Ivanka Trump dhe pak… Labëri në jetën perfekte të saj

8 Qershor 2026, 17:25Blog TEMA
Ivanka Trump dhe pak… Labëri në jetën perfekte të saj

Nga Alba Malltezi


Ivanka Trump ka një jetë perfekte dhe një familje perfekte! Si një kartolinë e përkryer. Por tamam ashtu si në një nga filmat më të bukur që janë realizuar ndonjëherë, “Greku Zorba”, Anthony Quinn, duket sikur del nga pelikula bardh e zi këtë herë si lab, për të bërë batutën jo nga minierat në Kretë dhe me xhentëllmenin anglez, por me Labërinë dhe me Ivanka Trump: “Zonjë, - do të thonte aktori hollivudian. - Ju i keni të gjitha në jetë! Jeni kaq e sjellshme, kaq e bukur, kaq e pasur, kaq e fuqishme… por ju mungon një gjë! Juve zonjë ju mungon pak… labëri!”. Isot e lebërve, dollitë e tyre, romuzet e tavolinave, aroma e detit dhe era që gdhend hundë -shkabë e nofulla të gjëra si copëza shkëmbi… "Juve zonjë, ju duhet pak çmenduri labi!"

Ivanka dhe Kushner duan të bëjnë një investim shumë të rëndësishëm në Shqipëri, por do të merrnin pa dyshim një pasuri njerëzore që ruhet ende e paprekur në forma e zakone, në një vitalitet të sinqertë e të drejtpërdrejtë që do t’ja shpurpuriste flokët e kuruar nga stilistët më të mirë! Labëria ruan një thesar të paçmuar përtej bregut dhe maleve që Zoti ja ka dhuruar.

Nëse të gjithë në Shqipëri shohim me skepticizëm çdo të huaj që na afrohet, në Labëri, çdo ves e virtyt i yni shumëzohet me 100! Besimi dhe mosbesimi, mikpritja dhe dëbimi, ndërtimi dhe shkatërrimi, urrejtja dhe dashuria; por nëse labi kapet në ditën e tij më të mirë, hap zemrën siç di ta bëjë vetëm ai. A ka trokitur siç duhet Ivanka Trump në Labëri? Eshtë e lehtë ta kuptojmë nëse do t’i shohim bashkë në një iso-polifoni, mbi tullat e para në themelet e rezortit në brigjet e Vlorës, që është zemra e Labërisë. Ose... diku tutje...

3 Komente

  1. k
    kacidhja

    Mos eshte gje vajza e atij qe shuan qyteterime.Qenka ndryshe filantrope,humaniste, bujare,zemer bardhe ....vjen ne Sazan e Zvernec per bamirsi e bujari nga dashuria e madhe dhe si mikja e ngushte e Edi Rames.Mos te harrojme thenien e diplomatit te madh----SHBA -te kush i ka armik eshte ne rrezik,kush i ka mik eshte ne fatalitet.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klimax

      Një shkrim shëmbëlltyrë me poezitë e pafundme të shqiptarëve mbas vdekjes së Enverit!!!!

      Përgjigjjuni
      1. l
        lexues

        Ike edhe ti!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje