VIDEO/ Protestuesit brohorasin kundër Ramës e Berishës, i kërkojnë Redi Muçit të largohet

8 Qershor 2026, 19:35Politika TEMA
VIDEO/ Protestuesit brohorasin kundër Ramës e Berishës, i

Një video nga protesta për Zvërnecin tregon protestuesit duke brohoritur njëkohësisht kundër kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”.

Në të njëjtën video, protestuesit dëgjohen edhe duke iu drejtuar deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, me thirrjen: “Je deputet i Parlamentit, largohu”. Mesazhi i tyre duket i qartë: protesta nuk duhet të kthehet në skenë për politikanët dhe partitë.

Thirrjet vijnë në një moment kur forca të ndryshme politike po përpiqen t’i afrohen protestës, ndërsa një pjesë e protestuesve kërkon që tubimi të ruajë karakterin qytetar dhe të mos përvetësohet nga aktorë parlamentarë.

1 Komente

  1. S
    Sefer Daja

    Hijenat jane kudo dhe do bejne c’do veprim, jo vetem afrimit me protestuesit por edhe drejtimit te saj. Shikoni parullat ne Shkoder ( Rama ne burg, Berisha amnisti). Po ne diaspore kush i udheheq dhe i drejton? “ Hijenat”

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje