VIDEO/ Konspiracionet marrin mikrofonin në protestë: Rama, thuaji elitës që e ke ftuar të hajë fëmijë, që në Shqipëri nuk hamë fëmijë

8 Qershor 2026, 20:10Sociale TEMA
VIDEO/ Konspiracionet marrin mikrofonin në protestë: Rama, thuaji

Protesta kundër projekteve turistike në Zvërnec dhe Sazan ka nxjerrë në pah edhe zërat konspiracionistë që po përpiqen t’i japin tubimit një drejtim tjetër nga kauza mjedisore.

Në një video të shpërndarë nga protesta, një prej folëseve në mikrofon lëshon një deklaratë të pazakontë, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama po fton “elitën” në Shqipëri.

“Rama, thuaji elitës që e ke ftuar të hajë fëmijë, që në Shqipëri nuk hamë fëmijë”, dëgjohet të thotë protestuesja.

Deklarata lidhet me teoritë konspirative që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjete sociale për projektin në Sazan, ku disa zëra e kanë paraqitur ishullin si një lloj “Epstein 2.0”. Këto pretendime nuk mbështeten në fakte, por po përdoren nga grupe të caktuara për të zhvendosur debatin nga çështjet konkrete të mjedisit, transparencës dhe pronësisë drejt fantazive konspirative globale.

1 Komente

  1. p
    pamfleti

    jane flliqesorat islamike

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje