Zidane u prezantua sot si komisar teknik i Francës. Në fjalën e tij ai pranoi se jo gjithçka është bërë mirë dhe se do të veprojë ndryshe.
Një staf i ngjashëm me atë të Real Madridit – “Stafi im i ngushtë teknik është tashmë në vend. Është praktikisht i njëjti që kisha te Real Madridi me ndoshta 2-3 shtesa. Jam mjaft besnik, dhe kështu kanë edhe njerëzit me të cilët punoj”.
Ndryshimet me nga Real-i – “Do të jetë e ngjashme me atë që bëra te Real Madridi. Kombëtarja franceze është hapi tjetër për mua”.
Influenca e Adidas – “Adidas nuk ka lidhje me ekipin kombëtar francez. Por unë nuk do ta braktis sponsorin tim prej 30 vitesh”.
Dëshira e vetme – “Në 4-5 vitet e fundit kam marrë shumë oferta, por nga momenti që u largova nga Real-i kam dashur që të jem vetëm trajner i Francës”.
Lini një Përgjigje