Një faqe iraniane në platformën facebook, po përhap një propagandë online kundër ndërtimeve në Zvërnec duke iu referuar investitorëve, dy vëllezërve Alkhayatt nga Katari si dhe sipërmarrësit në këtë projekt Jared Kushner, dhëndri i presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Me emrin ‘Ushtria e Iranit’, ky profil ka publikuar foto nga protestat me mbishkrimin “Shqipëria nuk është në shitje. Nxirrini jashtë nga Tirana ata miliarderë hebrenj”.
“Shqipëria është vetëm për shqiptarët” shkruhet në një tjetër postim, ku shënjestër e ‘propagandës është familja Trump’, Ivanka dhe bashkëshorti i saj.
“Mijëra qytetarë shqiptarë u mblodhën në sheshin kryesor të Tiranës të mërkurën për të protestuar kundër një resorti të planifikuar në një zonë të mbrojtur të Zvërnecit, në jug të Shqipërisë, i lidhur me dhëndrin miliarder të Trump.
Protestat që filluan të dielën në Zvërnec u intensifikuan në Tiranë në ditët në vijim. Nën sloganin "Shqipëria nuk është në shitje", protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit. Albani është vetëm për shqiptarët”, thuhet në postim.
Propaganda shkon deri aty sa e paralelizon realitetin në Shqipëri me Palestinën. Kjo për shkak se Donald Trump ka marrë përsipër rindërtimin e Rripit të Gazës përmes Bordit të Paqes, zonë e shkatërruar nga lufta mes Izraelit dhe grupit terrorist Hezbollahu, i financuar nga Irani.
“SHQIPËRI NUK ËSHTË PËR SHITJE! KËSHTU FILLOI NË PALESTINË”
Debati për Zvërnecin ka ‘rënë pre’ dhe e propagandës ruse dhe greke ku thuhet se Zvërneci e Sazani i është shitur izraelitëve apo se këto zona janë tokë greke.
Akoma!!?? Akoma vazhdoni duke i rënë fyellit te vrima për Iranin? Keni gjithë ditën me targat e makinës serbe, nxjerrjen sensacionale të fotografive nga ishulli i Katarit dhe Portugalija, mungon vetëm të publikoni Spitopalin: Fitorja s'është pronësi, as rotacioni katastrofë!
Kujt po i plas trapi ca thone tjeret. Edhe rama me meron si iraniane jane per shqiptaret. Gjithe te keqijat i kemi prej ketyre plehrave dhe mediave qe shesin dhe breket. Shqiptaret nuk jane kunder zhvillimit dhe jane te gjithe properendimore dhe pro amerikane. Shqiptaret jane europiane dhe sot po protestojne kunder rames me qeveri oligarki dhe hajduteri. Kundra krimit qe drejton pushtetin, manipulimeve te ulta, patronazhisteve qe kontrollojne cdo aspekt te jetes qytetare. Kundra korrupsionit qe vetem shtohet, kundra zyrtareve si rama e balluku qe fshehin miliarda
...nuk e di pse me vjen ne mendje deklarata e Berishes pas 21 Janarit :"...ishin protestues me stilolapsa pistolete , me cadra pistolete.....".......liderat fantazojne per ate qe ndodh ne Shqiperi , fantazoi Berisha atehere......fantazon Palloshi tani.........epo i njejti surrat jane !!!!!....................o Mero cila media prestigjioze nderkombetare e ka dhene kete lajm.....sigurisht pervec Temes , se gjithe te tjerat vetem po pasqyrojne protesten madheshtore !!!!! ..................kujdes Mero , ka info qe iranianet ia kane vene syrin Temes....mobilizo IT dhe ........s'ka gjume sonte !!!!!
Baba Rrahimondi me tanga: qafirat e mi sunite a shiite shqipfoles m'Albaniston,bashkojuni birazereve tane Iranians....vatoni do te behet bektosh state,te vijne te lajne sumen e kolotripidha-n birazeret tane trecereksha nga ironi,irak, Libia, Turkey, Bangladesh e tj e jo te lajne rrocken amerikonat, talionat, gjermonat.... gezuar ramazonin!