Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një takim me gjeneral Brigade Yvonne L. Mays, adjutante e Përgjithshme e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në takim mori pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral lejtënant Arben Kingji.
Palët vlerësuan 25 vitet e partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, bashkëpunim që sipas Ministrisë së Mbrojtjes ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në modernizimin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura shqiptare.
Gjatë bisedimeve u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha prioritare, mes tyre forcimi i Trupës së Nënoficerëve, edukimi ushtarak, rritja e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike, mbështetja për funksionalitetin e plotë të Bazës Ajrore të Kuçovës, si dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s.
Ministri Nufi vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit në ngritjen profesionale të Trupës së Nënoficerëve përmes programeve të trajnimit, mentorimit dhe shkëmbimit të përvojave.
“25 vite partneritet kanë dhënë një kontribut me rëndësi në modernizimin e Forcave tona të Armatosura”, u shpreh Nufi.
Palët diskutuan gjithashtu mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe rëndësinë e rritjes së investimeve në mbrojtje, në përputhje me angazhimet e vendeve anëtare të NATO-s.
Takimi konfirmoi vullnetin për të zgjeruar më tej bashkëpunimin strategjik mes Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, në funksion të forcimit të sigurisë rajonale dhe euroatlantike.
Në përfundim të vizitës, ministri Nufi i akordoi gjeneral Brigade Yvonne L. Mays “Medaljen e Artë të Shërbimit Ushtarak”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve ushtarake mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura shqiptare.
Me ushtrin jemi tē prapambetur, me pērjashtim tē njē shote, te tē tjerat jemi nē vēnd numēro.Sot lufta bēhet me dron, me missil, me f35., ku ne kemi pak ose asnjērēn nga anija luftarake, te nēndetset bērthamore apo satelitēt spiun.
Ushtria leshi pa tanke, pa artileri pa aviona.
Kjo është të tallesh për 35 vjet karin me shqiptarët. Edhe më keq se ushtria e satrapit Zog. Të vetmet dëshmi dhe fakte serioze në histori, në formimin e ushtrisë, kuadrit, teknikës, bazave, industrisë ushtarake, përgatitjes, janë ato me Rusinë dhe Kinën e varfër komuniste. Raportet me SHBAnë dhe NATOn janë raporte sharlatanizmi, mashtrimi, propagande trushpëlarse, luge bosh, atrofizimi, sabotimi, zhvatje, dështimi total të aftësive vetmbrojtjese të Shqipërisë. De facto jemi një koloni e depersonalizuar me sovranitet të shitur tek shteti kleriakalo fashist dhe antihistorik grek.
25 vjet kontribute në modernizimin e forcave të armatosura, thotë idjoti i esadistit Edvin Rama. Si mund të modernizosh diçka që nuk egziston dhe e ke zhdukur me zjarr dhe hekur, në krah të grekëve dhe serbëve? Për të bërë ushtrinë dhe shtetin shqiptar, duhen hetuar, torturuar dhe varur të gjithë kërmat e këtyre 35 viteve në krye të shtetit shqiptar që na kanë drejtuar nga zyrat e Asfalisë dhe UDBAs.