“Ia thashë kryeministrit dje që pronën ma mori Artur Shehu, sot jemi në gjyq”, banori i Zvërnecit tregon historinë e tokës

6 Qershor 2026, 16:40Kronika TEMA
“Ia thashë kryeministrit dje që pronën ma mori Artur Shehu,

Teksa qytetarët pritet të mbajnë një protestë kundër resortit në Zvërnec, banori Minella Balliu tha për mediat se prona është blerë nga gjyshi i tij në vitin 1932 dhe sipas tij ekziston edhe dokumenti i blerjes dhe transkripti.

"Kjo pronë është e blerë nga gjyshi im në 1932, ndërsa ekziston dokumenti i pronës dhe transkripti. Ndërsa në 1946 më është sekesutruar 220 ha nga shteti komunist. Pas viteve ’90 ma ka njohur Gjykata e Vlorës. Toka ime është këtu (brenda territorit që këtu e deri tek kodra)” shpjegon  Armand Xhelili.

Banori shton se këtë pronë Artur Shehu e ka marrë me dokumente të falsifikuara. Ai nënvizon se pronën Shehut ia ka njohur gjyqtari Alaudin Malaj, ish-kreu i Apelit në Tiranë në vitin 2009, pikërisht kur në pushtet ishte Sali Berisha.

“Këtë pronë e ka marrë Artur Shehu me dokumente të falsifikuara.  Nga diskutimi që bëmë me Kryeministrin ia kam ngritur shqetësimin dhe i kam thënë se nuk duhet bërë asgjë pasi jam në proces gjyqësor. Arturi Shehut pronën ia ka njohur gjyqtari Alaudin Malaj, ish-kreu i Apelit në Tiranë në vitin 2009. Gjykata e Lartë e hodhi poshtë vendimin e Alaudin Malajt dhe çështja nisi nga fillimi në Gjykatën e Vlorës”, shtoi Minella Balliu.

Teksa mbante një kapele me emrin e Donald Trump, Balliu tha se ata janë pro investimit në Zvërnec

“E mbaj vet a do vijnë të investojnë amerikanët këtu unë jam pro investimit, se nuk do rrimë me kasolle në mal”, përfundoi ai.

5 Komente

  1. E
    Europa

    Pyesin miqte e dikurshem te rames: perse zhgenjeve?! Dhe zhgenjeve ata qe te njihnin dhe shume te tjere qe te besuan pa te njohur fare. Dhe si mund te ndodhte ndryshe me nje te felliqur si rama, nje hajdut te korruptuar. Me i korruptuari ne europe

    Përgjigjjuni
    1. X
      X

      Do ti, por nuk duan ata qe solloraten ne bulevard.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Nëse pronën ta kanë vjedhur,K.Ministri nuk ka faj se ti nuk je i zoti të korruptosh asnjë gjykatës,drejtor kadastre,sekretar regjistrimesh,drejtor drejtorie amjentale,ministrës dhe zv,K.Ministrër ,ndonjë deputet apo drejtues policie. Reforma e vetme qe do shpetoje shqiperine nga katastrofa,është BOMBA ATOMIKE.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshatari

          Ku ishe deri dje per token e vjedhurr. 2009-2026 jane 15 vjet Pse sot u kujtove?

          Përgjigjjuni
          1. U
            U

            Protesta nuk eshte per Zvernecin,askush ngs ata qe flasin per te as qe e kan iden se perse flasin. Mbrapa protestes qendrojn armiqt e Shqiperise dhe opozita shqiptare qe do pushtet,kaq e thjesht eshte kjo pune.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje