Protestat kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe qeverisë, Gonxhja: Duhet një reflektim i thellë nga çdokush! Unë jam vetë revolucionar, por jo i një natyre kaq të butë sa kjo sot

6 Qershor 2026, 16:10Politika TEMA
Protestat kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe qeverisë,

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, nga Pogradeci, komentoi protestat e mijëra qytetarëve shqiptarë që kundërshtojnë resortin turistik në Zvërnec, si dhe kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës.

Ministri Gonxhja tha se protestat duhen dëgjuar dhe se kërkohet gjithashtu një reflektim shumë i thellë nga të gjitha palët.

“Prandaj nuk diskutohet, ne jetojmë në Tiranë dhe e kemi shumë të qartë që është një situatë e cila kërkon një vëmendje dhe kërkon një analizë, kërkon një reflektim shumë të thellë nga çdokush.”, tha ai. 

Sipas tij, protesta vjen edhe nga fakti se liria në vend është në “nivelin më të lartë të saj”. Ai tha se edhe vetë është një revolucionar me pankarta, por jo dhe aq, një revolucionar i një natyre kaq paqësore sa është lëvizja që kanë ndërmarrë qytetarët, duke përmendur se  “kam provuar edhe gjëra të tjera në kurriz dhe kemi rrezikuar edhe jetën.”

Ne e respektojmë protestën. Ajo protestë vjen edhe sepse liria në vend është, besoj sot, në nivelin më të lartë të saj. Unë jam vetë një revolucionar edhe me pankarta, po jo dhe aq revolucionar si me thënë, i një natyre kaq të butë sa është kjo lëvizje sot. Pra, kam provuar edhe gjëra të tjera në kurriz dhe kemi rrezikuar edhe jetën.”, shtoi ministri.

Sipas tij, debati mbi mjedisin dhe zhvillimin turistik tregon edhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për çështjet që lidhen me mbrojtjen e natyrës.

I pyetur për thirrjet e qytetarëve për largimin e Ramës, ai tha:

“Jo, kjo pjesë nuk më takon as ta komentoj, as më takon ta adresoj në kuptimin direkt si ministër. Ju më pyetët si ministër. Në rast se më pyetni pastaj thjesht si një ish-student i Lëvizjes Dhjetori e të tjerë, unë kam përgjigje të plotë.

Nuk është se nuk kam ndonjë reagim, nuk është se nuk e ndjek, nuk është se nuk jam i ndjeshëm, natyrisht jam jashtëzakonisht për situatën. Edhe sepse si Ministër i Turizmit, Kulturës dhe i Sporteve jam shumë i lidhur me atë grupmoshë, jam shumë i lidhur, kuptohet që përfshihet edhe Rinia në ministrinë që drejtoj, jam shumë i lidhur me një pjesë të madhe të atyre, po themi, shpesh artistë, inovatorë, krijues, njerëz të cilët unë i shoh dhe i njoh, gati-gati një pjesë të madhe të tyre e njoh nga bashkëpunimi që ata kanë me shtetin, me nivelin qendror të qeverisjes, skenën e pavarur, një pjesë e mirë e tyre mund të jenë edhe artistë që kanë lidhje me një pjesë të institucioneve artistike. Prandaj nuk diskutohet, ne jetojmë në Tiranë dhe e kemi shumë të qartë që është një situatë e cila kërkon një vëmendje dhe kërkon një analizë, kërkon një reflektim shumë të thellë nga çdokush.

Nuk jam nxituar dhe nuk jemi nxituar askush nga ne besoj, sepse duam që të kemi një qasje që të jetë sa më e peshuar, sa më e mirëmenduar dhe sa më e ekuilibruar në raport me atë që janë kërkesat e tyre. Në mënyrë direkte, çështja kryesore e kauzës së tyre është mjedisore, unë nuk është se e kam direkt në fushën time të përgjegjësisë. Por nga pikëpamja e pikëpyetjeve që kanë të bëjnë me projektet e turizmit, natyrisht që është në fushën e përgjegjësisë që mbuloj dhe natyrisht po punojmë që të gjithë informacionin, të gjithë po themi verifikimin nga pikëpamja e rëndësisë dhe vlerës së zhvillimit turistik, qoftë për zonën e Zvërnecit apo qoftë edhe për shembuj të ngjashëm qoftë në rajon, qoftë në Shqipëri, të jemi të përgatitur që në një dialog, në një moment që ne do të kemi natyrisht nevojë të komunikojmë dhe të shkëmbejmë informacion me njëri-tjetrin, kuptohet kur kjo të jetë edhe në një formë më të organizuar dhe më të strukturuar, e cila deri tani nuk ka ndodhur sepse ka pasur me sa duket edhe vetë protesta nevojën e vet që të shfryjë.

Dhe ne e respektojmë protestën. Ajo protestë vjen edhe sepse liria në vend është, besoj sot, në nivelin më të lartë të saj. Unë jam vetë një revolucionar edhe me pankarta, po jo dhe aq revolucionar si me thënë, i një natyre kaq të butë sa është kjo lëvizje sot. Pra, kam provuar edhe gjëra të tjera në kurriz dhe kemi rrezikuar edhe jetën. Por, dhe e di shumë mirë që nuk mund të themi dot sot që pritëm 36 vjet që të na vijë kjo ditë. Jo, sepse ne kemi luftuar deri vonë, deri në 2013-ën më së paku, në shumë e shumë prej betejave tona që të kemi lirinë që kemi sot parasysh dhe që kemi si, po themi, si një realitet në vendin tonë. Me këtë liri, natyrisht që pritshmëritë janë shumë të larta.

Pra, punët e mira dhe puna e madhe që është bërë që t’i rrisim pritshmëritë këtu ku janë, që ne sot të jemi duke diskutuar për flamingo dhe për ndjeshmëri që kanë të bëjnë me speciet, ndjeshmëri mjedisore, është një shenjë që ne kemi bërë progres të jashtëzakonshëm. Duhet ta ruajmë këtë forcë të demokracisë, duhet ta ruajmë këtë të drejtë, këtë po themi fjalë të lirë të grupimeve të kësaj proteste, por duhet që sa më shumë ajo të jetë e, si të them, e kuptuar, e dëgjuar për sa i takon asaj që është pjesa serioze, që është pjesa e qënësishme, që është pjesa kryesore e asaj proteste. Dhe për ato çështje që janë thelbësore, të rëndësishme dhe ku ka interes natyrisht për vendin dhe për punën që ne kryejmë, neve jemi duke marrë të gjitha masat që ne të jemi të përgatitur që ta adresojmë çdonjërën prej problematikave të protestës.

Jo, kjo pjesë nuk më takon as ta komentoj, as më takon ta adresoj në kuptimin direkt si ministër. Ju më pyetët si ministër. Në rast se më pyetni pastaj thjesht si një ish-student i Lëvizjes Dhjetori e të tjerë, unë kam përgjigje të plotë. Por besoj që ditën e çeljes së sezonit të Pogradecit nuk do t’ia dedikojmë vetëm kësaj proteste.

Pyetje: Është fakt delikat. Turizëm pak agresiv me mjedisin. Si do të gjendet ky ekuilibër në zhvillim me mjedisin? Duke e mbetur edhe te Pogradeci sepse ka pasur protestime edhe për rikualifikimin e zonës së Drilonit.

Po patjetër. Po patjetër, është një proces i vazhdueshëm. Është një proces që nuk diskutohet që ekuilibrin, të mesmen e artë, e ka shumë të vështirë, e ka shumë delikate, e ka shumë, të themi, e ka shumë të vështirë që ta gjejmë. Dhe kjo është një gjë që bëhet në një moment kur Shqipëria ndodhet në fazën e integrimit dhe përafrimit përsa i takon konvergjencës ligjore, por bëhet edhe në një moment kur Shqipëria ka nevojë që të hyjë në Bashkimin Europian me këmbët e veta e fortë, jo e përgjunjur ekonomikisht, sepse ndryshe nuk do të ishte një hyrje në Bashkimin Europian dhe në tregun e përbashkët e cila do të na mundësonte që të përballonim konkurrencën, të përballonim gjithë atë që sjell hyrja në Bashkimin Europian nga pikëpamja e tregut, nga pikëpamja e konkurrueshmërisë.

Pyetje: Ndërkohë që ka ligje shumë të forta për mjedisin…

Po, siç ka ligje shumë të forta për mjedisin. Në shumë prej zonave dhe më së paku fqinjët tanë, ka plot e plot e plot zhvillime të cilat janë një kombinim në harmoni s’po them në perfeksion, por në një harmoni jo vetëm ligjore, por në një harmoni që është edhe e lidhur me interesin publik, edhe e lidhur me interesin e komunitetit, ku ka pafundësisht struktura të tilla, ku ka pafundësisht resorte që janë afër zonave të mbrojtura ose brenda tyre dhe ku ka pafundësisht zhvillime të cilat kur bëhen siç duhet, janë absolutisht të mirëpritura.

Çdo diskutim që lidhet me pjesën mjedisore natyrisht është shumë teknik edhe mund të lidhet jo me fushën e përgjithshme që unë mbuloj. Por nuk e quaj që është një protestë vetëm mjedisore, por thashë që lindi nga erdhi nga, si me thënë, nga një diskutim apo një dilemë rreth një projekti. I cili në aspektin mjedisor u diskutua më së pari. Natyrisht që ngjarja e së shtunës, e asaj të shtune, është dënuar nga të gjithë. Nëse ju doni që unë pas një jave të ridënoj atë ngjarje, unë e bëj, nuk ka asnjë problem, këtu nuk ka asnjë diskutim. Ajo është një ngjarje absolutisht e papranueshme dhe që çdo përgjegjësi në çdo aspekt të çdokujt, shtet apo jo shtet, do të ndiqet deri në fund.

Për çdo diskutim tjetër që lidhet me protestën, pastaj unë them që nuk i bëjmë ne as nder protestës nëse ne do të duhet ta instrumentalizojmë atë dhe ta përkufizojmë në disa prej thirrjeve dhe disa prej ultimatumeve që dalin nga ajo protestë, ku unë mendoj që nuk janë as pjesë e një plebishiti, nuk janë as pjesë e një vendimmarrjeje të protestës. Pra ajo është një protestë e lirë ku dalin shumë individë dhe ku hedhin teza të caktuara. Mund të ketë dhe ultimatume, mund të ketë dhe, si të themi, deri dhe ndonjëherë edhe shprehje të cilat jo, unë them dhe shprehje që nuk janë as të pëlqyeshme për t’i dëgjuar dhe nuk janë as qytetare sa duhet. Por ama në përgjithësi protesta, unë vlerësoj vetëm këtë pjesë, që protesta për pjesën e saj qytetare, për pjesën e saj rinore, për pjesën e saj të themi të lidhur, ndoshta dhe naivish, por të lidhur me pjesën e, si me thënë, ambientit, natyrës dhe vlerave që ne duhet t’i mbrojmë, trashëgimisë natyrore apo trashëgimisë kulturore, është një protestë që ne po e dëgjojmë dhe i kemi kushtuar vëmendjen e duhur.

34 Komente

  1. d
    dire Straits !!!!!!

    Kur flet edhe ky , ish-sekseri i 20 perqindeshit te Rames kur ishte ne bashki , dhe tani sekser i aferave te tjera......Meqe ke qene dhe ish student i dhjetorit kam nje mesazh per ty : "......Idealet e dhjetorit 90 , u shkelen dhe u perdhosen nga klasa politike e 35 viteve ( pershire edhe ty ) , qe qellimin "Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa" e zevendesuat me " Te mbushim xhepat tane me para , me vila me pasuri per familjaret tane dhe disa breza pasardhesish"....... *****RAMA NE BURG_______BERISHA NE BURG******

    Përgjigjjuni
    1. n
      ne

      Dire...pi ilacet se po le nam.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits !!!!!

        Ok , por doktori kur te jep ilacet , te shpjegon me argumenta, ma argumento pak komentin tim , cila nga ato eshte genjeshter ???!!!!

        Përgjigjjuni
        1. n
          ne

          Dire, vertet qe mjeku i shpjegon pacientit mjekimin qe duhet te mari por jo kur pacienti ka rrjedhur nga rradakja.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire Straits !!!!!

            Boll u perdrodhe si lavire.......argumentoji fjalet e komentit tim , cilat jane genjeshtra apo fantazi........dhe gjithashtu me shuaj edhe nje kuriozitet , me poshte ke sharje sa te duash edhe me te renda per Blendin....pse pikerisht kapesh me Dire Straits ???!! ( kete gje ben ne cdo artikull) !!!!

            Përgjigjjuni
    2. k
      kacidhja

      Ky pervetsusi klasik i pasuris se popullit ka argumenta te fuqishme all Rama.Pra vetem te paverteta.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Umi

        Gonxhja nje tjeter patronazhist robqir, revolcionar ky mund te jete vetem ne korrupsion. Aty di te beje maksimumin

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sadiu

          Po të ishte Saliu i Berishajve në pushtet do të demostronin e do bënin revolucion këta bandillat. Brënda orës do tu ishin thyer brinjët këtyre të shkretërve me metoda revolucionare e do kishin marrë nga sytë këmbët nëper rrugicat e Tiranës. Kurse sot sorollaten rrugëve e bërtasin në podium me histerizëm sidomos femrat që kanë harruar edhe natyrën e tyre të butë. E tmershme me këta demostrusit revolucionar kundra zhvillimit ekonomik të vëndit nëpërmjet turizmit me investimet e të huajve.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Ne se do sharlatane qe shajne vatan,ke tropojane

            Problemi eshte se shqiptaret nuk jane ne gjendje te bejne shtet,prandaj kane ber kaq gjera te shemtuara sa ketu eshte ber muti mullarr dhe nuk ka bir kurve qe ti rregulloj....duhet filluar qe nga ligji tokes,i prones qe eshte baza e gjerave te keqija dhe qe vazhdojne te thellohen... Shikoni si eshte ber vija bregdetare nga mosnjohja prones,nga lalzi nje tragjedi me viktima dhe prerje pishash ku bllokmenet brekgrisur u pasuruan me vila dhe me e bukura shajne ish bllokmenet e kafet e telefonatat e nexhit... Apo mideli Golem nje babezi e fitimit,ngjitur byth me byth pa rruge pa plan shkaterrim i pyllit.... Keshtu mund te vazhdosh me dhermiun,palasen,saranden nje masaker e vertete apo ksamili me ato bukuri te shkatrruara qe mburremi...emund te vazhdojme me drilonin e me qytetet Ku ishin keta patriote te medhenj ne ate kohe,ku ishte sazan sharlatani me sharlatanet e tjere tropojane...qe shajne vatane...dhe perzene investitoret me parrullen se po shitet Shqiperija.... Keta sharlatane hajdute,pushtusa,vrases,drogaxhinj qe shkatrruan cdo gje sot na bejne patriotin... Fajin e kane edhe investitoret e huaj qe nuk i bejne mutin ketij vendi dhe ketij populli fshatar qe ka mar kot dhe secili ben kopetentin,ca kalamanj me kalamanj per dore na ben revolucionarin

            Përgjigjjuni
            1. V
              V.L

              Ajde kuptoje po deshe kete komentuesin. Nga njera ane thote qe eshte shkaterruar krejt vija bregdetare, dhe nga tjeter thote ta vazhdojme shkaterrimin edhe ne ato pak zona qe na kane mbetur. Sigurisht ne emer te investimeve strategjike. Mesa di une investim strategjik quhet ai qe behet ne industri apo ne agrikulture. Sesi mund te quhet investim strategjik resorti turistik ajde merre vesh kete pune.

              Përgjigjjuni
            2. t
              toni mavrija

              Hajdut dhe revolucionar sikur nuk shkon.............

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rage of Flamingos

                Nje thirrje per te gjithe; patrioteve, fetareve, liberaleve, ambiantalisteve, ushtarakeve ne lirim apo detyre, homoseksualve , te forteve, romeve, , transgjinoreve, lezbigeve, rrokerave, motoristave, rrepistave, metalareve spaxhatorave dhe gjithe Qelbesirave ku do ku ndodhen te mblidhen me nje qellim dhe nje deshire te (Largojme) Krye Qelbesirin-Qelbesiren; Arrogantin, Diktatorin,( Hajdutin e Tokave, Fondeve, Zgjedhjeve) Tradhetarin, Mashtrusin, Dhunuesin, Shpopulluesin, Sharlatanin, Edi Rama !!! Bojkotoni Koncertet Falas Qe Organizon Gonxhja Vyzhkur e Partise Vetem Percajne

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vlonjati 100 karat

                  Ti edhe te gjith ata si ty do tja ruani Edi Rames

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vlonjat mavria

                    Po ku te le ti t'ja rruajme KryeLegenit. E ke kap ti, mengjes, dreke darke. Mbaje te te rroje. Te me rroç edhe ti.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rage of Flamingos

                      Nje thirrje per te gjithe; patrioteve, fetareve, liberaleve, ambiantalisteve, ushtarakeve ne lirim apo detyre, homoseksualve , te forteve, romeve, , transgjinoreve, lezbigeve, rrokerave, motoristave, rrepistave, metalareve spaxhatorave dhe gjithe Qelbesirave ku do ku ndodhen te mblidhen me nje qellim dhe nje deshire te (Largojme) Krye Qelbesirin-Qelbesiren; Arrogantin, Diktatorin,( Hajdutin e Tokave, Fondeve, Zgjedhjeve) Tradhetarin, Mashtrusin, Dhunuesin, Shpopulluesin, Sharlatanin, Edi Rama !!! Bojkotoni Koncertet Falas Qe Organizon Gonxhja Vyzhkur e Partise Vetem Percajne

                      Përgjigjjuni
                  2. M
                    Mara emigrante ne Itali

                    Te gjithe antishqiptaret nuk e duan zhvillimin e Shqiperise .Resorti do te behet Shqiperia do te eci perpara me Ramen ne krye .

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Ton

                      Uroj te behet por jo si resorting Alabarit....me thua dot cu be me te. Keshtu na thoshin dhe atehere.....miliarda...

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rage of Flamingos

                        Nje thirrje per te gjithe; patrioteve, fetareve, liberaleve, ambiantalisteve, ushtarakeve ne lirim apo detyre, homoseksualve , te forteve, romeve, , transgjinoreve, lezbigeve, rrokerave, motoristave, rrepistave, metalareve spaxhatorave dhe gjithe Qelbesirave ku do ku ndodhen te mblidhen me nje qellim dhe nje deshire te (Largojme) Krye Qelbesirin-Qelbesiren; Arrogantin, Diktatorin,( Hajdutin e Tokave, Fondeve, Zgjedhjeve) Tradhetarin, Mashtrusin, Dhunuesin, Shpopulluesin, Sharlatanin, Edi Rama !!! Bojkotoni Koncertet Falas Qe Organizon Gonxhja Vyzhkur e Partise Vetem Percajne

                        Përgjigjjuni
                      2. E VERTETA

                        Jam bashkemoshatar dhe njekohesisht kam perfunduar ILB me Blendin. Shkrimin e mesiperm nuk e lexova mbasi dje pashe takimin e Edit me pleqte e pa afte te Zvernecit . -Pse nuk kish Rini ne ate takim ? -Pse Edi nuk pranonte qe askush ti nderpriste fjalen "mbretit" , ndersa shume frekuentisht ai ju nderpriste fjalen pleqeve te Zvernecit per ti "matyfepsur" me hipnotizimet e fjaleve te tij . Edi , mos u justifiko me gjendjen e sistemit te gjykatave , as me veprimet e parlamentit sepse dihet qe : 1- Kadastrat neper qytete drejtohen nga puninjes administratore qe jane rrogetare qe ju Edi i paguani , i udhezoni dhe i kontrolloni qe te veprojne sipas direktivava te Qeverise tuaj ne pushtet. Pra ju Edi jeni 100% pergjegjes per te gjitha shkeljet anti-ligjore te ketyre punonjesve tuaj kadastrale. Per kete ju nuk mund te luani me shume me fjale hipnotizuse . 2- Te gjithe keto marrina (cmerduri) qe behen tek keto Kadastrat tuaja nuk mund ti zgjidhe ne nje kohe normale askush neper gjykatat tona , nderkohe qe Kadastrat tuaja i kane dhene dokument pronesie kujt qe i ka dashur qejfi. Si e tille , ndoshta nje dite , ju Edi mund te kaloni nje ligj ne Parlamentin qe zoteroni juve , qe nga Bota te kerkohen me qira gjykates nga India dhe Indonezia . Pra , une pashe se ju Edi ja u "fusni ujin nen rrogoz" atyre qe ulen perballe jush . Per kete je mjaft i afte qe te shmangesh se kush eshte nyja qe gatuan kete ndyresire me pronat e Shqiptareve tek zyrat kadastrale qe qeverisni direkt ju Qeveria e Edi Kadastres . 3- Te gjitha keto qe te them i kam te bazuara nga dokumenta kadastrale kontradiktore , aq sa nuk perfillin as Vendime te Zbardhura te Gjykates , as regjistrimet kdastrale fillestare me justifikimin kot se koti : "fshije" e pronesise private dhe regjistrimin "Shtet" te shtepise ku u rrit stergjyshi , gjyshi , une dhe femijet e mi , dhe cuditerisht meqenese gjyserit kane vdekur dhe une jam ne emigracion , keta te Kadastres tuaj duke manipuluar me VKMnr.827 , date 30 Shtator 2020 ja paskan tjetersuar keto prona dikujt tjeter duke i njohur pa pagese 300 m2 , kurse pjesen tjeter Kadastra juaj i ka kerkuar tjetersusit qe te paguaje per tu paisur me dokument kadastre . "Peshku qelbet nga koka" , o Edi , dhe kete populli e ka kuptuar . Nese gjykata me rrikthen mua pronesine cfare demshperblimi ti kerkoj une ligjerisht kesaj Qeverie_kadastrale ?! 4- Kur i paraqes per korrigjim Kadastres keto dokumenta , me japin pergjigje njesoj si juve: Shko ne gjykate ! 5- Po une jam ne gjykate , por dua qe ai Parlamenti dhe Qeveria qe ju drejtoni , nese gjykata do me njehe pronesine , atehere le te kete edhe nje ligj qe te gjitha shpenzimet e mia ti paguaje Kadastra qe JU Ed Kadastra drejtoni. 6- Ja pra populli kete e ka kuptuar ku "fshihet ljepuri" tek kadastra , dersa juve na thuani shkoni kerkoheni "ljepurin" neper "ferrat e viteve" tek Gjykata , nderkohe qe juve ne keto kadastra kini njohur shpejte shpejt per pronare emera te njerezve qe ju duket se i desheroni per te bere investime te huaja . 7- Nese Gjykata me vone me njeh mua pronesine mbi keto troje atehere a kini bere ju ndonje ligj qe Gjykata ta detyroje ndertusin qe te paguaje per gjithe jeten qirane mbi kete toke te uzurpuar nga Kadastra - Qeveri dhe Qeveria- Kadaster ? 8 - Ja pra qe Rinia i kupton keto lojera "ligjore" qe ju i thate pleqeve te Zvernecit ; prandaj ose juve nuk i desheruat Rinine ne ate takim , ose-ose , Rinia nuk desheronte pse te vinte te bisedonte me ju qe orkestroni gjithe Kadastrat (pronat) e Shqiperise si edhe pronat e shqipetareve .

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Teo

                          Te ka zbutur pasuria o Gonxhe...je peng...ke se cfare te humbesh.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tironsi Denbabaden....

                            Ti o jevgjiti i mutit Gonxhe kulish kurve ti nuk je revolucionare je zagare je ne politike si perfaqesues i bllokit , konkretisht si kushuriri i Nexhmije Hoxhes...djali i Agim Gonxhes...! Boll u fshehe pas brekeve te Nexhmije Hoxhes 36 vjet...!

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tironsi Denbabaden....

                              Ti o jevgjiti i mutit Gonxhe kulish kurve ti nuk je revolucionare je zagare je ne politike si perfaqesues i bllokit , konkretisht si kushuriri i Nexhmije Hoxhes...djali i Agim Gonxhes...! Boll u fshehe pas brekeve te Nexhmije Hoxhes 36 vjet...!

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                T

                                Duan nuk duan berishistet,ballistet e Agron Shehajt,delenxinjt e Tik Llapaqenit,majtistet e Qorrit dhe soji i hunderres Klodiana Lales, Zverneci do behet,dhe gjithe Shqiperia do behet

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  ENTSOE

                                  Poshte Ssli Nongrata Vrasesi i kombit! Go Way sahanlepirsit e tij!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vlonjati 100 karat

                                    Te gjith ata qe flasin dhe komentojne ketu nu e dine Ku bije Narta edhe ku eshte portonova e Njejta Gje edhe Zverneci nuk kane as nje lidhje me njera Tjetrenai brezë pylli u kriua pase çlirimit Per te Mbrojtur token nga erozoniajo siperfaqe edhe me ligje eshte pron shtete Pavarshist ça beri Saliu me pase Me Trimat E Tije

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Fshatari kokegdhe..

                                      Nje krimb, dheu zoteri, ka me shume vlere se nje revolucionar, sepse krimbi sherben si zogun qe zgjohet heret ne mengjes... Ja disa shembuj revolucionaresh: Mbreteresha e Frances Mari-Antuanet mbahej me te birin e vogel e izoluar. Gjyqi iu be ne nje salle ne Paris qe ruhet edhe sot me te gjitha orendite si dikur. Revolucionari qe drejtonte gjyqin, per ta dermuar me akuza, le te kuptohet se Mari-Antuanet kishte marredhenie te pahijshme me te birin. Mari-Antuanet kishte mbajtur nje qendrim jo kryelarte deri me aty, por befas ngrihet dhe i thote revolucionarit se si guxonte te fliste kunder ligjeve te natyres. Perreth, llozhat ne salle ishin mbushur me gra revolucionare, dhe ato u ndjene te lenduara ne qenien e tyre, e cila shprehte mos-miratim. Revolucionari e ndjeu hendekun dhe u terhoq. Revolucionari ishte nje bir kurvi. Ne Rusi, mbi 70% e revolucionareve nderruan emrat si psh nga Bornstein ne rus Trocki, si Kamenievi Buharini e plot te tjere. Revolucionare per te gezuar te mirat e ish-perandorise Ruse por jo per te miren e popullit... Si shembull te fundit po marr Titon shpenzimet per lluks te te cilit ia jalonin shumefish mbreterise jugosllave e cila, ne perpjestim me popullsine e te ardhurave, vinte per shpenzime lluksi mbas perandorise Japoneze... Revolucionari i fundit si shembull jeni ju vete kur tek Qyteti Studenti me 1990, flisje para ma ifestuesve se regjimi Hoxhiste ishte i keq se ndalonte te degjoheshin Bitellsat... Ju zoteri, jeni shembulli par excellence i revolucionarit: demagog, horr, hajdut, i pafytyre, i pander e plot te tjera....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. X
                                        XY

                                        Pse nuk eshte komenti im per shkakun e protestave ?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Klimax

                                          Hahahaha! Sipas Gonxhes e paska fajin "liria e nivelit të lartë në Shqipëri!!!! Çfarë do dëgjojmë akoma!!!! Kur një kryeministër deklaron se nuk pyet jo për pesë mijë, por as për 500 mijë protestues, atëhere për çfarë niveli të lartë lirie e demokracie flitet?!!!!! Kur një kryeministër deklaron se përulet në gjunjë vetëm para Melonit dhe ndaj askujt tjetër, pra as ndaj popullit të tij, as ndaj flamurit kombëtar, as ndaj kushtetutës së Shqipërisë, atëhere kemi të bëjmë me një sundues dhe një despot të rrezikshëm që nuk respekton as rregulla e as ligje!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Fshatari kokegdhe...

                                            Pse nuk ma nxjerr komentin, Z. Baze

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dok prof xhelali!

                                              Mendova te dal andej nga protesta meqe duket si proteste e civilizuar por kur pash ate klodjana pallen ndrova mendje

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                G

                                                Mbrapa protestes qendrojn haxhiqamilet e Shqiperise dhe sherbimet serbo-greke te perfaqesuara nga Bejleri dhe Albin Kutti. Pjesemarrja e perfaqesuesve te WW e verteton kete qe thash.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. .
                                                  .

                                                  Ne Vucicin e keni vlla, or taj. Ne jemi te Ballkanit te hapur, mos na e shaj. Ne Micon e kemi mik personal, or taj. Te lutem grekun mos na shaj.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. P
                                                  Pis milet

                                                  Mbylleni, o Halen. Sa me shume flisni, aq me shume e felliqni. Reflektini pa ze.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Aldo

                                                    O gonxhe e thare! Ti je revolucionar ne vjedhje, e treguar qe kur ishe tek bashkia, por i maskuar. Jepi gonxhe jepi se te kane mbetur ca flete pa thare akoma, deri sa dielli I rinse shqiptare do te ti djege plotesisht.Hipokrit kalibri, I ngjan ariut qe ben gjumin letargjik dimrit.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje