Një mësuese 35-vjeçare në shtetin e Uashingtonit është arrestuar me akuzën e incestit, pasi dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me dy djem adoleshentë që kishte adoptuar.
Amber Swain u arrestua të martën nga autoritetet amerikane pas një hetimi disa-javor. Sipas policisë, hetimi nisi më 18 maj, kur Departamenti i Fëmijëve, të Rinjve dhe Familjeve në shtetin e Uashingtonit kontaktoi zyrën e sherifit për një rast të dyshuar abuzimi seksual që përfshinte dy të mitur.
Pas intervistimit të viktimave dhe të dyshuarës, hetuesit arritën në përfundimin se kishte shkak të arsyeshëm për arrestimin e saj.
Njëri nga adoleshentët ka deklaruar se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Swain përpara se të mbushte 18 vjeç, duke shtuar se takimet kishin ndodhur disa herë, përfshirë edhe pak ditë para raportimit të rastit tek autoritetet.
Fillimisht, mësuesja ka mohuar akuzat, por më vonë ka pranuar se kishte pasur marrëdhënie me një nga djemtë pasi ai kishte mbushur 18 vjeç, duke pretenduar se mund të kishte ngatërruar datat.
Adoleshenti i dytë ka deklaruar se ka pasur kontakte fizike me mësuesen në disa raste, përpara se ai të ndalonte situatën, sipas dosjes hetimore.
Swain është paraqitur në gjykatë dhe është liruar me kusht me garanci prej 20,000 dollarësh. Kushtet e lirimit e ndalojnë atë të ketë kontakt me persona nën 18 vjeç dhe e detyrojnë të qëndrojë në shtetin e Uashingtonit, si dhe të paraqitet rregullisht tek autoritetet ligjore.
Sipas ligjit të shtetit të Uashingtonit, incesti i shkallës së parë dënohet deri në 10 vite burg dhe me gjobë deri në 20,000 dollarë.
Incesti ndodh kur kryhen mardhenje mes personave te nje gjaku o injoranti i Meros. Ktu shkruan qe ishin femije te adoptuar ,si mund te jete incest? Quaje pedofili,agresion seksual a si te duash por jo incest. Nje pyetje per Meron : Kta gazetaret i ke blere te TEMU?