Ibrahimaj: Nuk kam asnjë dyshim që fqinjët nuk kanë interes që turizmi shqiptar të zhvillohet

10 Qershor 2026, 08:30Politika TEMA
Ibrahimaj: Nuk kam asnjë dyshim që fqinjët nuk kanë interes

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se konkurrenca në sektorin e turizmit mes vendeve të rajonit mund të ndikojë edhe në nxitjen e protestave kundër projekteve të zhvillimit në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, Ibrahimaj tha se nuk ka asnjë dyshim se rivaliteti në turizëm krijon interesa që investimet të orientohen drejt vendeve të tjera të rajonit dhe jo drejt Shqipërisë.

Unë nuk kam asnjë dyshim që rivaliteti në turizëm nxit dhe protesta, ne jemi në konkurrencë për turizmin, jemi në konkurrencë me të gjithë fqinjët tanë dhe kjo pa diskutim që ka një interes i fqinjëve që Shqipëria të mos zhvillohet sepse interesi është që investimet të shkojnë në vendin e tyre por kjo është shumë e thjeshtë për tu menduar. Aty pa diskutim që ka rryma të cilat janë të ndryshme dhe unë nuk besoj se është vetëm një rrymë që e nxitë protestën”, tha Ibrahimaj.

Ajo shtoi se protestat nuk nxiten vetëm nga një grup apo rrymë e vetme, por sipas saj ekzistojnë interesa të ndryshme që ndikojnë në organizimin dhe mbështetjen e tyre.

Sipas Ibrahimajt, krahas qytetarëve që protestojnë për kauza që i konsiderojnë të drejta, ka edhe aktorë të tjerë që përpiqen t’i përdorin këto kauza për interesa specifike.

Unë mendoj që ka shumë ashtu siç besoj se ka dhe shumë qytetar të cilët nuk janë fare të ndikuar nga ndonjë rrymë të cilët për një kauzë dalin aty dhe përdoren pastaj për kauzat e atyre që vijnë të ndikuar nga rrymat specifike, i ka artikuluar kryeministri fare mirë dhe nuk ka nevojë që ti ri artikuloj unë por pa diskutim që është evidente që aty ka rryma dhe që ka persona që kanë interes dhe që po e nxisin. Persona, shtete, entitete që po nxisin protestën”, theksoi ministrja.

4 Komente

  1. s
    sapa

    Te kishit luftuar korrupsjonin dhe stopuar largimin e shqipatareve nga atdheu i tyre kaq.Dhe mos u perpiqni tja u hidhni fajin sherbimeve te huaja as Saliut qe nuk eshte ne pushtet.Jeni prej 13 vitesh ne pushtet.Dhe ai qe eshte ne pushtet po te doje edhe me force i miraton ligjet qe jane per te mire te ketij populli dhe vendi qofte edhe duke menjanuar rregullat e demokracise.Protesta eshte kunder jush kunder 36 viteve korrupsjon eshte kunder elites politikane 36 vjecare per nje shtet te ri pa asnje aktor politik te vjeter!Asnje njeri me mend ne koke nuk eshte kunder investimeve por jo te shpopullosh nje komb dhe te thuash po bej investime!Popullit si brenda dhe jashte vendit i ka sosur me kohe durimi.Manipulimet qe beni ju politiqeneria shqiptare tejkalojne cdo imagjinate te sotme prandaj DUHENI SHPORRUR qe te mos demtoni me gjate se kaq.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drini

      Po si mund te thuash qe ne qenkemi konkurence per vendet fqinje? Per Italine apo Greqine qe si arrijme as te maja e thoit per sherbime dhe oferte? Si mund te jeni kaq te verber e te doni ti hidhni hi syve ketij populli te shkrete. Je dhe vajze e re e shkolluar mire, si mund te perfundoni me kete propagande bajate.

      Përgjigjjuni
      1. O
        OK

        Nuk jam kunder protestes, por ajo qe doja te degjoj me shume ne kete kakofoni , do ishte ngritja e zerit per taksat e cmimet e larta, per mungesen e investimeve ne ujesjelles prej shume vitesh, ku Tirana te cilen keto po e mbysin me ndertime, ne fakt nuk ka uje mjaftueshem per tu lare, edhe qytetaret paguajne dyfish, uje per te pire te cilin bashkia ja ka dhene me koncesion kompanive te ndryshme edhe per te lare qe e paguajme me shtrenjte se cdo vend. Po pse nul flet dikush per cmimin e karburanteve, per transportin urban skandaloz, per mbeturinat qe po na mbysin, apo te ashtuquajturen mjekesi falas dhe korrupsionin masiv qe ka perfshire cdo sektor te mundshem. Ka plot gjera per tu marre dhe bere pergjegjese te gjitha qeverite e tranzicionit 36 vjecar.

        Përgjigjjuni
        1. b
          buroja politike e surrelit

          Sa shpejt u transformua, kjo laraske budallaqe e ramiut, ne Lenka cuko e spiro kolekes.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje