Për dy netë me radhë Za Fest "i dha jetë" Shkodrës

27 Korrik 2026, 17:22Kulturë TEMA
Për dy netë me radhë Za Fest "i dha jetë"

Për dy net me radhë, Kalaja “Rozafa” është kthyer në qendrën e muzikës dhe kulturës, ndërsa edicioni i 10-të i “Za Fest” ka mbledhur në Shkodër artistët më të mirë të skenës shqiptare dhe të huaj, duke i dhënë qytetit një atmosferë unike artistike.

Ideatori i festivalit, Vlashent Sata, u shpreh se “Za Fest” nuk është thjesht një festival muzikor, por një hapësirë që bashkon artin, kulturën dhe njerëzit, duke e kthyer Shkodrën në një pikë referimi për skenën kulturore.

“Za Fest” u përmbyll me performimin e këngëtarëve më në zë. Ky festival është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të verës në Shqipëri dhe një promovues i rëndësishëm i Shkodrës si destinacion i artit, kulturës dhe turizmit.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje