Ilir Beqaj: Dilema që u bë trilemë

7 Qershor 2026, 11:10Politika TEMA
Ilir Beqaj: Dilema që u bë trilemë

Të dielën e kaluar komunikova me ju lidhur me një qëndrim kontradiktor të dy trupave të ndryshme të GJKKO-së për kërkesën time që procesin penal ndaj meje ta ndjek në sallë, pranë avokatit tim, dhe jo në kafazin e qelqtë.
Por të premten, më 5 qershor 2026, e njëjta kërkesë, e paraqitur para një trupe të GJKKO-së së Apelit, mori një përgjigje refuzuese, madje të ndryshme edhe nga dy vendimmarrjet e mëparshme.
Kështu, më 5 qershor, dilema se si do t’i ndjek proceset penale ndaj meje u bë trilemë.
Për mua, si i njëjti person, për të njëjtën kërkesë, janë marrë tre vendime të ndryshme:
* një trupë gjykuese, e përbërë nga tre gjyqtarë, ka urdhëruar togën e shoqërimit të më sjellë në sallë;
* një trupë tjetër gjykuese, me një gjyqtar, i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të vlerësojë rrezikshmërinë në rastin konkret;
* një trupë e tretë, me një gjyqtar në apel, e ka rrëzuar kërkesën.
Tre vendime të ndryshme nga tre trupa të ndryshme gjykuese nuk janë, në vetvete, diçka befasuese. Secila trupë gjykuese është e pavarur në vendimmarrjen e saj. Kjo është një arritje e drejtësisë së pavarur.
Vetëm se, në këtë rast, nuk kemi thjesht drejtësi të pavarur. Kemi drejtësi të çoroditur.
Ndërkohë, më 4 qershor 2026, Komiteti Shqiptar i Helsinkit u është drejtuar me shkresë, lidhur me kërkesën time për të qëndruar në sallë, si edhe për kërkesa të ngjashme të zotërinjve Ilir Meta dhe Erion Veliaj:
* zotit Erjon Bani, kryetar i GJKKO-së;
* zotit Ilir Rusi, kryetar i KLGJ-së;
* zotit Toni Gogu, ministër i Drejtësisë.
Përmbajtja e kësaj letre është bashkëngjitur.
Përballë trilemës së krijuar nga drejtësia e pavarur, në seancën më të parë të ardhshme, mbetet vetëm që avokati im t’i kërkoj gjykatës që gjatë seancës edhe ai të qëndrojë me mua brenda kafazit të qelqtë.

6 Komente

  1. S
    Sarkazma

    Suksese ne jete o hajduti i djalit te profesorit te etikes!Sa me pak te flasesh,aq me shume do ta respektoje shkrimet e babai tend!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Foni

      Po i kërkon djalit të Hamit Beqaj të mos flasë? Vetë, Hamiti, në davete dhe gosti, pasi rrëkëllente disa gota dhe ndjente se po afrohej momenti kur efekti i alkoolit po ndikonte dukshëm, bënte këtë deklarim: "Shokë, miq! Nxitoni të thoni çfarë keni për të thënë, pasi po ktheva unë edhe këtë gotë, mundësia e kujtdo këtu për të folur nuk do ekzistojë më."

      Përgjigjjuni
      1. x
        xheJ.eN.Bi

        O sarkazma...as barbcaret nuk je ti, se sarkazma të ther në shpirt kur e lexon.O barbaret,kur thua " hajdut i djalit të profesorit" Iliri është nipi profesorit ?Domethën , djali i djalit të profesorit.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na myten halet

          Per llafazore e sarkazmes, deri tani ndaj ketij zotnise prokuroria nuk ka nje akuze per vjedhje, e jotja eshte e para dhe mendoj e fundit.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tarras Tanguli

          O Sarkazma qeke njē RROT KARRI TI qē se paske shokun. Ilir Beqja ka plotēsisht tē drejt se nuk ēshtē terorist. Nē Amerik dhe Terroristen kur jan i ke nē sall sēbashku me avokatin. E ti mor debil ku e ke Sali Bajgēn qē ka : vjedhur, ka vrar, ka shkatruar, ka shitur Shqiprin e bredh i lir çfar thua ti mor debil pēr ktē padrejtēsi apo ty stē intereson. Apo tē intereson vetēm tē shash mor kaqol debil. Vetēm ham ham ham dini tē bēni o loqe tē mbaruar. Ilir Beqja deri tani supozohet i pafajshēm o Sarkazma bythēs.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Socialisti

            O pis burr po harrove qe the dhe nxore raport qe vuan nga humbia e kujteses pra me e qararte kur vishieje ishe pa kujtes tani qe po te shtergon laku je mire

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje