Autobusët ende pa POS, Shoqata e Transportit Publik: Jemi të paqartë, të shtyhet afati për instalimin e pajisjeve

6 Qershor 2026, 16:20Ekonomia TEMA
Autobusët ende pa POS, Shoqata e Transportit Publik: Jemi të

Pagesat e biletave të transportit publik vijojnë të kryhen vetëm me para në dorë teksa afati  për pajisjen me sistemin POS ka përfunduar.

Sipas kreut të Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Mema mos nisja e këtij procesi lidhet me paqartësitë që sjell zbatimi i skemës përsa i përket kushteve teknike dhe kostove që sjell instalimi i pajisjeve tek mjetet.

“Si do të funksionojë? Ku do të merret interneti? Sepse janë pajisje që duan internet. Janë pajisje të cilat kushtojnë, përveç sa është kosto për çdo transaksion që kryen, për çdo prekje të kartës, po themi në sistemin POS, automatikisht të mban një komision prej 2 deri në 2.7% në varësi të bankave, ndërsa për kartat të cilat janë ndërkombëtare ka edhe një komision më të lartë. Kujt do t’i takojnë këto kosto? Sepse në qoftë se do t’i takojnë operatorit, duhet të ndërhyhet te çmimi i biletës, ose institucionet dhe shteti duhet ta subvencionojnë këtë pjesë”, tha Mema.

Nisur nga këto vështirësi, shoqata kërkon nga autoritet shtyrje të afatit për instalimin e paisjeve dhe informacion të detajuar nga bankat mbi mundësin e ofrimit të tarifave preferenciale.

Fillon me taksitë në linjat ndërqytetëse, sepse janë linja që nuk kanë fluksin e transportit urban. Pastaj do të kalojë te transporti urban. Kemi bërë kërkesën, në fakt, edhe për bankat e nivelit të dytë për të parë realisht pjesën e kostove të transaksionit, sepse është shumë e lartë.Duhet që edhe bankat, me politikat e veta, duke qenë se sektori i transportit është kaq i rëndësishëm dhe kaq i përdorshëm, si e vetmja formë e qytetarëve për të udhëtuar lirë me transport publik, të tregojnë vëmendje më të shtuar dhe të ketë një bashkëpunim më të mirë me sistemin bankar“, tha Mema.

Në pritje të reagimit nga institucionet dhe sektori bankar, operatorët mbeten ende të paqartë.  Aplikimi i paisje POS është detyrim për përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Europian i cili  ndihmon edhe në formalizimin e sektorit të transportit publik.

Lini një Përgjigje