Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, e cila tregon pamje nga një avion të flamengove që largohen drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut.
Rama ka shkruar se video është e realizuar me Inteligjencë Artificiale, gjë që sipas tij tregon se sa lehtë mund të manipulohet opinioni publik, përmes këtyre pamjeve.
Kryeministri theksoi se që të realizosh të tilla video për të manipuluar opinionin publik, duket t’i marrësh njerëzit për idiotë, pasi sipas Ramës, projekti në Zvërnec nuk është realizuar ende, që të trembë flamengot dhe t’i bëjë të largohen nga vendi.
Postimi i Ramës:
Tani o duhet të jesh idiot o duhet t’i marrësh njerëzit për idiotë, që të sajosh të tilla idiotësira me Inteligjencë Artificiale dhe t’ua tregosh njerëzve për të vërteta të kobshme, se jo për gjë, po me këto pamje i bie që flamingot po ikin nga sytë këmbët prej zhurmës tuaj jo prej projektit se projekt s’ka akoma dhe s’ka arritur akoma teknologjia t’i bëjë zogjtë të ndjeshëm ndaj projekteve që s’kanë ndodhur.
Nuk është politika, punë për buçe në kërkim kompulsiv të karit! Por ik me motërqirin e Tropojës dhe motërqirin e Progonatit aty ku keni vendin në burg, t'ju bëni gojore të burgosurve, pasi nuk latë qen pa u shkërdhyer, pa i bërë portapotty dhe pa i lëpirë vrimën e bythës
Që t’ua hiqnin tan fuqinë dhe të mos mendonin më shumë se të pinin ujë, banorët e Nartës pa ndërprerje i lenë me muaj e me javë pa ujë. Ndoshta edhe tani nuk kanë ujë për të pirë dhe për t’u shplarë.
RAMA NË NJË POSTIM NË FCB: Kur flitet për ligatina, laguna dhe zona të mbrojtura, shpesh krijohet përshtypja sikur mënyra e vetme për t’i mbrojtur është t’i shkëpusësh nga jeta ekonomike. Por Camargue në Francë tregon një histori krejt tjetër. E vendosur në deltën e lumit Rhône, Camargue është një nga ligatinat më të rëndësishme të Europës. Një peizazh i jashtëzakonshëm me laguna, këneta, dunat bregdetare, kripore, flamingo rozë, kuajt e bardhë të famshëm të Camargue dhe qindra lloje shpendësh. Një parajsë e biodiversitetit. Por njëkohësisht edhe një motor ekonomik. Sot Camargue është një destinacion ndërkombëtar me hotele butikë, restorante, marina, turizëm natyror, kalërim, vëzhgim shpendësh, prodhim tradicional të kripës dhe një ekonomi lokale që jeton pikërisht falë peizazhit që ka ruajtur. Franca nuk e mbrojti Camargue duke e mbajtur qytetërimin larg saj. E mbrojti duke e bërë të vlefshme për qytetërimin e saj. Duke kuptuar se natyra nuk është domosdoshmërisht kundërshtare e zhvillimit. Madje ndonjëherë ajo është vetë zhvillimi. Prandaj sot flamingot janë ende aty. Lagunat janë ende aty. Biodiversiteti është ende aty. Prandaj pyetja nuk është nëse natyra dhe ekonomia mund të bashkëjetojnë. Pyetja është nëse kemi vizionin për ta kthyer natyrën në një aset të ekonomisë. Sepse kur peizazhi bëhet pjesë e modelit ekonomik, njerëzit nuk janë më indiferentë dhe shpesh shkatërrues e ndotës të tij. Kanë interes ta mbrojnë. Dhe ky është mësimi i vërtetë i Camargue: Nuk zgjodhi mes natyrës dhe zhvillimit, por se gjeti mënyrën që të dyja të fitojnë bashkë. ___________________________________ Shënim: Rama nuk përmend si u zhvillua Camargue. Camargue u zhvillua mbi institucione të forta, jo mbi përjashtime për investitorë të lidhur me pushtetin.Në Francë, mbrojtja e zonës u ndërtua fillimisht përmes rregullave të forta mjedisore, planeve afatgjata të menaxhimit dhe kontrollit publik. Investimet erdhën brenda këtyre kufijve.Kritika ndaj rasteve shqiptare nuk është se ka investime, por se shpesh rregullat ndryshojnë për investimin, në vend që investimi të përshtatet me rregullat. Si psh përshtatja e ligjeve apostafat për të ndërtuar më zona të mbrojtura. Pyetja nuk është "a ka hotel?", por "a do të lejohej ky hotel po të mos ishte investitor i privilegjuar?". Camargue nuk u bë e famshme nga resortet, por nga natyra.Turisti shkon në Camargue për flamingot, ligatinat, kuajt, peizazhin dhe biodiversitetin. Në shumë projekte shqiptare logjika është e kundërta: natyra paraqitet si dekor për betonin.Kur elementi kryesor i vlerës ekonomike është resorti dhe jo ekosistemi, atëherë rrezikohet që pas disa dekadash të humbasë pikërisht arsyeja pse zona ishte e vlefshme. Camargue nuk është produkt i një ekonomie oligarkike. Franca ka: institucione të pavarura; gjykata funksionale; media hetuese me ndikim; organizata mjedisore të fuqishme; traditë të gjatë konsultimi publik.Kur ekziston perceptimi i kapjes së shtetit, qytetarët nuk pyesin vetëm "çfarë po ndërtohet?", por edhe "kush po përfiton?" dhe "si u mor leja?". Camargue nuk u urbanizua masivisht. Pjesa dërrmuese e territorit mbetet natyrë. Modeli ekonomik bazohet kryesisht te: ekoturizmi; bujtinat;aktivitetet tradicionale; prodhimi i kripës; agrobiznesi lokal. Ndërsa ligatinat janë shumë më të brishta sesa paraqiten në debat. Një lagunë mund të mos shkatërrohet drejtpërdrejt dhe prapë të degradohet nga: rrugët; trafiku; ndriçimi artificial; kanalizimet; ndryshimi i qarkullimit të ujërave; presioni i shtuar njerëzor. Prandaj fakti që "flamingot janë ende aty" nuk mjafton si provë se ndikimi është i papërfillshëm. Camargue është shembull i menaxhimit afatgjatë, jo i fitimit të shpejtë. Modeli francez është ndërtuar për dekada. Problemi që ngrihet në Shqipëri është se fitimi privat realizohet menjëherë, ndërsa kostot mjedisore mund të shfaqen pas 10, 20 apo 30 vjetësh. Nëse dëmi del më vonë, investitori mund të mos jetë më aty, ndërsa komuniteti dhe shteti mbeten me pasojat. Argumenti i Ramës se "Franca e bëri", funksionon vetëm kur ekziston besimi se: ligji zbatohet njësoj për të gjithë; studimet mjedisore janë të pavarura; kontrolli është real; shkeljet ndëshkohen. Sidoqoftë, Camargue nuk është provë se çdo ndërtim në një ligatinë është i mirë. Camargue është provë se zhvillimi mund të funksionojë kur institucionet janë më të forta se investitorët. Debati në Shqipëri është pikërisht sepse ky kusht nuk ekziston, sepse investitorët janë më të fortë se institucionet.
Kete komentin qe ke bere ketu per rastin e Camargue meriton dhe duhet te behet nje shkrim/artikull I mirefillte dhe dergojua ketyre mediave, shih nese do e postojne. postoje edhe aty ku e postoi Rama Le ta bejme te ditur qe as ai, As Kushner nuk Kane integritet mjaftueshem per te na bindur per te mos thene nuk kane integritet fare je vite drite larg astaj qe ka ndodhur ne France
Po mo Rame po. Ku e ke SHISH, se kane 2 jave ne IG dhe FB fakenews ne lidhje me kete projekt. Por ti dhe administrata jote flini gjume, se ke ngritur nje shtet jo-funksional, me militante sufllaqexhinj te pa afte qe marrin rrogen kot, ose thjeshte per te dhene dhe mbledhur vota. Je viktime e arrogances dhe megallomanise tende, sillesh si sulltan, por harron qe edhe sulltaneve ju ka ikur koka dhe nuk ka asnje te pamposhtshem. Edhe Jul Cezarin e vrane si qen ne shkallet e senatit. Je bere po aq jo-popullor sa Sali Berisha, por ti nuk e sheh dhe kenaqesh nga puthadoret e oborrit. Ne mos me kete proteste me nje tjeter do perfundosh ne koshin e plerave te historise shqiptare njelloj si Berisha, Nano, Meta dhe soji dhe sorrollopi juaj.
Shiko videot nga protesta "live" qe jane me AI dhe tregojne 3 a 4 fishin e njerezve ne proteste. Por nje tuf idiotesh jane.
O rame veri gishtin kokes merr me te miren e protestes Ndalo kincesionet e dhena te pasuris kombetare Ktheja keto pasuri popullit Ndalo ligjin 7501 si anti kombetar sepse me tokat e te tjereve bere grekerit me territore Po na dalin me prona greker qe nuk ekzistonin ne dropull ku dihet kush ka qene i zoti i kesaj toke Bere me tok ne narte dhe zvernec dhe tani ata deklarohen greker hiqu te drejten e tokes ketyre dhe jepua shqiptareve O rame kthe fushat e naftes shqiperis mos uadhuto kete pasuri te huajve dhe miqve
Idioti më i madhë në këtë histori të trishtë je ti, fatkeqësisht! I ngelur vetëm, me një pushtet absolut mbi këdo e gjithshka, parti, administratë dhe legjislativ. I rrethuar më servilë të çfarë do lloji, ministra dhe administratë mediokër e pa shtyllë kurrizore, analistë dallkaukë, media të heshtura, opozitë mjerane, patronazisht dixhitalë qelepirxhinj sufllaqe! Harroje se bëhet fjalë për turizëm elitar dhe debat se si duhet zhvilluar, që vazhdon si shejtan budalla të fokusohesh. Thjesht ti dhe petalet e vyshkura të korrupsionit bashkë me bufin plakë, kufomë që kudërbon erë të qelbur jeni bërë të padurushëm! Dorëheqje!
Nuk jepet leja kur ka probleme pronesie. Kjo eshte minimumi. Investitoret te zgjidhin kete problem me pronaret pastaj te aplikojne. Ti ke detyre mos japesh leje deri sa te zgjidhet dhe ankesa fundit.