjuni
                      1. h
                        haiku

                        o mero o mavri ai eshte ishull artificial ska lidhje fare me zvernecin e as me morine e specieve apo biodiversitetin qe ka zverneci ...palaço ik shkruaj nje vjershe per shokun rama sic shkruajte per enver hoxhen o legen.....

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alfred

                          Ku ka analogji nje cope shkretetire me Gjirin e Vlores, mor maskara???

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje