Shqipëria u përfaqësua nga Grupi Folklorik i Selenicës, në Festivalin Ballkanik “Opoja Vallëzon” në Kosovë

28 Korrik 2026, 13:16Kulturë TEMA
Shqipëria u përfaqësua nga Grupi Folklorik i Selenicës,

Shqipëria u përfaqësua nga Grupi Folklorik i Bashkisë Selenicë, në edicionin e 8-të të Festivalit Ballkanik “Opoja Vallëzon”, mbajtur në Bresanë të Kosovës gjate fundjavës.

Pjesëmarrja e grupit nga Labëria e Vlorës dhe performanca në natën e parë të aktivitetit, u konsiderua një vlerë e shtuar për festivalin pasi për herë të parë nga skena e këtij festivali vallesh u përcoll kënga polifonike e jugut, kjo pasuri botërore e folklorit shqiptar.

Polifonia labe u harmonizua me muzikën dhe ritmet e valleve të grupeve të ardhura nga Polonia, Kroacia, Turqia, Bullgaria, Bosnjë-Hercegovina, Maqdonia e Veriut, Qipro, Mali i Zi si dhe ansamblet vendase.

Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, priti në një takim të ngrohtë e vëllazëror kryetarin e Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, gjatë të cilit folën për vlerat e trashëgimisë kulturore në dy brigjet e Drinit si dhe nevojën për shkëmbime të ndërsjella të këtyre vlerave përmes aktiviteteve kulturore por edhe festivaleve të cilët, veç të tjerash, krijojnë ura lidhje e bashkëpunimi mes vëllezërve. A.K./TemA

Lini një Përgjigje