Analisti politik Albatros Rexhaj ka deklaruar se fuqia e Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur kryesisht nga masiviteti i pjesëmarrjes në zgjedhje, ndërsa në zgjedhjet e fundit ka shënuar rënie.
Sipas Rexhajt, për kryeministrin Kurti humbja e disa mandateve nuk ka ndikim të madh, por pjesëmarrja e ulët në zgjedhje mbetet shqetësimi kryesor.
“Fuqia e VV ka ardhur nga masiviteti i pjesëmarrjes në zgjedhje.
Për herë të parë kanë kaluar 100 mijëshin e votuesve, ndërsa tani ranë më poshtë. Albinit nuk i lë përshtypje humbja e 5 mandateve, pjesëmarrja është ajo që i ngel si peng.
PDK ka humbur 50 mijë votues në bastione, nuk ka funksionuar. Nuk besoj se në Kosovë ka ndonjë politikan serioz që do të rrezikojë zgjedhjet e reja.”
Lini një Përgjigje