“Fjalor me 40 fjalë, ku 20 janë sharje”, Rama sjell shembullin e ligatinës franceze Camargue: Natyra dhe ekonomia mund të bashkëjetojnë

7 Qershor 2026, 13:20Politika TEMA
“Fjalor me 40 fjalë, ku 20 janë sharje”, Rama sjell

Dy llafe si fillim për revolucionarët që hyjnë këtu dhe nëpër faqet sociale të kujtdo që mendon ndryshe prej tyre. Meqë nuk bashkojnë dot katër fjali bashkë për të formuar një koncept e kompensojnë boshllëkun me fjali bërtitëse, ku spikasin sharjet dhe thirrjet njërrokëshe:

Lërini ambientalistët e vërtetë në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini mbrojtësit dhe dashamirët e vërtetë të natyrës në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini në të drejtën e tyre edhe qytetarët e shqetësuar, po patjetër lërini në rehatin dhe ngjyrën e tyre edhe flamingot, e mos ua bëni puplat bojëkafe me llumin e gjuhës së rrugës!

Merruni me mua sa të doni, se mua vetëm shëndet dhe vullnet më bëhen sharjet e mallkimet tuaja, po boll e ndotët tërë mexhelisin shqipfolës të rrjeteve sociale me fjalorin tuaj me 40 fjalë ku 20 janë sharje e pisllëk!

Dhe tani një shembull tjetër

Kur flitet për ligatina, laguna dhe zona të mbrojtura, shpesh krijohet përshtypja sikur mënyra e vetme për t’i mbrojtur është t’i shkëpusësh nga jeta ekonomike.

Por Camargue në Francë tregon një histori krejt tjetër.

E vendosur në deltën e lumit Rhône, Camargue është një nga ligatinat më të rëndësishme të Europës. Një peizazh i jashtëzakonshëm me laguna, këneta, dunat bregdetare, kripore, flamingo rozë, kuajt e bardhë të famshëm të Camargue dhe qindra lloje shpendësh.

Një parajsë e biodiversitetit. Por njëkohësisht edhe një motor ekonomik.

Sot Camargue është një destinacion ndërkombëtar me hotele butikë, restorante, marina, turizëm natyror, kalërim, vëzhgim shpendësh, prodhim tradicional të kripës dhe një ekonomi lokale që jeton pikërisht falë peizazhit që ka ruajtur.

Franca nuk e mbrojti Camargue duke e mbajtur qytetërimin larg saj.

E mbrojti duke e bërë të vlefshme për qytetërimin e saj.

Duke kuptuar se natyra nuk është domosdoshmërisht kundërshtare e zhvillimit. Madje ndonjëherë ajo është vetë zhvillimi.

Prandaj sot flamingot janë ende aty.

Lagunat janë ende aty.

Biodiversiteti është ende aty.

Prandaj pyetja nuk është nëse natyra dhe ekonomia mund të bashkëjetojnë.

Pyetja është nëse kemi vizionin për ta kthyer natyrën në një aset të ekonomisë.

Sepse kur peizazhi bëhet pjesë e modelit ekonomik, njerëzit nuk janë më indiferentë dhe shpesh shkatërrues e ndotës të tij.

Kanë interes ta mbrojnë.

Dhe ky është mësimi i vërtetë i Camargue: Nuk zgjodhi mes natyrës dhe zhvillimit, por se gjeti mënyrën që të dyja të fitojnë bashkë.

16 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!!

    Se shpejti ne treg libri : "RREZIKU SERBO-GREKO-NAZISTO-IRANIAN PER SHQIPERINE" , nga shoku Pallosh Rama........vazhdim i librit " RREZIKU ANGLO-AMERIKAN PER SHQIPERINE" , shkruar nga shoku Enver........ !!!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Foni

      "Dire....", Ju po rrezikoni të vërtetat e mëdha që kanë brënda komentet e tua, I nderuari zotëri, kur me ngulm dhe kokëfortësi transmetoni mesazhet tuaja. Mendoj se jeni shumë më i zgjuar sa të kuptoni thënien "gjella me kripë dhe kripa me karar". Shqipëria do rrojë në jetë të jetëve, nuk është e thënë ti vendosim të gjitha në binarët e arsyes brënda një brezi. Të bëjmë sa mundemi dhe si mundemi, por vetëm revolucionar të mos shfaqemi. Revolucionari nuk paraqet asgjë më shumë se llojin më të shëmtuar të demagogut.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Olsi

        Ben per ne hale ky libri se ata te paret qe shkroj na vrane ca bythen. Leter e ashper!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlonjat 100 karat

          Ore ti djare paske qene legen vetem ti je idjoti me indyre ne cdo koment qe bene

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taku

            Mor diare te ka q… familjen palloshi me duket

            Përgjigjjuni
          2. F
            Foni

            Të gjitha sa thotë më sipër janë plotësisht llogjike. Ajo që të shqetson tek ky njeri është fakti se këto i thotë vëtëm kur ja kërkojnë me forcë ti thotë, jo kur duhej t'i thoshte si shëmbull për atë që do të bëjë. Pra, kërkohet vetëm të drejtosh me transparencë, t'u bësh të ditur njerëzve se çfarë kërkohet të arrihet. Aeroporti i Vlorës, resortet turistik elitar Sazan - Zvërnec, Tuneli i Llogorasë, lulëzimi i bregdetit të rivierës shqiptare janë pasuri të paçmuara për këtë vënd e këtë tokë. Askush me mënd në kokë nuk mund të kërkojë ndalimin e zhvillimit të vëndit, këtë mund t'a kërkojnë vetëm ata që nuk ja duan të mirën këtij populli dhe këtij vëndi.

            Përgjigjjuni
            1. h
              hila

              Foni je ne te drejte por edhe te humbesh kohen me lloj lloj njerezish cak i xanun, apo edhe njerez qe mbahen te shkollum e te ditun por qe ne keso rastesh duan te duken se dicka po din e po zhgenjehen si puna e Trapit qe shkroi dje leter te hapur. Vaj medet me cfare njerezish ka te baj Rama e qeverija ne shqipni.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Foni Duaje pak me shume SHqiperine

                Me ler te kuptoj nje gje, shume mire per tunelin (por ka pyetjen korrupsionit) shume mire per zhvillimin por ne pergjithesi, por prioritetet Jane te ngaterruara ne vend TE ndertimit te infrastrukturen SE pari ne shesim, sepse shitje eshte sido qe te te duan ta sjellin verdalle pjese TE territorit tone, pjese e tyre zona TE mbrojtura, Europa do ti ktheje pas, ne duam ti shkaterrojme, Kur behet fjale per specie ne zhdukje eshte pikerisht se ato nuk bashkejetojne me zhvillimin, por le ta leme menjane kete dhe merremi me si funksionon me keta investitoret strategjike, iu jepet TOKA per qindarka Ndersa nese nje shqiptar e kerkon te bleje nga Po e njejta toke eshte 10 ose 20 fish me shume pervecse ne taste Kur edhe ky eshte nje oligark qe ua ka vajosur mire makinerine e jirrupsionit, dhe duhet te fshihen pas ndonje emri te huaj si Kastrati pas Alabarit, ne Durres, ti jepnin ndonje komision te vogel Alabarit per ndonje interviste dhe FOTO, tek tuk eshte OK por ai ka me letra zoterime e merr mbrapsh perfitime duke investuar cikerrima ose aspak. Ketyre investitoreve me demek strategjike iu hiqen taksat per nje kohe te gjate, infrasttukturen ua nderton shteti me parate e taksapagiesve dhe perfitimin shkon ne xhepat e tyre dhe ndonje nen tavoline per te mbajtur pushtetin te kenaqur. Shqiperia ka nevoje per mushketi te gjelberta, per zona qe shkon e ke keto eksperiancat shpirterore qe na pati Ivanka ne ishullin Bosh, SE TE garantoj nuk do e kishte kete eksperience ne Jali, apo ne Palase edhe Pse ka luks atje plot Dhe ne nuk do ta arrijme me. O Shqiptare thirrini mendjes, kerkojini pushteti tju konsultoje per Cdo vendim qe ju ndikon, sidomos vendimet te tilla Kur tokat tona, publike e private iu jepen te huajve qe nuk Kane intereson tone me te mire. Trumpi eshte Presidenti me I korruptuar I historise anerikane, Kushner babain e ka TE denuar per Po TE njejtat gjerat, nuk na mjafton korrupsioni I ketyre taneve, na duhet edhe I tyre. Nuk fiton gje fshatari I Zvernecit nga kjo Jo, a e shihni qe nga fillimi as nuk u pyetjen as iu DHA para atyreve por nje cubi qe nje zot e di si u be pronar, maksimumin po u be drejtesi do marrin nje te 20n e astaj qe vlen toka, mund the kthehen te punojne si kamarier e pastries por nuk do kene me shtepi ku te rrine aty after se iu prishet peisazhi Trumpeve, Keta nuk zhvillojne asgje per te gjithe, eshte vetem per ta, ka prona plot ne New York Kushner, iu thone "Kushner's Slums" New yorkezet, sepse nuk I miremban nderkohe qe iu kerkon qera te kripura. E forta eshte qe nuk I ka as parate e tija qe Po investon, atehere Pse I behet kaq shume reklamat emrit te tij...TE kujtoni gje te njejten historic me Alabar a si e ka emrin ai. Le ti kerkojme Institucionit te Avocatit te popullit te zgjohet Kur behen ndryshime te tilla ne ligje qe perfitojne vetem Investitor e ashtuquajtur Strategjik dhe Jo popullin qe Po iken nga syte kembet akoma, media duhet ti beje publike, u bene TE fuqishme sepse populli I ndiqte, cfare fuqine do kene pa audience?! E Kane per detyre te informojne drejt dhe bejne publike cdo gje qe nuk duket dhe nuk eshte ne rregull

                Përgjigjjuni
              2. N
                Nastradini

                Kryeminister Idiot dhe hajdut familjarisht !

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alban

                  Jo te qihet ne byth Dire po dhe motra ti qihet, prape Zverneci do behet keshtu qe le te qihen. C'pune kam une me ta tha Sazani

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Agron, Arlind, Adriatik

                    Agron Shehaj, Arlind Qorri, Adriatik Llapaj, bashkohuni qe te keni njerezit me vete ne zgjedhjet e ardhshme. Duke nisur nga lokalet. Mos harroni qe Rama dhe Berisha jane bashke. Nuk i mundni doy vec e vec. Bashkohuni me nje platforme te qarte. Bashkoni forcat qe te mundni Ramen me Berishen. Nuk keni opsion tjeter. Beni nje pol te forte kundra ketyre. Ndryshe populli do vijoje te vuaje. Shqiperia duhet te kete patjeter ne kushtetute qe KM nuk mund te rrije me teper se 8 vjet. Duhet te mesohen shqiptaret me rotacionin. Duhet te behet ushtrim demokracia. E dyta, asnje investim nuk mund te pranohet ne Shqiperi me investitore apo kompani ofshore. S mund te shiten pronat dhe investimet publike shqiptare ne parajsa fiskale. Keshtu po e vjedhin popullin. BASHKOHUNI

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Agron, Arlind, Adriatik

                      Agron Shehaj, Arlind Qorri, Adriatik Llapaj, bashkohuni qe te keni njerezit me vete ne zgjedhjet e ardhshme. Duke nisur nga lokalet. Mos harroni qe Rama dhe Berisha jane bashke. Nuk i mundni doy vec e vec. Bashkohuni me nje platforme te qarte. Bashkoni forcat qe te mundni Ramen me Berishen. Nuk keni opsion tjeter. Beni nje pol te forte kundra ketyre. Ndryshe populli do vijoje te vuaje. Shqiperia duhet te kete patjeter ne kushtetute qe KM nuk mund te rrije me teper se 8 vjet. Duhet te mesohen shqiptaret me rotacionin. Duhet te behet ushtrim demokracia. E dyta, asnje investim nuk mund te pranohet ne Shqiperi me investitore apo kompani ofshore. S mund te shiten pronat dhe investimet publike shqiptare ne parajsa fiskale. Keshtu po e vjedhin popullin. BASHKOHUNI

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        k

                        Shqiperia është vend i botës së katërt dhe nuk mund të bëhet asnjë krahasim me Francën,Italinë,apo Anglinë siç bën shpesh K.Ministri për të mashtruar ata që nuk e njohin.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mucua nga Zverneci.

                          Shkerdhatllek pa fund. Camargue eshte sa gjysma e Shqiperise. Ky legeni na e sjell si shembull per Narten qe eshte nje pellembe vend. Camargue eshte port mijera vjecar me infrastrukture e menaxhim me njerez te afte. Ky na sjell Mafien, e na ve gardhin.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Këput qafën!

                            Mos e transformo muhabetin. E dimë shumë mirë që natyra dhe ekonomia mund të bashkëjetojnë. Por e kemi me ty. Me arrogancën dhe harbutërinë tënde, me paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë tënde, me mungesën tënde të edukatës etj etj. Se Shqipëria nuk shitet për interesat e tua. Se ajo nuk jepet falas me qera. Si Bankersi! Prandaj do protestojmë deri sa ti ta këputësh qafën.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fotaqi

                              Na vjen turp qe te kemi kryeminister

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje