Gogu në Komisionin e Ligjeve: Politika penale hyn në fazën e matjes së rezultateve

10 Qershor 2026, 14:50Politika TEMA
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Politika penale hyn në fazën e

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu paraqiti sot në Komisionin e Ligjeve Rekomandimet Prioritare 2026 në luftën kundër kriminalitetit.

Gjatë prezantimit, ai theksoi se risia kryesore e këtij viti është metodologjia e re për vlerësimin dhe monitorimin e zbatimit të rekomandimeve, e cila synon ta zhvendosë politikën penale nga niveli i deklarimit në nivelin e rezultateve të matshme.

Sipas Ministrit, prioritetet kryesore për vitin 2026 përfshijnë luftën kundër krimit të organizuar, hetimin financiar paralel, krimin kibernetik, veprat penale zgjedhore, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Ai nënvizoi se politika penale nuk duhet ngatërruar me ndërhyrjen në hetime konkrete dhe se pavarësia e institucioneve të drejtësisë mbetet parim themelor i shtetit të së drejtës.

Ministri theksoi gjithashtu se rekomandimet lidhen drejtpërdrejt me Kapitullin 23 të negociatave me Bashkimin Europian dhe me nevojën që Shqipëria të demonstrojë rezultate të verifikueshme në sundimin e ligjit.

Për herë të parë Rekomandimet Prioritare shoqërohen me metodologji vlerësimi dhe tregues monitorimi.

1 Komente

  1. (
    (♤)

    PS tē zgjohet nga mēnyra tyre qeverisēse.Ti pērqendrohen nē shpērbērjen e protestēs dhe arrestimin e krerēve tē dikurshēm tē shtetit.Vetēm kēshtu ecēt pērpara, ndryshe do lēm nam dhe do katandisemi si Kosova.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje