VIDEO/ Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është simboli i një modeli që favorizon pakicën dhe dëmton pronën e qytetarëve

10 Qershor 2026, 12:25Politika TEMA
VIDEO/ Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është simboli i

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku rikthen në vëmendje kundërshtimin e vazhdueshëm që ajo dhe Partia Demokratike kanë bërë ndër vite ndaj Ligjit të Investimeve Strategjike, një ligj që sipas saj është kthyer në instrumentin kryesor të shpërndarjes së favoreve për një grup të ngushtë përfituesish.

Në videon e saj, Tabaku thekson se beteja kundër këtij ligji nuk është e re, por daton që nga momenti kur ai u propozua për herë të parë në vitin 2015 si një masë e përkohshme. Në atë kohë, Partia Demokratike kundërshtoi projektligjin dhe paraqiti amendamente që lidhnin kryesisht me mbrojtjen e pronës private, duke argumentuar se dispozitat e tij cenonin të drejtat kushtetuese të pronarëve.

Sipas Tabakut, zhvillimet e mëvonshme i kanë dhënë të drejtë opozitës, pasi ligji jo vetëm që është zgjatur vazhdimisht, por është shndërruar de facto në një mekanizëm të përhershëm që ka prodhuar konflikte sociale, abuzime me pronën dhe mungesë konkurrence.

“Ne sot po shohim pasojat e ligjit më korruptiv që Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar në 10 vitet e fundit. Që në momentin e parë kur ky ligj u propozua si një ligj i përkohshëm, kemi dorëzuar amendamente për çështjen e pronës, duke gjykuar se ligji është antikushtetues dhe cenon të drejtën private të pronës. Koha na dha të drejtë”, shprehet Tabaku.

Ajo kujton se gjatë dekadës së fundit ligji është shtyrë të paktën pesë herë dhe në secilin rast Partia Demokratike ka kërkuar pezullimin ose shfuqizimin e tij. Një prej nismave më të forta erdhi tre vite më parë, kur Tabaku depozitoi një propozim për shfuqizimin e plotë të ligjit, duke argumentuar se ai ishte kthyer në një skemë privilegjesh dhe trajtimi preferencial për pak individë në kurriz të interesit publik.

Në videon e saj, deputetja demokrate argumenton gjithashtu se ligji nuk ka përmbushur as objektivin e deklaruar për tërheqjen e investimeve të huaja.

“Ligji në fund të ditës nuk ka sjellë absolutisht asnjë zhvillim ekonomik dhe nuk ka sjellë investime të huaja. Në listën e gjatë prej 80 vendimesh të Komitetit të Investimeve Strategjike, vetëm dy mund të konsiderohen investime të huaja”, deklaron ajo.

Sipas Tabakut, në praktikë ligji ka shërbyer kryesisht për dhënien e lejeve për resorte turistike dhe projekte të tjera në zonat bregdetare, duke krijuar konflikte me pronarët legjitimë dhe duke favorizuar përfitues të veçantë përmes procedurave të përshpejtuara dhe përjashtimeve fiskale.

“Është një ligj që ndihmon dhe favorizon pakicën, si shumica e ligjeve që kanë kaluar në këtë Parlament”, shprehet ajo.

Deputetja e PD-së e lidh debatin për Ligjin e Investimeve Strategjike edhe me protestat e fundit qytetare, duke argumentuar se ai është bërë simbol i mënyrës sesi është qeverisur vendi gjatë viteve të fundit.

“Ky ligj sot është kthyer edhe në arsyen e protestës së mijëra qytetarëve, sepse ngre pikëpyetje për procesin e integrimit, për mënyrën se si kjo qeveri ka punuar, për sistemin që ka ngritur, për favoret që ka shpërndarë dhe për mënyrën se si e trajton Shqipërinë si plaçkë”, deklaron Tabaku.

Publikimi i videos vjen në një moment kur debati mbi projektet e zhvillimit në bregdet dhe përdorimin e statusit të investitorit strategjik është rikthyer në qendër të diskutimit publik, ndërsa opozita argumenton se shqetësimet që ka ngritur prej më shumë se një dekade po konfirmohen sot nga pasojat konkrete të zbatimit të ligjit.

19 Komente

  1. A
    ADRIATIK:

    Na grise bythen me te njejtin avaz.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Foli hajdutja Tabaku

      Doli edhe sot kjo miliarderja te na qaje hallin ne popullit. Kesaj i thone te kesh dy bythe qe nje ta mbash e nje ta grisesh per kete qelbesire femer te korruptuar ne gen.

      Përgjigjjuni
      1. K
        King D

        Gjirin e Lalzit aty e keni si shembull.. ndertime pa fund ne zemer te pishave.. qe priten cdo dite per 30- t vite.... bregdet pra.. nga kodra e Lalzi e perfundon ne Hamallaj per 10km vazhdojne dhe sot betonizimi... ka folur njeri??? JOOOO.. eshte dhe zone e mbrojtur gjoja..dite te mire Tabakeee.

        Përgjigjjuni
      2. X
        X

        O deputete? Edhe ne që nuk jemi në parlament e norëm vesh se ky ligj është anuluar dhe po punohet me ndihmën e Komisionit Evropian për një ligj tjetër standard për INVESTIMET

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ik moj kurve shkerdhate

          Ik qihu shurre kurve e rames dhe iraniane e pshurrun!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Balone fluturake

            Doli ne skene kjo iraniane .

            Përgjigjjuni
            1. g
              gjergji

              Kush mendon se duhet te favorizohet e te investojne ne investimet stategjike shumica?????Ku ti marrin leket???Ne bote e ne cdo shtet ka vetem ligje qe favorizojne investuesit e fuqishem se "fukaraja (shumica) me zori shkon muajin" Kjo pretendon te jete ministre e ardheshme.Ku ku Isuf do thoshte pater Gjergji

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tifozi

                Kjo qenka me pikpamje kamuniste si partia e saj del cdo dite dhe nuk di cfare thote.Mjere parlamenti cfare ka brenda

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sass

                  Llaxorja pa byth paska dal nga breket e non grates sot me ultimatum, ik moj plak pa byth se je midel i vjeter ose i skaduar, ve ne dijeni policin se kushe te grabitur bythet dhe ngele ne vallen e non grates

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Beu i fshatit

                    Do bejme ligjin qe te investojne ata qe nuk kane para do ti bejme me pune vullnetar sipas deputethanes balon tabakes

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Doda

                      Ka ardhe koha qe PD te quhet parti komuniste per mijera arsye eshte bere parti e ekstremit te majte

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bajge komuniste

                        Ja dhe nje komuniste iraniane . Jo do favorizojme pelikanet bjond dhe qent endacak qe enden boulevardit te Tiranes

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Illi

                          Paska rreshqitur edhe kjo. Investimet strategjike mund te realizohnen vetem nga nje pakice, qe mobilizon mjetet monetäre, tekniken, eksperiencen etj., perndryshe shumica na shpirt te niveli i punes vullnetare!? Eshte krejt ceshtje tjeter a abuzohet me kete ligj dhe une besoj se abuzohet, perndryshe nuk do te mbeteshin shume projekte rrugeve apo te perfundonin me cilesi te dobet.k Ko eshte nje ceshtje qe duhet ngritur me force.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            E VERTETA LAKURIQ

                            Eshte REALITETI I HIDHUR qe patronazhisteve te ndyre nuk ju pelqen.Ju mor bregdeti shqiptareve dhe ju fal nje grusht FELLIQESIRASH qe po ndertojne me taksat tona.Bregu i detit ne Shqiperi do jete i paaksesueshem per popullin e thjeshte pas disa vitesh, shkak i politikave te ndyra antishqiptare qe ka ndjekur RAMUTI.Bravo i qofte zj.Tabaku per politiken e saj pro interesave kombetare dhe shumices shqiptare por qe bie ndesh me filoserbo-greket qe duan ta shpopullojne kete vend nga shqiptaret.

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zhamanfuja e PD

                              Kjo as e ka mar vesh se car partie perfaqeson . Do ja u marim kulakeve dhe bejlereve i tha 95% te popullit Enver Hoxha dhe do ja u japim juve , me von ju tha shiko se ju do merni cdogje po nepermjet shtetit , shteti esht i juaji po sillini dhe ato qe kini dhe do merni lesht e bythes per gati 50 vjet . Ju thoni ta bejm opingarin mesues ? Ju thoni ta bejme kovacin doktor?? Ju thoni ta bejme rrobaqepsin minister ?? Ooouuu po pse kush i ka detyruar te zgjedhin profesjonet qe kane . Ik mos se na cat astaret me parrulla posht te pasurit . E mbushet barkun me buk o zorraxhinj dhe harruat se kur skishim njerez te pasur ju varnim qafen fqinjeve . U vesht u mbathet dhe mendoni se nuk hyjne ne pune me te pasurit . Se shteti mahet me pordhet tuaja . Jam i sigurt se te gjith ata qe dalin ne proteste asnjeri nuk ka nje biznes te madh prandaj nuk e koncepton dot te pasurin .un vet mendoj qe i pasuri te japi me shume per te varfrin patjeter , por qe ta urresh te pasurin ky esht kulmi kulmi

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xhepisti gjate

                                Ke shume probleme dhe je shume e lodhur. Ortakja e lyl bashes

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  One

                                  Kjo Tabaku, edhe pse duhet me e pranu se eshte me e moderuar se kafsha Sali, prap i njejti llum eshte. Ju tregoj nje episod personal me motren e kesaj kur PD ishte ne pushtet. Shkova te beja testin per nje pozicion pune ne banken e Shqiperise. Mbusha 10 faqe me pergjigje e shpjegime. Aty ishte dhe nje goc, qe nuk shkruajti asnje germ po rrinte e shikonte te tjeret. Ishte motra eTabakut. A e dini se kush e kapi ate pozicion, pikerisht ajo qe nuk shkruajti asnje germ. LLUM. Ja pra merotokracia e tabakeve

                                  Përgjigjjuni
                                  1. O
                                    One

                                    Kjo Tabaku, edhe pse duhet me e pranu se eshte me e moderuar se kafsha Sali, prap i njejti llum eshte. Ju tregoj nje episod personal me motren e kesaj kur PD ishte ne pushtet. Shkova te beja testin per nje pozicion pune ne banken e Shqiperise. Mbusha 10 faqe me pergjigje e shpjegime. Aty ishte dhe nje goc, qe nuk shkruajti asnje germ po rrinte e shikonte te tjeret. Ishte motra eTabakut. A e dini se kush e kapi ate pozicion, pikerisht ajo qe nuk shkruajti asnje germ. LLUM. Ja pra merotokracia e tabakeve

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      arjani

                                      Ke prroi Pal Poces, per tironcit e me, ka qene nje rrugice qe u qujte Tabakhone. Kom njoft rob persmari prej fisit te Tabakve. Kjo shuranjose ska gja prej tyne, ska lone gjo pa bo per icik karrige. U puth me gjysen e atyne laskareve prej europe, dridhte bythen per Salen, lepiju palloshit per leje ndertimi. Prej ktyne mostrave do na vije neve shpetimi?????

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje