Kreditë problematike, në rënie! BSH: Huatë me probleme zbritën në 3.75%

10 Qershor 2026, 16:00Ekonomia TEMA
Kreditë problematike, në rënie! BSH: Huatë me probleme

Niveli i kredive me probleme ka pësuar rënie në muajin prill të këtij viti sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Më konkretisht rezulton se huatë me probleme zbritën në 3.75% në prill nga 3.85% që ishin në mars duke rezultuar një ndër nivelet më të ulëta gjatë viteve të fundit.

Këto tregues konfirmojnë qëndrueshmërinë ekonomike të vendit çka ka bërë që bizneset dhe qytetarët të paguajnë në kohë këstet e kredive te tyre.

Nga ana tjetër njëherësh të dhënat konfirmojnë edhe ecurinë e mirë të sektorit bankar i cili për shkak të qëndrueshmërisë së raportit të kredive me probleme ka dhënë më shumë hua për ekonominë.

Zgjerimi i huadhënies së re është mbështetur kryesisht nga bizneset si për investime ashtu edhe për zgjerim.

Kreditë e reja për korporatat jofinanciare private arritën në 20.55 miliardë lekë në shkurt, nga 17.75 miliardë lekë një vit më parë, ose rreth 15.8% më shumë.

Në muajt e parë të këtij viti, ecuria e raportit të kredive me probleme ka qenë e luhatshme, por ka qenë nën vlerat e 3.85% ndryshe nga viti 2025 që ka regjistruar vlera deri në 4.37% sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Megjithatë tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme gjatë këtij viti kanë rritur ndjeshëm rreziqet inflacioniste, situatë e cila do të jetë evidente në vendin tonë për sa kohë edhe konflikti do të vijojë.

Lini një Përgjigje