Dyshohet se shiste kokainë në lokal, arrestohet administratori i lokalit në Sarandë

7 Qershor 2026, 09:50Kronika TEMA
Dyshohet se shiste kokainë në lokal, arrestohet administratori i

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pasi dyshohet se mbante armë zjarri pa leje dhe shiste kokainë në lokalin që administronte.

Arrestimi i Aleksandro Hizmos u bë gjatë operacionit policor të koduar “Administratori”, i zhvilluar pas kontrolleve të ushtruara në ambiente dhe subjekte të ndryshme të qytetit, bazuar edhe në informacione të siguruara në rrugë operative.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në lokalin që administronte 37-vjeçari në lagjen nr. 4 të Sarandës, si dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tij, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Hetuesit dyshojnë se lënda narkotike mbahej me qëllim shitjen në ambientet e lokalit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje