Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, e cilësoi si vepër penale veprimin e Agron Shehajt në Kuvend, pasi ky i fundit mori dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes ushtarake Shqipëri-SHBA dhe u largua nga salla. Në një intervistë për Report Tv, Bido e quajti Shehajn një 'bufon politik”, duke shtuar se rasti është i paprecedentë dhe se ndaj kreut të Partisë Mundësia duhet të ketë ndjekje penale.
“Kjo është vepër penale, kjo që pamë sot. E kuptoj që populizmi ngjit por kur vjen fjala tek dokumenta të klasifikuara, sekret shtetëror të një niveli të klasifikimit të NATO-s. Kjo është për shoë-un e radhës por nuk e kuptoj pse-në. Këto lloj dokumentash nuk merren. Ai nuk mund të shpërndahet se përbën sekret. Ato lexohen nga deputetët dhe më pas kalohet në votim. Ka sekrete shtetërore që nuk botohen në Fletoren Zyrtare. E njëjta procedurë u zhvillua edhe në Senatin amerikan që e votoi të njëjtën marrëveshje., u shpreh Bido.
Deputeti socialist shpjegoi se marrëveshje të tilla nuk bëhen publike, pasi përmbajnë informacion të klasifikuar që lidhet me sigurinë kombëtare dhe aleancën e NATO-s. Sipas tij, procedura e ndjekur në Kuvend është e njëjtë me atë që zbatohet edhe në vendet aleate, duke përmendur si shembull Senatin amerikan, i cili ka miratuar të njëjtën marrëveshje sipas procedurave të parashikuara për dokumentet e klasifikuara.
“Është miratuar edhe atje. Procedura në Senatin amerikan është pak më ndryshe se te ne. Janë të vjetrit e Senatit, grup informal i krijuar pikërisht p[ër këto marrëveshje të rëndësishme që diskutojnë me presidentin apo të deleguarin e tij që në rastin konkret ishte Sekretari i Mbrojtjes. Pasi bien dakord me formatin kalon për miratim në seancën e Senatit. Të gjitha marrëveshjet që vijnë në fushën e sigurisë nuk mund të bëhen publike”Ne nuk mund t'i themi Iranit, Kinës apo Rusisë se cilat janë teknikalitetet për elementët e mbrojtjes. Të gjitha vendet e NATO-s kanë të njëjtën procedurë për miratimin e këtyre marrëveshjeve. . Ne nuk mund t’i themi Iranit, Kinës apo Rusisë se cilat janë teknikalitetet që ne biem dakord për elementë të mbrojtjes. Vendet e NATO-s kanë të njëjtën procedurë se si miratohen këto lloj marrëveshjesh. Kur vjen fjala tek blerja e pajisjeve ushtarake, nuk e blen në treg të lirë që ti jep lek dhe shkon e i merr . Ato shiten vetëm në kuadër të aleancave dhe dakordësisë. Turqia nuk blinte dot avionët amerikanë se kishte blerë sistem rus. Sa kohë ka që diskutohet për këtë marrëveshje? Është përtej një viti. Nuk janë gjëra që bëhen publike”, tha ai.
Bido shtoi se marrëveshja për blerjen e pajisjeve ushtarake nuk është hartuar brenda pak ditësh, por është diskutuar prej më shumë se një viti dhe për këtë arsye përmbajtja e saj trajtohet si sekret shtetëror. Në këto kushte ai e cilësoi aktin e Shehajt si një nga episodet më të rënda të ndodhura në Kuvendin e Shqipërisë
“Pamë një bufon politik. Ishte skandaloze. Mori një dokument sekret dhe iku si kalama kopshti me vrap. Përveçse e pështirë, ishte skandaloze dhe është një vepër penale që tregon nivelin qesharak të politikëbërjes nga këto partizat e vogla oportuniste, por nganjëherë futet në lojë edhe PD. Nuk e imagjinoj dot që një senator amerikan të rrëmbente një marrëveshje dhe të ikte me vrap. Sekreti shtetëror bën dëm nëse del jo vetëm ndaj vendit dhe kombit, por edhe ndaj aleancës. Prandaj kjo që ndodhi sot është skandaloze. Uroj që Kuvendi të marrë masa ndaj tij. Ai duhet të ndiqet penalisht. Është një rast i paprecedent, i turpshëm dhe në dëm të interesit kombëtar”, deklaroi ai.
Reagimi i deputetit socialist vjen pasi gjatë seancës plenare Agron Shehaj mori dokumentin e klasifikuar që shoqëron marrëveshjen ushtarake Shqipëri-SHBA dhe u largua nga salla e Kuvendit. Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Shehajt me 60 ditë nga Kuvendi dhe referimin e çështjes në SPAK, duke argumentuar se veprimi përbën shkelje të legjislacionit për informacionin e klasifikuar dhe mund të ngrejë përgjegjësi penale.
Zoti Ardit Bido,ndiqeni penalisht aktin e sotem te agron shehajt.E keni detyrim ndaj sigurise kombetare .