VIDEO/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

7 Qershor 2026, 10:55Kronika TEMA

VIDEO/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në

Dy persona kanë rënë këtë të dielë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kapën me mbi 1 kilogram heroinë, që dyshohet se do të shpërndahej në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Operacioni u zhvillua në kuadër të fazës së tretë të aksionit policor të koduar “Zonat”, i fokusuar në goditjen e rasteve të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në pranga përfunduan 51 vjeçari Gezim Muhameti banues në Tiranë, dhe 35 vjeçari nga Gjirokastra Zhuljan Prençi., 

Pas informacioneve të mbledhura nga Policia, efektivët ndaluan automjetin me të cilin po lëviznin dy të dyshuarit në rrugën “Prokop Mina” në Tiranë. Gjatë kontrollit, atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 kilogram e 71 gramë heroinë. Sipas hetimeve paraprake, lënda narkotike ishte destinuar për t’u shpërndarë në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në Tiranën e Re.

Policia bëri të ditur se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Gjatë dy fazave të mëparshme të operacionit “Zonat”, janë sekuestruar mbi 1 kilogram kokainë dhe janë arrestuar dy persona.

Njoftimi i plotë i policisë 

Tiranë/Intensifikohen kontrollet dhe goditjet ndaj veprimtarisë kriminale të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Zonat”. Goditet një tjetër rast i furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta. Sekuestrohen mbi 1 kg heroinë. Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi me sukses fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Zonat”, duke goditur një tjetër rast të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.

Si rezultat i kësaj faze të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe Zh. P., 35 vjeç, banues në Gjirokastër. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore e operacionale të mirëorganizuar, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, në rrugën “Prokop Mina”.

 Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 kg e 71 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas do të furnizonin shtetas të tjerë me këtë sasi lënde narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në zonën e Tiranës së Re.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Gjatë fazave të para dhe të dytë të operacionit “Zonat”, janë sekuestruar mbi 1 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe janë vënë në pranga dy poseduesit e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje