Asistenca teknike që synon përafrimin e legjislacionit të sektorit hekurudhor me atë të Bashkimit Evropian do të kushtojë 641 mijë euro pa TVSH. Tenderi ishte publikuar edhe në faqen e prokurimeve publike të BE-së, ndërsa fitues është shpalur konsorciumi i kryesuar nga kompania serbe EPTISA Southeast Europe, në partneritet me kompaninë spanjolle EPTISA Servicios de Ingenieria.
Projekti financohet përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA III) dhe do të zbatohet për një periudhë 15-mujore.
Sipas dokumenteve të tenderit, objektivi kryesor është mbështetja e Shqipërisë në harmonizimin e politikave dhe legjislacionit hekurudhor me acquis të BE-së, si dhe forcimi i kapaciteteve administrative të institucioneve të reja që do të operojnë në këtë sektor. Projekti parashikon hartimin dhe prioritizimin e kuadrit ligjor hekurudhor në përputhje me standardet evropiane, si dhe trajnime dhe aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe autoriteteve të tjera hekurudhore.
Ky projekt vjen në një kohë kur Shqipëria po investon në modernizimin e infrastrukturës hekurudhore, me projekte si rehabilitimi i linjës Tiranë–Durrës dhe ndërtimi i degëzimit drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Paralelisht me investimet fizike, vendi po avancon edhe me reformat institucionale të kërkuara në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe Kapitullit 14 “Politikat e Transportit”.
Asnje km hekurudhore në 35 vite VK si Saliu si edi
Edhe serbet mos kishte qene për BE nuk do kishin ndertuar gje.. Po asgjë! Po shyqyr BE nuk e zë gjumi naten po se hapi qesen per serbin! Shih kte kontrate psh ... 150 muaj dhe 6 milion euri do e cojne serbet ate po qen aq te zgjuar sa i njoh un