Zgjimi i Gen Z shqiptare

8 Qershor 2026, 18:50Blog Nga Vilant Xhori

Një analizë e fundit e “The Economist” vë në dukje një prirje të re në shumë vende perëndimore qe lidhet me rritjen e mbështetjes së të rinjve për politika më aktive shtetërore, rishpërndarje ekonomike dhe masa kundër pabarazisë. Ky fenomen, i cilësuar shpesh si “socializmi i Gen Z”, nuk lidhet aq me ideologjinë sesa me vështirësitë konkrete që hasin të rinjtë për të siguruar një standard jetese të pranueshëm.

Edhe në Shqipëri, kjo prirje po shfaqet gjithnjë e më qartë. Protestat e fundit në Tiranë dhe qytete të tjera nuk mund të shpjegohen vetëm përmes një ngjarjeje të vetme. Ato janë shprehje e një pakënaqësie të akumuluar prej vitesh, e ushqyer nga rritja e kostos së jetesës, vështirësitë ekonomike dhe ndjesia se mundësitë po bëhen gjithnjë e më të kufizuara për një pjesë të madhe të shoqërisë.

Për shumë të rinj, studentë dhe familje me të ardhura mesatare, raporti mes pagave dhe kostove të jetesës është përkeqësuar ndjeshëm duke krijuar një ndjenjë pasigurie që nuk mund të zgjidhet me statistika optimiste apo me tregues makroekonomikë.

Në këto kushte, kërkesat për më shumë drejtësi sociale dhe ndërhyrje publike bëhen të natyrshme. Kur tregu perceptohet se favorizon një pakicë dhe jo shumicën, rritet mbështetja për politika që synojnë korrigjimin e pabarazive. Kjo është arsyeja pse debati për Gen Z nuk duhet parë si debat ideologjik, por si reflektim i realiteteve ekonomike me të cilat përballet ky brez.

Problemi më i madh nuk është ekzistenca e pakënaqësisë, por mënyra se si ajo trajtohet nga pushteti. Kjo po reflektohet edhe në reagimin ndaj protestave. Në vend që vëmendja të përqendrohet te shkaqet e pakënaqësisë, debati publik po orientohet drejt numrit të protestuesve, minimizimit të protestës dhe relativizimit të mesazhit të saj. Një qasje e tillë mund të jetë e dobishme për menaxhimin afatshkurtër të komunikimit politik, por nuk ofron asnjë zgjidhje për problemet që kanë nxitur reagimin qytetar.

Edhe më shqetësues është toni i përdorur shpesh nga kryeministri Edi Rama. Ironia, sarkazma dhe arroganca kanë zëvendësuar shpesh reflektimin politik mbi shqetësimet e ngritura nga protestuesit. Kur qytetarët kërkojnë të dëgjohen dhe përgjigjja që marrin është ironia, krijohet përshtypja e një distance në rritje mes qeverisjes dhe realitetit social.

Pakënaqësia sociale nuk zhduket duke u injoruar. Nëse institucionet nuk ofrojnë kanale për ta dëgjuar dhe adresuar atë, ajo vetëm sa akumulohet dhe shfaqet në forma të reja. Në këtë kuptim, zgjimi i Gen Z shqiptare është më shumë se një fenomen brezash. Ai është një paralajmërim për një sistem politik që rrezikon të humbasë kontaktin me shqetësimet reale të qytetarëve.

Një qeveri që numëron protestuesit në vend që të analizojë arsyet pse ata dalin në rrugë, rrezikon të mos kuptojë problemet që po formësojnë të ardhmen e vendit. Dhe nëse kjo qasje vazhdon, protestat nuk do të mbeten episode të izoluara, por do të shndërrohen në një formë të qëndrueshme presioni ndaj një pushteti që dëgjon gjithnjë e më pak dhe flet gjithnjë e më shumë.

13 Komente

  1. R
    Rama ik qr

    Nuk eshte gen z. Eshte gjithe shoqeria, nga te gjitha shtresa, moshat, kategorite, bindjet, besimi dhe hallet. Ka dale giithe shoqeria e vertete shqiptare ne shesh per te drejat e veta dhe kunder padrejtesive te pafundme qe ka bere rama ne vecanti. Hajduti rama me sakte

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!

      *****RAMA KA RILINDUR ...apo....RAMA KAR I LINDUR********* ....si ishte ajo kenga per femije , "per nje 'm' qe ti s'e ve fjala mik behet ik.".................................................*****RAMA NE BURG_____________BERISHA NE BURG*************

      Përgjigjjuni
      1. U
        Up

        Pa ikur rama nga politika nuk shpeton ky vend. Sepse kemi shembullin e berishes qe edhe ne opozite eshte i demshem. Por rama e ka kaluar korrupsionin, vjedhjet dhe abuzimet ne tjeter nivel, nuk ka asnje vend ne europe me kshu korrupsion

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mesoni germat dhe tabelen e shumzimit

        Gjenerata e degjeneruar analfabete

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shaqo

          O Xhoro, po pakenaqesia nuk shprehet duke qeshur e duke u zgerdhire, qe per turp, edhe qenin e mbulojne me flamur, duke e perdhosur ate, nuk shohim njerez te revoltuar e te pakenaqur, pervec Qorrit e atij Goxhes, qe duan me shume anarkine se shtetin ligjor, qe duan permbysje pushteti, qe ta kene ata pushtetin, por jo me vote por ne tavoline, duke na servirur flamingot ne foto. Duke iu afruar ne maksimum Europes, ata jane terbuar, nuk e duan afrimin, nuk duan investimet e huaja. Nuk kane nje pervjigje se si mund te zhvilloget ky vend pa investime. Aq te paformuar nga pikpamja intelektuale jane, sa nuk vleresojne qe cdo investim eshte dhe rritje e ekonomise, hyrje parash ne buxhetin e shtetit, se si mund te rriten ndryshe rrogat apo edhe pensionet, qe me te drejte kerkojne pensionistet, por nuk jane dakort me investimet e huaja, atehere te nderuar pensioniste si do tu rriten pensionet ju, kur flusni brockulla, e keni nga keqkuptimi e u rremben yxhymi i Qorrit me shoke, qe nuk u spegojne si rriten rrogat, pensionet e mirqenia. Por as Xhori me ca te tjere nuk spjegojne, por vetem kundershtojne pa argumente, prandaj ka dhe shume viktima.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zgjimi

            Shaqo o Shaqo. Qënke për të qarë hallin! Nuk paske kuptuar asgjë. Ose nuk do ta kuptosh. Kjo është ngjrja më madhështore pas demonstratave të studentëve në dhjetor të vitit 1990. Është zgjimi i popullit shqiptar ndaj padrejtësive.

            Përgjigjjuni
          2. T
            T

            100% agreed

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kosovari

              Njerezit qe dalin ne proteste kane arsye te forta. Keta dalin edhe nuk e dine per cfare kane dale, nxjerrin 100 kerkesa po nuk kane as idene me te vogel se si mund te negociohet per ti zgjidhur ato. Kerkojne doreheqjen e KM por nuk ofrojne asnje figure qe te bindi shqiptaret.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Llapa

                Cndryshim ka xhorri a Qorri.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Haka Tekizoti

                  Te këto protesta (edhe tek të tjerat) secili sheh atë që ia lejojnë syzet e veta me numërin përkatës të miopisë. Gen Z, një shpikje idiote për t'i paraqitur si interesante e misterioze mendimet me demek analitike.

                  Përgjigjjuni
                  1. n
                    ntu culu a ttia

                    edhe ty te kishim mangut o Vilant

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lani

                      ????

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Napoleon

                        TAMAM SI LEA YPI VETEM SE KY NUK THOTE SE SHQIPERIA DO MESOJE EUROPEN...

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje