3 mijë e 800 hua gjatë 2025, kredia për bujqësinë bie, mikrokreditë mbushin boshllëkun në sektor

6 Qershor 2026, 18:40Ekonomia TEMA
3 mijë e 800 hua gjatë 2025, kredia për bujqësinë bie,

Bankat u dhanë bujqve shqiptarë vetëm 2.6 miliardë lekë kredi vitin e shkuar. Në raport me 2024-n, kredia për sektorin më të madh të ekonomisë u pakësua me 100 milionë lekë apo 3.7 për qind. (grafik 1) E në një kohë që bujqësia po braktiset nga bankat, boshllëkun po e zënë shoqëritë e mikrokredisë.

Zana Konini, Kryetare e Këshillit Drejtues të FED Invest shprehet:  “Vizioni ynë daton që nga viti 1992, por është i suksesshëm sepse është mbështetur vazhdimisht në inovacione teknologjike, me produkte të cilat synojnë jo vetëm rritjen e situatës ekonomike të fermerit individual, por edhe përmirësimin e gjithë situatës ekonomike të zonës ku ne punojmë.”

Kjo në një kohë që në fuqi ishte edhe skema e Garancisë Sovrane.  Linja e financimit me garanci sovrane dhe kredi me interes deri në 2 për qind nuk shkoi deri tek fermerët, pasi kjo kategori nuk plotësoi kriteret.

Perlat Sulaj, CEO i FED Invest thotë: “Kushtet e tregut kërkojnë që shumat e kredisë të jenë më të mëdha sesa kanë qenë në të kaluarën. Fermat kanë filluar të zhvillohen më shumë dhe nevojat financiare janë më të larta. Natyrisht, kjo do të shoqërohet edhe me asistencë teknike për fermerët.”

Gjatë vitit 2025 u disbursuan mbi 3,800 kredi të reja me vlerë rreth 3.35 miliardë lekë, duke mbështetur ekonominë lokale dhe krijimin e vendeve të punës.

Behar Gjoni, drejtor Biznesi i FED Invest shprehet:  “Financimi përmes mikrokredisë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen jo vetëm të bizneseve, por edhe të ekonomive lokale në të gjithë vendin.”

Një fokus i veçantë iu kushtua fermerëve, grave sipërmarrëse dhe bizneseve të vogla përmes financimit, këshillimit dhe trajnimeve. 

Lini një Përgjigje