Hoxha takim në Sofje me homologen bullgare: Zgjerim bashkëpunimi dhe Korridori VIII, potencial ekonomik për rajonin

10 Qershor 2026, 12:10Politika TEMA
Hoxha takim në Sofje me homologen bullgare: Zgjerim bashkëpunimi dhe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndodhet në Sofje të Bullgarisë në kuadër të mbylljes së Presidencës së Bullgarisë në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) për periudhën 2025–2026, ku po zhvillohet Takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse. 

Gjatë vizitës, Hoxha u prit në një takim bilateral nga Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova. Takimi rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, duke nxjerrë në pah rëndësinë e thellimit të dialogut politik dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha kyçe si energjia, infrastruktura dhe ndërlidhja strategjike. 

Në një postim në platformën X, Hoxha theksoi se diskutimet nënvizuan rëndësinë e Korridorit VIII, si një lidhje jetike mes rajoneve të Adriatikut dhe Detit të Zi, me potencial të madh për rritjen e tregtisë, lëvizshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Evropën Juglindore. 

Në këtë kontekst, nënvizuam rëndësinë e Korridorit VIII, si një lidhje me rëndësi jetike midis rajoneve të Adriatikut dhe Detit të Zi, me potencial të konsiderueshëm për të rritur tregtinë, lëvizshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjithë Evropën Juglindore”, shkruan Hoxha.

Ministri shqiptar vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe avokimin e saj për një politikë të besueshme zgjerimi.

Ai shtoi se gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për paqen, sigurinë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. 

Diskutimet tona nxorën në pah rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të dialogut politik dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha kyçe si energjia, infrastruktura dhe ndërlidhja strategjike. Në këtë kontekst, nënvizuam rëndësinë e Korridorit VIII, si një lidhje me rëndësi jetike midis rajoneve të Adriatikut dhe Detit të Zi, me potencial të konsiderueshëm për të rritur tregtinë, lëvizshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjithë Evropën Juglindore.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte roli i minoritetit kombëtar në vendet respektive, të cilët u cilësuan si ura miqësie dhe bashkëpunimi mes dy popujve. 

Ky takim në Sofje shënon një hap të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve shqiptaro-bullgare dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, duke e vendosur Korridorin VIII si një projekt strategjik me ndikim të gjerë në zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të rajonit. 

2 Komente

  1. S
    Simone

    Ky plera qe po i shet detin Greqise

    Përgjigjjuni
    1. M
      Minister kot

      I shkreti shkon lart e poshte del ne fotografi e poston ca parrulla bajate, si besohet qe eshte bere minister, nderkohe shefi vet ndez zjarre perdite ne iranin, ameriken, BE-ne. Minister i jashtem inekzistent dhe komik.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje